Ole Gunar Solskjaer e ka cilësuar pjesë të historisë së Mançester Junajtid dëshirën për të arritur rezultate të rëndësishme, si kjo përmbysje historike e ndaj PSG-së në Ligën e Kampioneve.
Trajneri norvegjez, pas ndeshjes tregoi se ekipi kishte hyrë në fushë me plan të qartë për të kërkuar golin e shpejtë ndërsa lavdëroi Rashford për qetësinë absolute që tregoi te penalltia.
“Besimi i djemve ishte ajo që shpresonim të na ndihmonte. Sigurisht që ishte një fillim i shkëlqyer i ndeshjes.
Kishim një plan për të shënuar një gol të shpejtë por të them të drejtën nuk e prisnim pas dy minutash. Por kjo e bëri ndeshjen më të hapur.
A kisha dyshime te Rashford? Sigurisht, ka gjithmonë dyshime. Me Molde humba në Ligën e Kampioneve ndaj Bazelit me një penallti të cilën e gaboi lojtari ynë në minutën e fundit.
Rashford është vetëm 21 vjeç, por nuk ishte nervoz, nuk ka frikë. Ai dhe Lukaku ishin fantastikë.
Përmbysja? Në Ligën e Kampioneve është kështu. E patë Real me Ajaksin natën e kaluar, fjalimi ynë para ndeshjes i kushtohej asaj, jam i sigurt se edhe te PSG ishte kështu.
Vitin e kaluar ishte Real Madrid me Juventus e hapur deri në fund, më parë edhe PSG me Barcelonën.
E dimë që është e mundur të bësh gjëra të tilla. Në këtë klub, kjo është ajo që bëjmë ne, ky është Mançester Junajtid!”, tha Solskjaer.
Ai u pyet edhe nëse klubi më në fund i kishte dhënë drejtimin e skuadrës për një kohë afatgjatë por norvegjezi insistoi.
“Jo, jo. Kam kontratë deri në verë. Më pas të shohim se çfarë ndodh”, tha ai.