"Tahiri"/ Apeli i Krimeve të Rënda rrëzon Prokurorinë, avokati: Do kërkojmë pushimin e çështjes, prokuroria ka servirur në media dokumente të deformuara

7 Mars 2019, 10:36Kronika TEMA

Gjykata e Apelit  të Krimeve të Rënda ka rrëzuar kërkesën e e Prokurorisë për prishje të vendimit të gjykatës së shkallës së parë, duke lënë në fuqi vendimin për moszgjatje të hetimit ndaj ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

I pyetur nëse është njohur me prova të reja nga organi i akuzës siç është fokur në media, ai tha:

“Kemi marrë fashikujt e përgatitur nga prokuroria që do ti çohen gjykatës dhe do ti gjykojë gjykatësi i seancës paraprake për të vlerësuar nëse çështja do të shkojë në gjyq apo do të pushohet”.

Maks Haxhia tha se pala mbrojtëse do të bëjë kundërshtimet e veta.

“Do ti parashtrojmë gjykatës të gjithë rrethanat që ka materiali. Është një material që nuk ka asnjë bazë ku mbështet kërkesa e prokurorisë.Ëshë absurditet pretendimi që ka prokuroria asa nën mangë, gjë që jo vetëm nuk lejohet proceduralisht por të jeni të sigurt që nuk ka”.

Avokati i Tahirit tha se do të kërkojë në seancën paraprake pushimin e çështjes për klientin e  tij.

Por në rast se shkon në gjyq, ai tha se nuk do kërkojnë gjykim të shkurtuar.

“Jo, absolutisht. Është një temë që do e diskutojmë. Por derisa ne mohojmë çdo gjë, pretendojmë dhe kërkojmë të na jepet një fakt kriminal ku është implikuar zoti Tahiri, si mund të kërkojmë gjykim të shkurtuar?”

Maks Haxhia tha se do të bëjnë kallëzim penal për prokurorët.

“Kanë nxjerrë aktet në opinion dhe së dyti i ka nxjerrë të deformuara për të përgatitur paaftësinë e tyre. Disponojmë dhe prova elektronike dhe të tjera se më kë ka komunikuar prokuroria”.

Më 28 shkurt, Prokuroria për Krime të rënda mbylli hetimet dhe çoi dosjen e Saimir Tahirit në Gjykatë me akuzën për “Trafikim të lëndëve narkotike” në kuadër të grupit të strukturuar kriminal “Habilaj” dhe “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”.

Një javë më parë, nga Gjykata e Krimeve të Rënda Tahiri tha se politika, krimi dhe drejtësia janë aq bashkë sa ç’ështe dhe ati, biri dhe shpirti i shenjtë.

5 komente në ““Tahiri”/ Apeli i Krimeve të Rënda rrëzon Prokurorinë, avokati: Do kërkojmë pushimin e çështjes, prokuroria ka servirur në media dokumente të deformuara”

  1. Kaci I Zi says:

    Ahaahhahahaha, te nderpriten te gjitha zhvillimet ne gjyqesor deri sa te kete mbaruar vetingu apo spastrimi …. deri atehere, qe prapeseprape eshte e kote dhe humbje kohe, te pezullohen gjyqet per politikanet hajdute e mafjoze, is puna e sajeskobari.

    1. ben says:

      Ore trap me emrin Kaci I Zi”-me mire mos fol dhe prit se cfare te re do sjelle Prokuroria, ne se do sjelle, se sic tregojne bathet, keta palo prokuroret tane kane mbetur si peshku pa uje, qe kur Prokuroria e Katanias ne Itali mbulli dosjen ne ngarkim te Tahirit per mungese provash. E tere kjo tymnaje qe u ngrit kunder Tahirit, me duket nje farse e shemtuar per te denuar pikerisht ate person qe nderroi faqen e policise shqiptare, dhe qe shkaterroi keshtjellen e droges se PD-se ne Lazarat. Me kete nuk dua te them se Tahiri eshte i pafajshem apo i fajshem, por deri me sot, nuk ka dale asnje fakt i vetem qe te vertetoje se Tahiri ka qene i implikuar me trafiqet e droges.

  2. Jimi says:

    Nuk e di, e ka lexuar Minia kete artikull !? E de, ajo e reja e qoftlargut, Armina desha te thoshja!

  3. tirona says:

    Z.Tahiri , duhet te padisi nje analist apo gazetar ,nuk e di cfare eshte , ku para disa dites tek emisioni I Blendi Fejziut , I ju drejtua Z. Tahiri duke I thene se TI je koka e krimit , je kontrabant droge. etj, nese Gjykata e nxjerr te pafajshem Tahirin , ky gazetar apo analist duhet te merret I pandehur qe te zejne men te tjeret dhe te denohet, se faktet jane me ze dhe me figure , duke e akuzuar pa fakte ne ekranin e TV …….

  4. sevdaja says:

    A ka ndonje fjale Tahiri per ate video qe permendi Monika Kryperpjeta mbreme tek Fevziu se e ka dorezuar ne ambasaden italane? Le te na e thote po te kete qe edhe une te mos mendoj qe Tahiri ka lidhje me Moniken. Se po filluan dyshime te tilla, hajde mbame mua pastaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje