Ideja e çmendur e Florentino Perez: sjell Neymarin tek Real për 350 milionë euro!

8 Mars 2019, 16:45Sport TEMA

Një lajm “bombë” vjen nga Spanja ku skuadra e Realit të Madridit po përgatitet që të bëjë një goditje të bujshme gjatë merkatos së verës.

Media spanjolle “Sport” ka publikuar lajmin se presidenti i “Los Blancos”, Florentino Perez, ka përgatitur një ofertë të “çmendur” prej 350 milionë euro për të blerë Neymar nga Paris Saint Germain.

“Sport” thekson se tashmë drejtuesit e Realit kanë kontaktuar dhe yllin Brazilian duke i bërë të ditur ofertën dhe dëshirën e tyre për të pasur në skuadër duke nisur nga sezoni i ri.

Në rast transferimi tek madrilenët, Neymar, do të ketë dhe një pagë rekord ku për një sezon do të përfitojë plot 45 milionë euro.

Në këtë mënyrë ylli i PSG-së do të shëndërrohet në lojtarin me transferimin dhe pagën më të lartë në botë.

Neymar Jr shihet nga Florentino Pérez si lojtari i duhur për të udhëhequr Real Madridin pas momenteve të errta që po kalon këtë sezon.

Presidenti i “Los Blanocs” është i bindur se oferta e tij, e cila shënon një kulm të ri në historinë e futbollit, është e dënuar që Qatar Sports Investments, pronarët e PSG, si dhe vetë Neymar Jr, ta pranojnë këtë ofertë. (TemA)

1 komente në “Ideja e çmendur e Florentino Perez: sjell Neymarin tek Real për 350 milionë euro!”

  1. Pantera says:

    Me cpara ?? I shkundi bankat spanjolle Perez, se ku gjenden shuma kaq gjigante nje zot ne qiell e di , megjithate eshte per tu theksuar se Reali i Madriti akoma paguan kestet e blerjes se Toni Kroos nga gjigantet bavareze , i vetmi klub ne bote i shendetshem ikonomikisht , gjerman hesapi dhe vecanerisht bavareze .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje