Juventusi ka shënuar sot një fitore shumë të lehtë përballë Udinezes, ku nuk është ndjerë aspak mungesa e shumë titullarëve, me trajnerin Alegri që kisshte zgjedhur të bënte një rotacion të gjerë të ekipit duke menduar për sfidën e mesjavës ndaj Atletiko Madrid.
Fitorja 4-1, me emra si Ronaldo, Dibala e Kielini në pankinë ishte meritë sidomos e shpërthimit të talentit Moise Kin, i cili la shenjë në këtë sfidë duke shënuar dy gola në suksesin që çoi skuadrën në diferencën +19 ndaj Napolit të vendit të dytë në kampionat.
Kin, i cili kishte luajtur vetëm 23 minuta në këtë sezon me Juventusin në kampionat, tregoi menjëherë aftësitë e tij, duke gjetur rrjetën në minutën e 11 dhe 39 të sfidës, duke vulosur rezultatin 2-0 të pjesës së parë.
Në fraksionin e dytë të lojës, penaltia e Emre Xhan dhe pastaj goli i Matuidi vulosën shifrën e 4 golave të kësaj sfide për Juventusin ndërsa Lazanja në fund shënoi golin e nderit për ekipin e tij.
Juventusin, vec fati e shpetoi nga shkaterrimi ne ndeshjen ndaj Napolit ne ate qytet. Edhe pse me 10 veta, Napoli e mbylli ne porte Juventusin me nje loje qe ishte per tu admiruar. Nga Napoli, Hysaj ishte lojtari me i dobet qe ka pergjigjesi per golin e dyte.