Federata e Futbollit do të shkojë me propozime konkrete në tryezën që do të organizohet të hënën sa i përket të gjitha çështjeve që shqetësojnë futbollin shqiptar.
Tv Klan mëson se rikthimi i policisë në stadiume është pika kryesore.
“Të bëhet ligj që të paktën këto propozime që ne do të bëjmë, e shikojmë të domosdoshme praninë e policisë në stadiume”.
Sipas draftit të përgatitur në Federate që do të përkthehet me ndryshime në ligj, do të konsiderohen vepër penale hyrja në fushën e lojës, hedhja e sendeve dhe organizimi i koreve fyese. Sekretari i Përgjithshëm në Federatën Shqiptare të Futbollit përmend disa nga propozimet.
“Personat të cilët prishin një ndeshje futbolli, dhunojnë zyrtarë apo lojtarë kundërshtarë, të kenë dënime drastike dhe kjo punë vetëm me e masa të rrepta do të llojë të përmirësohet”.
Si organizmi që qeveris futbollin në vend, federata po mendon të mbikëqyrë nancuesit e këtij sporti duke propozuar lehtësi skale për presidentët dhe sponsorët e klubeve.
“Për të marrë masat për organizimin dhe ndihmën që mund të japi qeveria, persona, shoqata, shoqëri që kontribuojnë dhe derdhin paratë e tyre në sportin shqiptar, përmirësime për ligjin për TVSH-në, ligjin për tatimin mbi të ardhurat dhe kështu me radhë. Janë disa pika që besoj do të jenë pjesë e diskutimit të tavolinës”.
Drejtimi nga Kryeministri i kësaj tryeze i bën besimplotë drejtuesit e federatës se shumë prej ketyre problemeve do të marrin zgjidhje.
Në takim pritet që të marrë pjesë ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dhe pjesëtarë të tjerë të agjencive ligjzbatuese.
Po per auditimin shteteror mbi FSHF- ne, a do kete ndonje pike?
A do auditohen te ardhurat nga donatoret,sepse keta do kene dhe lehtesi fiskale?
A do vazhdojne Federata dhe klubet e futbollit, te bejne pagesa kesh dhe Jo nepermjet bankave?
A do ju behen pagesat futbollisteve dhe sigurimet e tyre shoqerore nepermjet bankave?
A do behen nepermjet bankave blerjet dhe shitjet e futbollisteve?
Po kontributet e pronareve te klubeve,a do jene dhe keto nepermjet bankave?
Pre,ka shume problem te punes ne te zeze ne Federate dhe ne klube.Pa u kontrolluar keto dhe te tjera si keto me siper,do vazhdojne shitjet dhe blerjet e ndeshjeve dhe arbitrave. ..
Federata dhe klubet, Jane organizata Jo shteterore,por ne se kerkon nga Shteti ndihme,le te jape dhe ajo llogari per sa me siper…
Perndryshe,Selanik e tatepjet,sic ka qene do te jete…