Tentativa e fundit nga Shqipëria për Durmishajn, FSHF dërgon me urgjencë në Athinë trajnerin e Kombëtares

8 Mars 2019, 19:18Sport TEMA

Në Greqi është bërë fakt i kryer që sulmues Fjorin Durmishaj e ka bërë zgjedhjen e tij në lidhje me të ardhmen dhe sipas tyre, do të luajë me fanellën greke.

Duke ditur aftësitë dhe cilësitë e sulmuesit 22-vjeçar, Federata Shqiptare e Futbollit nuk ka ndërmend të dorëzohet lehtë dhe ka bërë lëvizjen e fundit në prag të grumbullimit për ndeshjet e ardhshme.

‘VipSport.al ka mësuar nga burime të sigurta, se sot ka pasur një takim kokë më kokë mes trajnerit të Shpresave, Alban Bushi dhe sulmuesit Fjorin Durmishaj.

Bushi ndodhej prej disa ditësh në Athinë ku ka tentuar që të bindë Durmishajn për të bërë zgjedhje Shqipërinë, duke qenë se e njeh nga koha kur ai luante me fanellën e Shpresave.

Orët në vijim, pritet që të ketë një vendim nga Durmishaj që me shumë gjasa do të jetë edhe vendimi i tij përfundimtar në lidhje me të ardhmen. Në kampionatin grek, Durmishaj po kalon një moment mjaft të mirë, duke shënuar disa gola me Panioniosin, gola të cilët kanë bërë që edhe Greqia të ëndërrojë për të.

1 komente në “Tentativa e fundit nga Shqipëria për Durmishajn, FSHF dërgon me urgjencë në Athinë trajnerin e Kombëtares”

  1. JO VENDEVE QE KANE PUSHTUAR TROJE SHQIPTARE. says:

    Pra Durmishi zgjodhi te luaj per Greqine pra per vendin ku Durmishi ka marre shtetesine greke.
    Une personalisht nuk do te luaja per perfaqesueset e shteteve qe kane pushtuar troje shqiptare.
    Ftoj Durmishin ne ndeshjet e perfaqesueses greke te bej simbolin e shqiponjes per te treguar edhe kombesine e tij shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje