Ditën e sotme në disa media ka qarkulluar lajmi se Skënderbeu mund të dal i pafajshëm nga akuzat për trukime që janë ngritur nga UEFA, çështje e cila është dërguar në CAS nga ana e klubit bardhekuq ku shpreson të dal i pafajshëm.
Mirëpo këtyre lajmeve shprese për korçarët, janë hedhur poshtë nga vetë klubi i Skënderbeut të cilët përmes një deklarate për shtyp theksojnë se këto janë thjesht thashetheme.
Njofitmi i Skënderbeut
Klubi i Futbollit “Skënderbeu” është i detyruar të sqarojë të gjithë dashamirësit e ekipit dhe ata që duan të dinë më shumë për vendimin që ne presim nga CAS-i.
Të gjitha ato që fliten së fundi në ambjentet futbolldashëse, në mediat e shkruara dhe elektronike, por edhe në të gjitha rrjetet sociale janë vetëm thashetheme dhe asgjë më shumë se kaq.
Jemi mësuar prej shumë kohësh me këto thashetheme dhe ne u themi të gjithë tifozëve që të qëndrojnë me “këmbë në tokë”. Të vetmet sqarime zyrtare dhe reale mund ti gjeni vetëm në faqen tonë.
Ju njoftojmë se Seanca Dëgjimore në CAS do të jetë në datën 16 prill 2019 dhe sigurisht do të presim të qetë këtë ditë dhe bashkë me të edhe vendimin zyrtar.
Jemi të qetë dhe të bindur që ne do të dalim fitimtarë në fund, por na vjen keq për thashethemet e fundit dhe ishim të detyruar për këtë sqarim.
Faleminderit për mirëkuptimin!
(TemA)
Mbasi te merni vendimin nga CAS bejuni trima nje here o korçare dhe shkoni ne Tirane dhe virini zjarrin klubit te se keqes, shpifjes, mashtrimit dhe mafies se kryesuar nga psudopartizanasit baltaxhinj Demi, Baçi, Braçe, Baze & co ne rrugen Ibrahim Rugova! Vetem keshtu mund te pastroni ate balte qe u hodhi padrejtesisht per vite me radhe kjo shpure e keqe qe ka mare peng Shqiperine! Ne si tirons do ju mbeshtetim.