Banditizëm nga Beogradi dhe pse shqiptarët në Ballkan nuk i frikësohen klithmave primitive të Vuçiç, që meriton gishtin e mesit

9 Mars 2019, 09:49Rajoni TEMA

Aleksandër Vuçici i ka humbur nervat. Për të të gjithë politikanët e Prishtinës janë bandë. Flet kështu adhuruesi i madh i çetnikëve, përgatitësi i gjenocidit në Srebrenicë dhe ultranacionalisti që kërkonte zhbërjen e shqiptarëve. Në vitin 2019 shqiptarët në Ballkan nuk i frikësohen klithmave të tij primitive. Çfarë kërkon ky? Gishtin e mesëm, së paku.

Nga Enver Robelli

Kush është Aleksandër Vuçici? Në fillim të viteve ’90 ai ishte (dhe edhe sot është) adhurues i klubit të futbollit Cërvena Zvezda; Vuçici e nisi karrierën e simpatizantit të futbollit në folenë e Delije, grupit të fansave më barbarë serbë, që më vonë, të prirë nga Arkani, dogjën, vranë, prenë, grinë, plaçkitën kudo – nga Kroacia e Bosnja në Kosovë.

Kush është Aleksandër Vuçici? Kur Ratko Mlladici, Radovan Karagjiqi, Nikolla Kolevici, Momçillo Krajishniku dhe Bilana Pllavshici filluan luftën në Bosnjë me qëllim që këtë republikë jugosllave t’ia bashkojnë Serbisë së Madhe, Vuçici menjëherë u angazhua si moderator e gazetar në një radio të Pale, në çerdhen e çetnikëve në Bosnjë, prej nga organizohej rrethimi dhe terrorizimi i Sarajevës.

Kush është Aleksandër Vuçici? Një radikal që nuk ia bartte vetëm birrat babës së tij politikë, Vojisllav Sheshelit. Kur Shesheli kërkonte që kroatëve t’u nxirren sytë me lugë të ndryshkura, Vuçici ishte në vijën e parë të frontit të propagandës për të nxitur urrejtje kundër kroatëve.

Kush është Aleksandër Vuçici? Ai ministri i Informatave i Sllobodan Milloshevicit që ndalonte gazeta, gjobiste gazeta opozitare serbe dhe Kohën Ditore në Prishtinë, kërcënonte gazetarë; gjatë sundimit të tij u vra një gazetar që ishte kritik i regjimit; gazetarë të tjerë humbën vendet e punës; Vuçici instaloi censurën.

Kush është Aleksandër Vuçici? Është ai politikani që më 1995 kërcënonte nga foltorja e parlamentit serb se serbët do të vrisnin 100 myslimanë të Bosnjës për një serb të vrarë.

Në atë kohë, në korrik 1995, Serbia dhe serbët e Bosnjës po kryenin gjenocidin e parë në Europë pas gjenocidit të Adolf Hitlerit kundër hebrenjve. Krimet që i ka favorizuar partia e Vuçiqit janë kualifikuar si gjenocid nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dhe nga Tribunali i Hagës për ish-Jugosllavi.

Në rrethana normale një politikan si Vuçici do të dënohej me burg për nxitje të urrejtjes ndëretnike në Ballkan. Meqë nuk ka parime, ai është kanakar i Federica Mogherinit dhe Johannes Hahnit, dy komisarëve më të dobët, më cinikë, më të paaftë që Bashkimi Europian ka pasur që nga rënia e Murit të Berlinit.

Kush është Aleksandër Vuçici? Ai që me banditët e tij dëshironte ta «stoliste» një rrugë në Beograd me emrin e Ratko Mlladicit, kriminelit serb të luftës, ndërkohë i dënuar nga Tribunali i Hagës për gjenocidin në Srebrenicë dhe për shumë krime të tjera në Bosnjë.

Kush është Aleksandër Vuçici? Një përfaqësues i egër i politikës banditeske të Beogradit, një politikë që në çerekshekullin e fundit i ka shkaktuar aq shumë viktima popujve të Ballkanit dhe popullin serb e ka paralizuar dhe shndërruar në peng të një kusari. Në vitin 2019 shqiptarët në Ballkan nuk i frikësohen klithmave të tij primitive. Çfarë kërkon ky? Gishtin e mesëm, së paku.

9 komente në “Banditizëm nga Beogradi dhe pse shqiptarët në Ballkan nuk i frikësohen klithmave primitive të Vuçiç, që meriton gishtin e mesit”

  1. pjeter says:

    kete artikull zoti Robelli duhet tja dergosh edhe zotit, BOLTON, edhe zonjes Mogherini, qe ta dine mire qe shqiptaret nuk e harrojne lehte,kush eshte buze vici, presidenti i Servise, por ta kuptojne edhe qe nuk jane aq sylesha shqiptaret sa mendojne ata.

  2. shqiptar me tru në kokë e këmbë në tokë says:

    O (to)Robell, më kujton instruktorët e Partisë në kohën e Enverit, që u bënin biografinë “armiqve të Partisë e të Popullit”…(?!) Harrove që ti vetë, sa gjera ke thënë e ke shkruar për politikanët e sotëm që e katandisën Kosovën në këtë derenxhe, sa që të gjithë kosovarët (pa përjashtim) n.q.se u jepet mundësia “ikin natën” nga vëndi i tyre…???!!!

    1. pjeter says:

      MUA ME DUKET SE TI JE SHQIPTAR ME TRU NE BITH DHE KEMBET NE KOKE,SEPSE HAS NE VESHTIRESI TE MADHE TE KUPTOJ SA E KE KUTUAR ARTIKULLIN E ROBELLIT.

  3. Fanatic says:

    Vucic eshte bastard i nje kurve serve dhe nje babai gazetar shqiptar, qe si shume shqiptar ne ish jugosllavi pallonte kurva serve ( pyesni pak ne mitrovice dhe drenice sa shpesh ndodhnin orgjite midis djemeve te rinj shqiptare dhe kurvave serve).

    Por e verteta per tu thene eshte se Vucic eshte zar i Sorosit.

    Ato qe ka thene ne vitet 90 i “falen” sepse do fusi servine ne projektin globalist te BE.

    Vucic me servine thjesht me shume prostituta serve mund te dergojne ne trojet shqiptare se gje tjeter nuk bejne dot.

  4. Toni says:

    Bravo. Nuk I heq asnje presje shkrimit.

  5. Lezha says:

    Gjithmone ngelet me i mire se Sali Berisha!
    Vucic thonte do vras per cdo serb 100 myslimane,
    Sali kerma si shqiptar per karrigen e tij thonte do vras 300 shqiptare.
    Para se ti shpallim lufte serbeve moterq…, pastrojmre baglat tona, qe Jane edhe me te ndyra!

  6. Berti says:

    Bravo z. Robelli…duhet theksuar fort cfare kane bere serbet ne Kosove …e duhen demaskuar tipat si Vucici. Pika e pare ne bisedimet me Serbine duhet te jete demshperblimi per vrasjet masive, genocidin dhe shkaterrimet e prones ne Kosove. Serbet duhet te demshperblejne deri ne nje gjithe shkaterrimet e vrasjet qe kane bere. Puka e dytd fuhet te jete ndjesa qe fuhet ti kerkojne Kosoves e popullit shqiptar te Kosoves…pastaj te diskutohen te tjerat.

  7. Jimi says:

    Sa per dijeni! Ti torobell je nje pusht qe nuk e ke shokun!? Meraku yt ne kete shkrim nuk eshte thjeshte ndjenja jote “patriotike” shqiptare, ose me ngushte kosovare. Pavaresisht se ne kete shkrim ke trajtuar veprimtarine antishqiptare te Vuciqit. Edhe pse si kalimthi edhe vetem me nje rrjesht, meraku yt i madh eshte te percaktosh maredhenjet e “ngushta” te tij me Mogherinin dhe Hahn. Me demek ne shqiptaret “budallenj” te kuptojme se keta dy perfaqesues te larte te KE-s dhe PE-s me qendrimin e tyre kritike ndaj opozites shqiptare dhe me mbeshtetjen qe i japin qeverise per te vazhduar reformat, nuk ja duan te miren Shqiperise, pasi keta jane miqte e ngushte te Vuciqit, armikut tradicional dhe historike te Shqiperise!? Torobell mos u lodh kaq shum per te bindur shqiptaret dhe sidomos ata “budallenjte” , se po te jete per gishtin e mezit ate ja kane vene Vuciqit edhe ty bashke me gjithe te.

  8. Blaublut4 says:

    Shkrim shim koret z.Robelli. Ishte mir që ky shkrim të botohet ne Zwicer, atëhere do ket më tepër vlerë se tek Tema, ne i dim këto.
    Migjithate Respekt per shkrim faktik pa urrejtije.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje