Fatmir Limaj: Vuçiç si Millosheviç, po përgatitet të destabilizojë rajonin

9 Mars 2019, 09:37Rajoni TEMA

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se presidenti serb, Aleksandër Vuciç me retorikën e tij luftënxitësi si ish-shefi i tij Sllobodan Millosheviç duke i frikësuar qytetarët serb dhe duke fajësuar gjithë botën, si duket po përgatitet ta destabilizoj rajonin.

Limaj thotë se kjo është shkolla e Milloshevçit që Vuciç më shumë përkushtim po mundohet ta imitoj ish-shefin e tij çdo gjë.

Shtirja e tij e alarmuar për platformën tregon më së miri se sa larg është ai nga realiteti.

Kosova pas tre muajve mbush 20 vjet që është e lirë.

Ndërsa para afro një muaji festuam 11-vjetorin e Pavarësisë. 

Në platformën e miratuar një ditë më parë në Kuvendin e Kosovës nuk ka asgjë tjetër përveç përshkrimit të këtij realiteti që sot ekziston”, ka shkruar Limaj në rrjetin social “Facebook”.

Limaj e ka porositur Vuciç ta pranoj realitetin e krijuar prej dy dekadash në këtë pjesë të Ballkanit.(TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje