Donald Trump paralajmëron Merkelin: Mos i hapni derën Huawei-t

11 Mars 2019, 20:09Bota TEMA

Donald Trump paralajmëron kancelaren gjermane, Angela Merkel në lidhje me rrezikun që mund të sjellë në Europë gjiganti i teknologjisë kineze, Huawei.

“Nëse i hapni dyert Huaweit për të realizuar rrjetet 5G, SHBA-të janë gati ta kufizojnë bashkëpunimin me Gjermaninë në fushën e shërbimeve të inteligjencës”, thuhet në letrën e SHBA, dërguar Gjermanisë.

Këto janë detajet që dalin nga një letër që qeveria amerikane i ka dërguar administratës gjermane, siç bën të ditur “Wall Street Journal”.

Letra mban datën 8 mars dhe firmën e ambasadorit amerikan në Berlin, Richard Grenell, dhe i është dërguar Ministrisë gjermane të Ekonomisë.(TemA TV)

1 komente në “Donald Trump paralajmëron Merkelin: Mos i hapni derën Huawei-t”

  1. Beni says:

    Huawei eshte nje kompani kriminale qe vjedh nepermjet mashtrimit qytetaret dhe kete e ka bere edhe ne vendin tone. Eshte e pa kuptuesheme qe kompani kineze qe njihen per mallra te cilesise se ulet te kene sukses ne shqiperi dhe Europe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje