Niko Peleshi: Zyrtare, s'ka TEC në Korçë

11 Mars 2019, 16:39Ekonomia TEMA

Ish ministri i Bujqësisë dhë Zhvillimit Rural Niko Peleshi, i ftuar në studion e Report Tv, lajmëroi se projekti i shumë debatuar për ndërtimin e TEC-it në Korcë është anulluar zyrtarisht.

Zoti Peleshi theksoi qëndrimin e tij të palëkundur kundër këtij projekti që në fillesat e tij duke sqaruar se statusi i investimit strategjik i debatuar ditët e fundit, është një procedure burokratike që i jepet cdo investimi që kalon një vlerë të cakuar dhe krijon vetëm një detyrim për administratën publike, përshpejtim procedurash apo këresash përballë administratës.

 “Unë kam qenë në vendin e ministrit të Bujqësisë, anëtar i komunitetit të investimeve strategjike, në atë mbledhje ka qenë dhe kryetari i bashkisë, unë e kam bërë të qartë që ky investim nuk mund të ndërtohet pranë qytetit në ato toka që për më tepër janë të frutshme, janë toka bujqësore të frutshme.

Kryetari i bashkisë e ka thënë, është pjesë e raportit, që në atë mbledhje, pra në Dhjetor të vitit 2017 që ne nuk mund të lejojmë ndërtimin kaq pranë qytetit, të një investimi të tillë, për më tepër që edhe premtimet, nuk dua ta negativizoj por premtime do ti quaj nga ana e kompanisë për të zgjidhur ngrohjen e qytetit duke ndërtuar një sistem të furnizimit me avull etjera, ishin vetëm fjalë.

Ne i konsiderojmë përralla dhe për sa kohë janë përralla nuk merren fare në konsideratë.”

Peleshi duke lajmëuar anullimin e projektit falenderoi kryeministrin dhe ministrin Klosi për reagimin e shpejtë. “..dua ta falenderoj publikisht edhe kryeministrin edhe ministrin Klosi, sepse ai sot mbas 2-3 dit sapo mori letrën e kryetarit të bashkisë, ka bërë një vlerësim të shpejtë të raportit të ndikimit të mjedisit, dhe ka refuzuar raportin e ndikimit në mjedis pra lejen mjedisor etë këtij investimi, ç’ka do të thotë se ai investim në atë vend nuk mund të realizohet”

25 komente në “Niko Peleshi: Zyrtare, s’ka TEC në Korçë”

  1. Zyrtari says:

    Po pse more zoti Peleshi merrni te tilla vendimr per veprw madhore. Mblidh specialistet e ketij sektori, nqs do te gjeni te tjere pervec Sazan Gurit ate mos e merrni, dhe konsultohuni me ta. Si do te zhvillohet Shqiperia me frikacake? Perse keni frike nga ky projekt? Kerkoni te zbatohen te gjithe kerkesat e BE per te tilla vepra. Ju thoni nuk e bejme pse, se doni ca vota me shume dhe thoni nuk do ta bejme. Jo kjo veper duhet bere. Ju flas si specialist i energjise dhe i mjedisit por edhe si nje qytetar i pergjegjshem.

    1. Çomja says:

      Ti Pelesh e hodhe nje gur ne lume, por, shpresoj qe kjo qe thoni te jete e vertete! Ne kete rast te mbeshtes. Faleminderit!

      Ndersa ti Zyrtari ketu me siper:
      Prandaj edhe grupi Lira i kendonte bukurise se madhe qe rrethonte Shqiperine dhe Korcen sepse industria e rende me plumb, zhive, dioksid karboni, kancer, zhurme dhe depresion i frymezoi shume per te thurur kenge…

      Ka dy rruge: ose Korcaret do te vedosin te behen si Elbasani i gjore ne Komunizem, me smog, azem, kancer dhe depresion total te turizmit, bujqesise dhe shendetit – ose do te vendose te vazhdoje rrugen e duhur qe kane nisur per pasterti natyrore dhe urbane, fruta e perime cilesore dhe kenaqesi te natyres qe do t’ju sjelle shendet dhe para nepermjet turizmit dhe argetimit.

      Frikacake jane ata qe nuk luftojne kuder kapitalizmit injorant pa piken e informaciont. Korça e serenatave dhe rrugicave kthehet ne Korça e tymit dhe kancerit. Zghohu – degjo bilbilin dhe zogjte qe ligjerojne neper lisa te mbushur me flete. Nuk ligjerojne zogjte ne tece me tym dhe ndotje.

      Ja disa vargje te guximshme.
      Dua mëngjeset e Majit
      Kur këndon bilbili i bukur
      Kur fryn erëza e malit
      Edhe qarku është i skuqur

      Dua lulet-ë të fushësë
      Në mëngjez kur janë plot me vesë
      Doçkat e bardha te çupës-ë
      Vete me vrap që ti presë

      REF. 2x:
      Po nga gjith’ ato më parë
      dua më shumë Shqipërinë
      Që të vejë puna mbarë
      edhe përjetë të ketë lirinë

      Dua natën në verë
      Kur të ndritin yjt’ e artë
      Kur fryn zefiri me erë
      Dhe dëfrejn’ kët’ zemrën e zjarrtë

      Zogjtë që ëmbël ligjërojnë
      Nëpër lisat mbushur me fletë
      O sa gaz që mua më bëjnë
      Për natyrën e vërtetë

      REF. 2x:
      Po nga gjith’ ato më parë
      dua më shumë Shqipërinë
      Që të vejë puna mbarë
      edhe përjetë të ketë lirinë

      1. ben says:

        Come-zotrote mire e ke qe kendon, por po nuk pate drita, fillon e cirresh pastaj dhe nuk le njeri nga te qeverise pa share me liber shtepie.
        Rrace budallenjsh. Degjoni diku se TEC-i demton ambientin, dhe o burra te bertase njeri me shume se tjetri.
        Po ne arropllana hipnu juve mo Como? A e di zotrote se aviacioni eshte nje nga ndotesit me te medhenj? Po pse nuk u hipni gomereve qe te shkoni ne Amerike, se mbase dhe ju shpien atje javash javash … Sa per oqeanin, ate merreni me not se sic thone andej nga Poradeci, juve korcaret jeni notare te medhenj…,

        1. Çomja says:

          Ben, e shoh qe diplomen e shkolles se mesme e ke marre ne moshen 30 vjec me korrespondence, dhe nuk e kam zakon te cirrem apo te shaj me liber shtepie. Ne rradhe te pare dritat vijne ne mengjes kur lind dielli per mua dhe nuk shikoj ndonje korcar te cirret. Jemi bijte e atyre qe themeluan Mesonjtore e pare Shqipe dhe vleresojne dijet dhe faktet. Per ne faktet dhe dijet kane me shume rendesi. Nuk ka c’me duhet dhe drita nqs shkateroj shendetin. Ne rradhe te dyte aviacioni eshte fusha qe merret me fluturimin dhe nuk ka se si te ndoti ambjentin. Hape fjalorin dhe lexo fjalen “aviacion”. Ndersa avionat, po, e ndotin ambjentin posi jo, por nuk ngelet tymi ne shtepine time – shperndahet ne gjithe boten sipas trajektores se fluturimit, e kupton tani te keqen xhashi! Keto gomeret, avionet dhe oqeanet me not jane pa lidhje fare me temen dhe faktet qe studim mbas studimi kane prure tregon qe keto tipe termocentralesh duhen ndertuar larg qyteterimeve. Nuk do shkaterrojme mushkerite e femijeve tane dhe t’i helmojme sepse dikush jo nga Korca kerkon qe te kete drita.

          1. ben says:

            Come-ta dish zotrote se cfare shkollen kam bere une, kam frike se do vrasesh veten. Lere me mire kete punen e TEC-it se nuk ke kellqe zotrote per keto pune. I kam nja 30 e ca vjet qe merrem me energjine, nga te cilat rreth 20 vjet ne energjitiken Kanadeze, prandaj mos i qaj hallin kaloresit se i varen kembet. Shiko veten se mos te helmojne tymrat e TEC-it.
            Sa kohe te kete gomere si puna jote, asnjehere nuk ka per te bere hajer ai vend.

            1. Çomja says:

              Faleminderit per kujdesin dhe keshillen ben. Meqe qenke ekspert ne fushen e energjitikes duhet te dish shume mire – pros and cons – qe vijne me cdo propozim argumetitiv teknik . Silli provat dhe me bind, por ne vend qe te sjellesh provat cfare ben ti!!!
              Ne paragrafin e parakaluar me siper ke shkruar: “Rrace budallenjsh”.
              Pa ofenduar apo njohur dike ti ofendon ben ironi me “cjerrje, javash-javash, etj” dhe shan sepse dikush ka mendim ndryshe nga ty – Sado shkolle qe te kesh ti apo dhe 100 vjet ne sektorin e energjitikes ne Kanada, fjalet e tua tregojne nivelin tend per te argumentuar, qe me sa duket as shkolla qe diskuton te kesh bere ti apo edhe kultura Kanadeze qe kam shume respket nuk ta paskan dhene kete edukate. Sa keq!
              Po, dhe do te vdes nga marrazi per shkollen qe ke bere apo s’ke bere. Tjeter nivel i larte debatimi nga ana jote. Dhe nje keshille: Kur pretendon qe ke bere shkolle apo ke pervoje nuk nxirret diploma apo titulli si argument por faktet per te bindur te tjeret.
              Kur i bie gjoksit per ekspert nuk eshte fakt por pordhacllek. Sill faktet jo pordhet. Faleminderit!

    2. Gjergji Simaku says:

      O Niko prejLeshi, ke genjen ti? Morret nje dore lekesh atehere me gjithe Damianin dhe tashti na shisni dengla. Hajduter jeni te gjithe, me perjashtim te te gjatit qe punon per popullin, hahahaha, shaka.

  2. inxhinjeri says:

    Ja edhe nje tjeter budallallek qe behet ne emer te “mbajtjes mire’ me votuesit.
    TECi Korces nuk eshte nje koncept i ri, pasi edhe me pare ka patur ne Korce nje TEC te vjeter me qymyr qe u mbyll per shkak te amortizimit total te tij.
    Duke analizuar pozicionin gjeografik te Korces dhe rrethinave ne raport me sistemin tone energjitik, ky TEC eshte i domosdoshem per te rritur kapacitetet gjeneruese te energjise ne kohe PIK-u, duke sjelle permiresime te dukshme te cilesise dhe uljen e considerueshme te humbjeve teknike te energjise. Arritja e gazit natyror ne Korce nepermjet gazsjellesit TAB do te krijoje premisa te shkelqyeshme per te ndertuar kete TEC me impakt fare te vogel per ambjentin, krahasuar me TEC-in e vjeter.
    Kjo histori me kujton ate te hidrocentralit te Bushatit qe u anullua per shkaqe gjoja ekologjike. Ky hidrocentral do te zgjidhte shume probleme qe lidhen me permbytjet e pervitshme te Shkodres dhe Lezhes, do stabilizonte gryke derdhjen e ujerave te dala nga hidrocentrali Vaut te Dejes si dhe do perfitoheshin dhjetera hektare toke nga largimi ujerave. Ne fund do te perfitoheshin 80 Mwat energji te paster.
    Nen presionin e politikes, me sebepin e ekologjise, ku zoti Sazan Guri u perdor per te organizuar individe te ashtuquajtur “ambientaliste”, bene qe Qeveria e asaj kohe te braktiste kete projekt fantastik dhe te devijonte nje pjese te ujerave te Vaut te Dejes ne Ashte, duke instaluar 12 turbine me nje fuqi totale prej 24 Mwat. Perfitimet nga kjo ishin te paperfillshme, ndrersa humbja nga mos realizimi projektit fillestar ishte shume i madh. Shkodra e Lezha vazhdojne te permbyten duke shkaktuar miljona leke humbje te pervitshme.
    Edhe per sa kohe do vazhdojme te paguajme haracet e nje politike te papergjegjshme qe perhap “fake news” per te paraqitur veten si gjoja “mbrojtese te interesave te popullit”, kur ne fakt, aresyeja e vertete eshte mos lejimi i nje force politike ne pushtet te permiresoje kushtet teknike te sistemit tone energjithik apo me gjere?

    1. KORÇARI says:

      Ore inxinjeri i leshit, lëri ato tërci vërcit, TEC-i parashikohej të punonte me GAZ METAN dhe jo me GAZ NATYROR , gjithashtu E GJITHË ENERGJIA DO EKSPORTOHEJ , pra Korçës do i mbetej vetëm NDOTJA NGA GAZI METAN , gazi metan në kundërshitm me gazin natyror të TAP-it , është shëmëherë më i dëmshëm , është pikërisht ky gaz që krijon fenomenin serrë në Planet, prandaj lëri pordhët me rigon , se Korçarët s’po shesin dot pordhët e tyre dhe jo më të blejnë tëndet.

      1. inxhinjeri says:

        KORCARI- qe je injorant ne teknike, ate e dime te gjithe, por qe qenke edhe gomar ate e mesuam sot.
        Gazi metan prodhohet nga gazi natyror dhe ka pasterti me mbi 99% C4, kurse gazi natyror eshte ai qe nxirret nga toka. Eshte pikerisht ky i fundit qe transportohet me tubacione dhe jo gazi metan. Gazi metan ka kosto shume me te larte dhe nuk perdoret ne TEC-e, por nje kokerr gomari si puna jote keto gjera nuk i di. Une kam 35 vjet qe merrem me TEC-e e Hidrocentrale, prandaj pordhet tuaja nuk me duhen, kurse ty te duhen mendt e mija ne se do qe te mesosh per fushen e energjise.

        1. KORÇARI says:

          O inxhinjeri tërci vërci, lexoje pak se çfarë shkruante projekti, që do punojë me gaz metan.
          Pra Ambjenti do rëndohej dyfish dhe me anë të TEC dhe me anën e përpunimit të Gazit.
          Por problemi kryesor nuk është ndotja vetëm, por dhe se Energjia do Eksportohej ,pra Korça nuk fitonte diçka ,as energji dhe as gjë, përveç ndotjes , e cila do i shtohej asaj që vjen nga drutë.
          Meqë ke 30 vjet që meresh me TEC- e dhe Hidrocentrale, përse nuk propozoni një Central me Erë, ose Diell, ose Ujë (Hidrocentral) që të gjitha këto fusha e Korçës i ka ????

          1. inxhinjeri says:

            KORCARI-duket se ai qe ka bere projektin qenka si puna jote, se TEC me gas metan nuk ka, vec ne e shpik zotrote. Por me e mundura eshte se ai qe te ka thene se TEC-i punon me gaz metan te ka genjyer.

          2. inxhinjeri says:

            Qe te te mbushet mendja se e ke gabim, shiko se cfare thuhet ne kete artikull te botuar po ne TEMA:
            http://www.gazetatema.net/2018/03/29/prezantohet-projekti-per-tec-me-gaz-ne-korce-investim-privat-500-milion-euro/
            Diku andej nga fundi thuhet se ardhja e “GAZIT NATYROR …”, pra gaz natyror dhe jo metan. Keshtu thuhet ne artikullin e pare qe eshte nje thenie korrekte.
            Mbas kesaj mjaft na bere si i ditur dhe na ler rehat me komentet tuaja

  3. Detari says:

    Lerini tecet ore anadollake dhe shikoni naften dhe mineralet qe i keni lene pas dore me keq se afrikanet. Shqiperia ska lumenj te medhenj per tec apo doni ta thani me keq se ceshte ate shkemb?

  4. ME EMER says:

    A pika qe s`ju bje mor katrane ..!

  5. kasemi says:

    Mqs nuk ju le sazan debili te ndertoni tec me gaz, e theksoj me gaz natyrore (CH4), lenda djegese me e paster, atehere korca ta gjeje vete energjine dhe ngrohjen se nuk do te prodhojne te tjeret per te ruajtur bythen e korcareve.

  6. Flutura says:

    O Kaso, i ke rene pikes. Po kyr merret Sazani ne vend te ing.specialiste, keshtu ndodh, se llafet, parole, parole, ngaterrojne dynjane.
    Por vendi mund te jete ne nje pozicion gjeografik me te pershtatshem per ambjentin.
    Gjithe bota ngrohet ne gaz, edhe TAP per kete pune ndertohet, ne degjojme pordhet e Gur-drurit injorant. Nuk ka me pyje per ngrohje ne dru. Ku e ku ngrohja me gaz nga ajo me dru, pastertia me madhe, tymi i TEC nuk eshte ne qytet si tymi i sobave me dru o druvare.
    Nese nuk dini, pyetni boten, Europen, Gjermanine edhe Ameriken, pse investojne aq shume ne gazsjellsat. Injoranca na ka lene shume pas, dhe nuk duhet me t’i besojme injoranteve me shume se specialisteve. Vendi te merret ne konsiderate. TEC i Vlores nga mazut (bloze) do te kthehet me gaz-eshte fat, nuk pranohet nga “ambjentalistet” investimi i paster me gaz.
    .

    1. KORÇARI says:

      O flutura që je kthyer në vemje analfabete, lëri ato tërci vërcit, TEC-i parashikohej të punonte me GAZ METAN dhe jo me GAZ NATYROR , gjithashtu E GJITHË ENERGJIA DO EKSPORTOHEJ , pra Korçës do i mbetej vetëm NDOTJA NGA GAZI METAN , gazi metan në kundërshitm me gazin natyror të TAP-it , është shëmëherë më i dëmshëm , është pikërisht ky gaz që krijon fenomenin serrë në Planet, prandaj lëri pordhët me rigon , se Korçarët s’po shesin dot pordhët e tyre dhe jo më të blejnë tëndet dhe të inxhinjerit të leshit.

      1. Flutura says:

        Ku gjendet ky gazi natyror???!!!

      2. ben says:

        KORCARI-nga na dole kaq specialist more mik? Nga sa shkruake, tregon se se paske haberin fare se si funksionon sistemi yne energjijtik. Energjia nuk ngarkohet neper kamiona por leviz ne tela. Korca merr flukset e energjise nga N.Stacioni Elbasanit. Nuk ka lidhje interkoneksioni ne Korce me vendet e tjera qe te perballoje eksport, bile me sa di une, Korca nuk ka fare lidhje interkoneksioni me asnje nga vendet fqinje. E vetmja linje qe ka mundesi eksporti eshte ajo ne veri me Malin e Zi, qe eshte afer gjeneruesve te vetem te medhenj qe ka vendi. E vetmja aresye se perse duhet nje TEC ne Kokrce eshte per te rritur cilesine dhe uljen e humbjeve teknike. Kjo do te ndihmonte pervec te tjereve edhe ca gomere te tipit tend qe tensioni te vinte 220 volt ne shtepite tuaja dhe jo 180 apo 200 sic vjen tani.
        E dyta, nuk ka TEC me gaz metan, por me gaz natyror. Informohu me pare, pastaj fol.

        1. KORÇARI says:

          O beni trimi , lexo se të bën mirë, mer informacion nga leximi .
          O beni specialisti, po nxirre o specialist projektin dhe tregona pikën ku thuhet që Energjia do të jetë për konsumim vendi???????
          Sepse ky projekt që doli sheshit theshte që energjia është për eksport. Ti o beni specialisti nxirre projektin që ke lexuar këtu , trgona pikën që përmenda më sipër, gjithashtu tregomë ose shpjegomë se për cilin Det bëhet fjalë në projekt dhe unë të premtoj që të gjitha ato që kam shkruajtur do i mar mbrapsht, gjithashtu do Kërkoj të Falur.

          1. ben says:

            Ore Korcari-po qenke koqe ti more zoteri. Po e ben si puna e atij qe thoshte se e kuptonte qe mulliri ishte me ere, por s’po e merrte vesh se uji nga i shkonte.
            Sic ta kam thene e dhe me pare, nuk ka lidhje interkoneksioni te Korces me vendet e tjera. Me cfare do e eksportojne energjine sipas teje, me kamiona?
            Kur na bejne si profesora edhe gomeret, mjere ne ku kemi arritur. Pika mua thuaj, qe merrem me budallenjte.
            Vazhdo vegjeto ne injorancen tende.

  7. KORÇARI says:

    Po mirë mo Z. Peleshi , po firmën përse e hodhe atëhere ????
    Nuk e lexove projektin që thoshte E GJITHË ENERGJIA DO EKSPORTOHET , nuk e lexove që NDOTJET DO HODHEN NË DET , në cilin Det ?????
    A nuk e lexove që TEC-i DO PUNOJË ME GAZ METAN dhe jo GAZ NATYROR ????

    Apo tani na zuri sharra gozhdë e dalim me deklarata të bujshme ???????

  8. Flutura says:

    Ku gjendet ky gazi natyror???!!!

    1. KORÇARI says:

      Në Azerjbaxhan dhe vjen në Europë me anë të TAP-it

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje