Mbyllet ndeshja Juventus-Atletiko Madrid me rezultatin 3-0. Të gjithë golat e ndeshjes me VIDEO

12 Mars 2019, 22:42Sport TEMA

Juventusi dhe Atletico Madrid do të përballen në sfidën e kthimit të fazës së 1/16-ve të “Champions League” pas duelit të parë që përfundoi me fitoren e spanjollëve 2-0.

Bardhezinjtë do të kenë një mision të vështirë, por jo të pamundur për të përmbysur humbjen që pësuan në takimin e parë, në mënyrë që të kalonin në raundin tjetër.

Ndërkohë, Atletico do të mundohet që të ruajë avantazhin, në mënyrë që të jetë ajo skuadra që të kualifikohet për më tej.

Juventus: Shiezni, Kanselo, Kielini, Bonuçi, Matuidi, Çan, Spinazola, Pjaniç, Bernardeski, Manxhukiç, Ronaldo.
Trajner. Masimilano Alegri.

Atletiko Madrid: Oblak, Arias, Gimenez, Godin, Huanfran, Saul, Rodrigo, Koke, Lemar, Morata, Grizman.
Trajner. Diego Simeone

————————————————————

GOL! I papermbajtshem Ronaldo qe shenon dhe golin e trete nga pika e bardhe e 11 metershit.

Minuta 82′- E pabesueshme çfare humbet Kean ku i vetem perballe portierit nuk arrin dot ta dergoje topin ne fund te rrjetes

Minuta 73′- Mandzukic humbet nje mundesi te mire me koke per te trefishuar rezultatin

Minuta 70′- Vazhdon e luftura loja mes te dyja ekipeve me Atleticon qe tenton te jete me teper sulmuese pas pesimit te dy golave

GOL! I jashtezakonshem Ronaldo qe shenon golin e dyte per Juven dhe te tijin personal duke shperthyer ne feste bardhezinjte

Nis pjesa e dyte e ndeshjes Juventus-Atletiko Madrid

Mbyllet pjesa e pare me rezultatin 1-0

Minuta 44′-Morata i afrohet golit te barazimit, por goditja me koke e tij perfundon mbi tranverse

Minuta 42′- Ronaldo nuk arrin dot qe te godase ne menyre te duhur me koke, duke e derguar topin jashte porte

Minuta 34′- Eshte serish Bernardeski qe tenton te beje mrekulline me nje roveshate, por topi perfundon mbi kuadrat

Minuta 31′- Bernardeski rrezikon me nje goditje denimi, por mbi tranverse

GOL! Kristiano Ronlado zhbllokon rezultatin duke i dhene avantazhin Juventusit me ane te nje goli mjaf te bukur me koke. Rihapet çeshtja e kualifikimit!

Minuta 21′- Atletico Madrid krijon rastin e pare te rrezikshem me ane te nje goditje te Kokes nga distanca, por topi perfundon mbi kuadrat

Minuta 4′- Juventusi shenon shume shpejt me ane te Chiellinit, por goli anullohet per shkak te nje faulli te shkaktuar nga Ronaldo

Nis ndeshja me topin e nisur nga qendra nga ana e lojtareve te skuadres se Juventusit

Ekzekutohet himni i Champions League nen nje atmosfere te mrekullueshme te krijuar ne “Juventus Stadium”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje