Radio Televizioni Shqiptar ndodhet përpara pyetjes së madhe të publikut: A është plagjiaturë klipi i këngës sonë përfaqësuese në Eurovision?
Pikëpyetja lindi pas prezantimit zyrtar të videoklipit të këngës “Ktheju tokës tënde”, kënduar nga Jonida Maliqi, në kanalin e Eurovision në YouTube.
Nëse do të vërejmë me kujdes materialin e prezantuar, ai ka një ngjashmëri të dukshme me këngën “Children of the Wild” nga artisti Steve Angelo.
I realizuar si produksion në vitin 2015, mendohet që ky videoklip të jetë jo thjesht një burim frymëzimi për këngën shqiptare përfaqësuese në Eurovision, por një burim plagjiature.
Ndërkohë, nëse ekspertët vendosin se ky klip nuk përmban identitet por është kopjuar në një masë të madhe, Shqipëria rrezikon të përjashtohet nga Eurovision dhe të njolloset imazhi që është ngritur nga dhjetëra artistë shqiptarë. (TemA)
Arjola Xoxae ka bere edhe kete?
Kjo kenga eshte shkruajtur per Lul bashen por conspirationi i ed rames nga xhelozia thote plagjiature. Ke humbur o ed rama.
U be dhe kjo kokojka te veje ne eurovizion.Po dhe flori ta kishit ate mut gopi do tu kishin mbaruar ate dreq lekesh.Se mar vesh kete pune !
Muziken duket qe e ka bere vete. Ta shpif.
Nuk e ben kengetaria videon o trima. Dhe mjaft me politike se na çate tarpon. Por ai ose ata qe kane kopiuar kete video (qe edhe origjinalia eshte nje idiotsi,, nje femi qe vrapon gjat gjith kohes) ai person dhe te gjithe ata qe kane aprovuar duhen zhdukur nga tv dhe nuk duhen lejuar kurre te punojne ne media dhe ti kalohen gjykates.
Sikur ka dal nga pusi. Kengetare pa sharm.Performanca Zero.
edhe vete kenga eshte te pakten kopjim i tre kengeve: Elisa Luce, Evanescente Bring me to life, Zeljko Joksimovic Lane moje (edhe pse eshte akuzuar edhe kjo )
Prit sa ti shkoje ne vesh Eurovizionit se ata ste falin, e ta bllokojne fare dhe videoklipin dhe kengen, pastaj gjobe RTSH se dhe nga Eurovizioni dhe nga Autori nga i cili eshte kopjuar videoklipi dhe na rrofte festivali…po ka leke RTSH se vret mendjen.