Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj ka analizuar situatën politike në vend teksa ishte i ftuar në News 24. Ai u ndal tek protesta e opozitës, e cila është parashikuar me 16 mars.
Për Mustafajn, është jetike në demokraci mbushja e rrugëve me njerëz që kërkojnë përmirësimin e sjelljeve të një qeverie.
Analisti pohoi se kryeministri Edi Rama nuk arrin të lexojë pakënaqësitë e qytetarëve dhe kjo në pikëpamjen e Mustafajt është e rrezikshme për një sistem demokratik.
Gjithashtu ai komentoi edhe gabimet e bëra nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në qasjen dhe marrëdhënien që ka mbajtur me shoqërinë civile në vend.
“Basha ka filluar që në 2015 një hapje ndaj shoqërisë civile dhe një tentativë për të vendosur urë lidhëse me shoqërinë civile nga fusha të ndryshme, e gjerë tek analistët e mediave shqiptare. E keqja e Bashës ka qenë se ka shkuar në këto takime dhe ka qenë i relaksuar. Nuk ka mbajtur shënime dhe nuk i ka analizuar konkluzionet.
Në përgjithësi në një sistem demokratik dhe opozita ka dy elementë që e përbëjnë atë. Është elementi aritmetik, nëpërmjet numrave dhe aspekti moral.
Në rastin konkret kur opozita ishte numerikisht, ishte e pamundur të ndikojë në ligjvënien dhe në drejtimin e vendit. Këta që po shkojnë në Kuvend nuk kanë anën morale, shkojnë për të qenë numra dhe nuk përfaqësojnë interesin e elektoratit. Mua nuk më përfaqësojnë ata. Këta nuk janë moralisht legjitim”, shtoi ai.
Mustafaj u ndal edhe tek vajza e Azem Hajdarit, e cila nuk shkoi në një linjën me PD-në për të djegur mandatin e deputetes.
Mustafaj komentoi edhe veprimin e deputetëve të rinj të opozitës, të cilët pranuan të marrin mandatin e deputetit pas krijimit të vakancave brenda parlamentit. Sipas tij, ata nuk përfaqësojnë elektoratin në aspektin moral.
“Nuk preferoj të bëjë koment për Rudinën. Është në një moshë që po rritet dhe po piqet. Mbiemri Hajdari është shumë i rëndësishëm. Hajdari është në momentin dhe në moshën që i lejohen gabimet dhe ato janë elementë të mësimit.
Edi Rama nuk ka treguar dhe nuk po tregon që është një burrë shteti. Unë besoj se Edi Rama e keqkupton edhe atë që e quani ju “mbështetjen e ndërkombëtarëve”.
Evolucioni i ndërkombëtarëve është i pritshëm. Opozita ka shkuar aq larg sa nuk mund të ketë kthim pas. Unë nuk e kuptoj se pse i kërkojnë kthim pas Bashës.
Edi Rama ka një natyrë shumë bizantine dhe ai do të gjejë kandidatë të pavarur nga opozita dhe do të krijojë një konfiguarcion shumëngjyrësh në zgjedhjet lokale dhe kjo nuk do më çudiste shumë nëse do ta bënte Edi Rama”, përfundoi ai.
E para: populli që del këto herë në rrugë është vetëm populli i PD & LSI dhe protesta thjeshtë politike e organizuar nga opozita, që ka 6 vjet që kërkon të vij në pushtet dhe këto “akuza” i ka nisur qysh në ditët e para të humbjes.
E dyta: nuk na ha shumë meraku, madje aspak, që Lul Basha të “kthehet mbrapsh”, bëjmë shyqyr që iku me këmbët e veta.
Po dole ti po ,ka mundesi qe ja ngren protestes,po ku ka doktor qe ju a ngren juve ma,po pse se din ky popull kush jeni ju,cfare perfaqsoni,ne sherbiim te kujt jeni,cfare keni ba,po me ju ky popull i ka la durt,prandaj mos bani orakullin,halli juaj nuk eshte hall i popullit,populli ka halle shume,po se po pret qe ju do zgjidhni hallet e tij,harrojeni,ju kani shku per lesh,po pojuduket si anderr,po nuk eshte ~BAje Zot anderr~po asht e vertete,keshtu do filloje ky vend te pstrohet nga plehrat e kriminelet,te ngreje instuticionet dhe te fillojne te goditen te pa goditshmit
NE VENDIN TONE TE DASHUR DHE TE VARFER ME DUKET SE I KA ARDHUR FUNDI IDEMAGOGJISE KU FLITET SHUME PER ASGJE.KA ARDHUR KOHA TE THUHEN GJERAT HAPUR SE KA 29 VITE HAJDUTERI MASIVE.VILAT SARAJET DUKEN SHESHIT NE DRITEN ME DIELL TI GJEJME VENDIN HAJDUTEVE SI FILLIM TE SEKUESTROJME SA ME SHUME TE JETE E MUNDUR QE TE LAJME BORXHET KU ESHTE KREDHUR VENDI PASTAJ TE VAZHDOJNE ME GJERA TE TJRA SEPSE ESHTE NJE MESIM I MIRE PER PASARDHESIT TA PYESIN PRAPANIKEN MIRE KUE TE ULEN NE TE.
Basha, Saliu dhe Monika nuk kane bere gabime more zoteri. ata kane bere KRIME.
Eshte KRIM lenia e mandateve ne group, duke shkaktuar deme te pa perfillshme demokracise jo vetem ne shqiperi por dhe me tej.
Ti Zoteri, duhet ta kuptoshe kete, por ste vjene mire se nga m**i i tyre po ha dhe ti.
Keta jane te gjithe budallenj perfshi dhe kete qe shkruan dhe hiqet si i moderuar.Ne vend qe ta keshillojne qe pushteti nuk merret me kete rruge te nisur keta e ushqejne dhe mbsshtesin Bashen ne budallallekun e tij se ne dt 16 do rezoje Ramen.Mendoj se keta qe i japin mend Bashes ne budallallekun e tij per dy arsye.1Duan ta shtyjne Bashen ne kete rruge pa krye dhe qe neser pi keta ti thone ik vella se nuk je per kete pune.2.Ose dhe keta qe u japin mend jane po budallenj si Basha dhe me njeres te tille nuk mundet te presesh me shume por fatkeqesia eshte se PD do shuhet fare me te tille budallenj ne krye
Ashtu.hiç mos kthehet, ti shkoje budallekut deri ne fund.
KY MUSTAFAI ESHTE I PAFYTYRE. mE PARE E SHTYNTE BASHEN DREJT PROTESTAVE TE DHUNSHME …TANI THOTE SIKUR NUK E DINTE SE SA LARG KA SHKUAR AI…..NJEREZ QE HANE VETEM NE PJATA E TJETRIT….SHANLEPIRES I KUDONDODHUR.
Një dorëshkrim romani dikur t’a kam lexuar
sepse më intrigoi dhe ashtu e quajta me vënd
por di të them që sot të tërin unë e kam harruar
fatmirësisht as titullin sot nuk e mbaj dot mënd.
.
Ndodh shpesh, mes lajmesh ti më del përpara
m’i harxhon bytet e unë prapë të anashkaloj
sepse e di se ç’mund të sjellë kungulli pa fara
dhe titujt e intervistave kam kohë s’ti lexoj.
Ja ke thënë tamam Gopist!S’ka më bukur se ja ke thënë këtij maloku,me maskën e qytetarit dhe intelektualit.
O rrot opozita ka shku per lesh ose ne drejtim te paditur . Apo te ka premtu Luli per minister te jashtem se do e marrin qeverine pas vitit 2030 ti mos umerzit se exhe Luli do jete ne drejtim te paditur .