Ministri gjerman Roth kritika Bashës dhe Kryemadhit: Demokracia nuk funksionon në këtë mënyrë, atmosfera është helmuar shumë. Po prodhoni tituj negativë në media dhe po paralizoni rrugën drejt BE

14 Mars 2019, 14:16Politika TEMA

Pas takimit në Berlin me ministrin e Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Jashtme gjermane, Michael Roth flet për përshtypjet pozitive nga takimi e rrezikun që sjell polarizimi politik.

Deutsche Welle: Ministër i Shtetit Roth, ju u takuat për herë të parë me Z. Cakaj, në rolin e tij si ministër i jashtëm i Shqipërisë në detyrë. Cilat ishin përshtypjet tuaja?

Fitova një përshtypje pozitive për kolegun e  ri. Ai është një politikan shumë profesional dhe shumë kompentent në biseda. Bëra të qartë edhe një herë se edhe ne i vlerësojmë përpjekjet e deritanishme për reforma. Sidomos në reformën e gjyqësorit.

Vettingu është një model unik për pastrimin e tërë sistemit të drejtësisë nga korrupsioni. Bëra edhe njëherë të qartë se nevojiten reforma të mëtejshme, në veçanti në luftën kundër korrupsionit dhe në luftën kundër krimit të organizuar.

Është gjithashtu shumë e rëndësishme që reformat duhet t’i komunikohen mirë publikut evropian. Folëm edhe për politikën e brendshme.

Polarizimi ndërmjet opozitës dhe qeverisë nuk është një fenomen shqiptar, por e konstatojmë me keqardhje edhe në shumë vende të tjera në tranzicion.

E konsiderojmë të papërgjegjshëm bojkotin e parlamentit nga partitë opozitare. Sepse nuk është vetëm bojkot kundër parlamentit ose i qeverisë, por edhe ndaj demokracisë. Parlamenti është vendi, ku duhet bërë debati. Kam frikë se  atmosfera është helmuar aq shumë sa që nuk do të ketë më dialog mes partive të opozitës dhe qeverisë, edhe pse ky dialog është shumë i nevojshëm.

Biseduam edhe për normalizimin e marrëdhënieve Serbi-Kosovë, dhe e bëra edhe njëherë të qartë se Qeveria Federale e hedh poshtë mundësinë e shkëmbimeve territoriale si një opcion tejet të rrezikshëm.

Opozita akuzon qeverinë  se i ka blerë votat në zgjedhjet e mëparshme, prandaj e quan parlamentin jolegjitim. Cili është qëndrimi juaj këtu? 

Akuza duhet të bëhen me anë të institucioneve të shtetit të së drejtës. Si mund të bëhen ndryshe? Shteti i së drejtës nuk mund të anashkalohet duke ndalur punën në parlament. Demokracia nuk funksionon në këtë mënyrë.

A e rrezikon gjendja aktuale në Shqipëri çeljen e negociatave me të anëtarësimit në BE?

Unë do të dëshiroja që, edhe nëse grindja është nevojshme, të mos dilet nga tema. Debati është elikzir i një demokracie të gjallë. Por është e rëndësishme që të ketë mirëkuptim thelbësor në disa çështje, pavarësisht se kush është në opozitë e kush në qeveri. Aty përfshihen çështjet kushtetuese, çështjet zgjedhore dhe, për mua, çështjet e afrimit me BE. Këto çështje duhet të mbështeten nga një konsensus i gjerë politik. Dhe sigurisht, konflikte të tilla kanë një efekt paralizues, sepse ato gjithashtu prodhojnë tituj negativë në media. Nga ana tjetër, reformat mund të fillojnë vetëm nëse vendosen në parlament.

Qarkullojnë fjalë se Maqedonia e Veriut mund ta merrte dritën jeshile për bisedimet, por jo Shqipëria. I keni dëgjuar edhe ju këto përsiatje?

Jo, këtë nuk e kam dëgjuar ende. Por këtu procedura është shumë e qartë: raporti i progresit të Komisionit Evropian do të publikohet më 29 maj. Vitin e kaluar, në qershor, ne e shqyrtuam çështjen e anëtarësimit në BE me shumë dashamirësi si për Shqipërinë edhe për Maqedoninë e Veriut. Por nuk do të ketë automatizma. Vendimi ynë do të bazohet te raporti i Komisionit. Në rastin e Gjermanisë fjalën e fundit e ka Bundestagu.

Pra, gjithçka është e hapur?

Gjithçka është e hapur. Është ende në proces. Në muajt e ardhshëm mund të vazhdohet me reforma të rëndësishme. Sa më shumë reforma që të ketë në në muajt e ardhshëm dhe sa më shumë parti të marrin pjesë në to, aq më e dobishme është kjo për vendimin pozitiv.(DW)

7 komente në “Ministri gjerman Roth kritika Bashës dhe Kryemadhit: Demokracia nuk funksionon në këtë mënyrë, atmosfera është helmuar shumë. Po prodhoni tituj negativë në media dhe po paralizoni rrugën drejt BE”

  1. shqiptari i ilirise says:

    Mos!!!
    Tani më siguri do reflektojnë.haahahahaj……
    Po këtë e dinë gjithë ditën ata.
    Thuaju ndonjë gjë që nuk e dinë o zotëri!

  2. Zambi says:

    Shume keq opozita. Rilindja mezi e rregulloi imazhin e vendit ne ate te nje vendi te denje per BE.
    Gjithe ai mund e djerse per te krijuar nje imazh jeshileku me hashash, zhvillim industrial me laboratore kokaine, koncesione e tendera me kompani virtuale, me kriminele qe vrasin njeri tjetrin haptas ngaqe kane frike policine, me 300000 turista afatgjate te derguar neper Europe etj e etj.

  3. Konica USA says:

    Kote e kritikon, Limoz Dizdari nuk eshte dakord, ai sot eshte bashkuar me Mark Markun, Gjek-Markun dhe soj-sorrollopin berishist per te mbrojtur dyshen kriminale Berisha-Basha,dhe mos u cudit astsj me racen tone ariane.

  4. Peço says:

    Vetë Berisha, në vitin 1996, kritikonte largimin e komisionerve socialist nga qëndrat e votimit, në zgjedhjet e legjislativit të Majit, si një veprim i papërgjegjshëm politik, braktisje e papërgjegjshme politike nga socialistët e vlerësimit të vullnetit të popullit. Sot, një çerek shekulli më vonë, në mënyrën më të papërgjegjshme politike, me një veprim flagrant antidemokratik, bënë po të njëjtin veprim, urdhëron braktisjen e parlamentit nga deputetët e partisë së tij. Ata që u larguan atëherë ishin thjesht komisionerë qëndrash votimi, kurse këta të sotmit janë deputetë, të cilët presupozohet se janë “ajka e kombit”. Merret me mënd lehtë, se në çfarë derexheje jemi katandisur…..

  5. Arifi says:

    Pa rri rehat ti gjermano!! E mos fol shume se te gjeten ndonje gjysh a stergjysh qe ka aderuar me partin e hitlerit. A mos te leshojn ndonje nga hienat te tipt bushati zheji lela & compani a ndonje academic te tipit mark marku apo tupja a dreqi me te birin dhe ta ben lidhjen me parat e droges. A ne mos te thon qe je ti bosi kokaines qe u kap ktu dhe ne gjermani

  6. Zani says:

    Kur nuk ke çfar ti besh kohes hajde dhe meru me Moniken, por nje gje te besh kujdes se po u more shume me te jo me shume se gjashte muaj do behesh si ajo. Nje minister German te merret me Monen eshte njesoj si te flasesh me gomarin kur nuk do te kaloj uren. Mona nuk ka problemin e demokracis ajo ka problemin e lekve qe ka vjedhur problemin se po humb partin qe e ka si kompani fitimprurse per tja trasheguar femijve, ka hallin e burgut, demokraci!, ska problem po qe se eshte Mona e kenaqur te gjithe Shqiptaret jan te kenaqur.

  7. mik says:

    Me politikanet tone aktual, edhe neser sikur te hapen negociatat ( qe ne ” fakt ” ato jane hap qysh vjet, ‘ mashtrim klasik ky ‘ ) e cfar te mire do kete populli ?! Asgja, vecse ato te ” mira ” qe ka perfitu deri sot, e deri neser e keshtu me rradhe ……
    Absolutisht duhet te largohet e gjithe kasta politike Shqiptare e t’ja fillojme nga fillimi. Duhet patjeter te shkojme ne ZERO, qe t’ja fillojme nga NJISHI. Nuk ecet perpara me harrna.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje