Refuzoi djegien e mandatit, Rudina Hajdari takon ambasadoren gjermane: Politikë e vjetër, nuk përfaqëson më qytetarët. S’mund të rrimë duarkryq

14 Mars 2019, 15:33Politika TEMA

Deputetja e PD-së, Rudina Hajdari ka zhvilluar një takim me Ambasadoren e Gjermanisë në Tiranë, Sussane Shutz.

Hajdari e ka ndarë këtë takim me një postim në Facebook, teksa ka thënë se ndërkombëtarët janë të shqetësuar për situatën në Shqipëri.

Sipas deputetet që theu vendimin e grupit të PD-së, vendi nuk mund të vazhdojë me modelin e vjetër që nuk përfaqëson më qytetarët.

Sipas Hajdarit, situata në vend mund të agravojë dhe sipas saj nuk mund të rrimë të presim duar-kryq.

Statusi i plotë i Rudina Hajdarit:

Diskutuam për situatën e vështirë dhe shumë delikate në të cilën ndodhet vendi dhe institucionet Shqiptare aktualisht.

Miqtë tanë Evropianë dhe Gjermanë janë tepër të shqetësuar për krizën politiko-institucionale në vend ashtu sikurse është i shqetësuar çdo qytetar Shqiptar.

BE kërkon me të drejtë përgjegjshmëri të lartë dhe integritet nga politikanët Shqiptare, nga qeveria dhe opozita.

Është e papranushme që politika në tërësi të vazhdojë me modelin e vjetër që nuk përfaqëson aspak qytetarët Shqiptarë, aspiratat, qëllimet dhe vlerat e tyre.

Dorëzimi në bllok i mandateve nga ana e opozitës nuk është zgjidhje ashtu siç nuk është aspak zgjidhje arroganca qeveritare.

Sjellja e politikës Shqiptare sot është modeli më i keq i mundshëm që po i ofrojmë qytetarëve Shqiptarë dhe sidomos të rinjëve.

Nuk mund të rrimë duar-kryq dhe të presim që ky ngërrç i paprecedent politiko-institucional të zgjidhet vetë. Situata mund të agravojë kur aktorët nuk vlerësojnë siç duhet rrethanat.

Të gjithë aktorët kanë detyrimin që të reagojnë sa më parë për të orientuar një zgjidhje politike të gjithëpranueshme për krizën e paprecedentë në cilën gjendet sot Shqipëria, për një zgjidhje që siguron në radhë të parë interesin qytetar dhe kombëtar, pa ceduar demokracinë me qëllim që të ndikojmë pozitivisht të ardhmen e Shqipërisë dhe anëtarsimin e saj në BE.

9 komente në “Refuzoi djegien e mandatit, Rudina Hajdari takon ambasadoren gjermane: Politikë e vjetër, nuk përfaqëson më qytetarët. S’mund të rrimë duarkryq”

  1. Konica USA says:

    Kot lodhesh, situaten e ka mare ne dore Limoz Dizdari, ai nen udheheqjen e Sali-Lulit do democratizoj PD-en,sic e beri ajo vlonjatja para disa vitesh.

  2. Sit back and relaks■●▪ says:

    Dmth rudina thote une e luftoj krimin (parlamentin e rames) duke u bere pjese e krimit (parlamentit te rames). Ket lloj propagande diversive ka kohe qe e kane perdorur si karte dhe eshte e konsumuar tashme po ti ske faj se je e vogel. Veprimi i Rudines eshte pjese e luftes brenda llojit qe zhvillohet ne PD dhe popullit jashte pak i vlen. E cuditshmja eshte qe ne vend qe te ishte rudina qe te digjte mandatin e te luftonte sistemin duke u angazhuar si individ jashte establishmentit politik ka ndodhur e kunderta, rudina mbron establishmentin duke i dhene legjitimitet nje parlamenti ilegjitim dhe pd del jashte dhe lufton sistemin. Hajde merre vesh katrahuren qe ndodh ne albania. Rudina ishte gati te digjte mandatin per tju bashkuar protestave te studenteve dhe te conte vendin ne destabilizim sic komentohet sot, nderkohe qe kur kete ia kerkon elektorati i djathte nuk e ben. Po mire po sikur ne kohen e protestave te studenteve bashke me rudinen te kishte djegur mandatet edhe pd dhe te kishin dale nga parlamenti si grup per tju bashkuar studenteve ca mendimi do kishte rudina? ne politike nuk kerkohet me domosdo besnikeri por kerkohet te jesh koherent dhe konsistent me ato qe thua dhe qe ben. Perpara 3 muajsh rudina ishte gati ta digjte mandatin, sot jo, kushtet jane po ato, qeveria po ajo, populli eshte ne shesh per protesta po njesoj, ath pse keshtu ky ndryshim?! Duket qe ata qe e keshillojne i kane dhene orientim qe rudina duhet te krijoje idene e personit rebel brenda pd, personit qe shkon kunder rrymes se Pd, qe ka personalitetin e saj etj etj brockulla qe i duhen per te pasuruar rezymene apo cv per te krijuar profilin e saj ne politike, profil i cili krijohet vetem duke prodhuar kundershti brenda llojit. Kur PD ishte kunder djegies se mandateve Rudina doli vullnetare ta digjte mandatin me kush qe studentet ta pranonin si perfaqesuese te tyre, tani qe PD dogji mandatet Rudina prape del kunder duke u shfaqur gjasme si person qe merr vendime edhe kunder partise ne menyre te pavarur. Pra aksioni i sotem politik i rudines i sherben vetem rudines, PD per te kuruar imazhin e saj neser dhe karrieres se saj politike por jo zgjidhjes se problemeve qe ka vendi. Te tilla lloqe pa kuptim si keto ne takimin me ambasadoren gjermone kemi 30 vjet qe i degjojme nga cdo politikan qe kerkon te duket si i moderuar, i arsyeshem e qe kerkon te fitoje simpati mes votuesve, nderkombetareve etj. Ne fund fitojn ata qe kane fituar gjithmone pamvaresisht fytyres qe na shfaqet si Lideri i rradhes.
    Permbledhtas, Rudina do ishte atje ku eshte sot PD nqs PD do ishte atje ku eshte sot Rudina.

  3. Alniku says:

    Z.Hajdari jam plotësisht dakord me këto që thua dhe do kisha dashur të qëndroni idealeve që keni ??
    Një pyetje kisha do e pranoni politikën e vjetër në PDnë e re ???

  4. 666 says:

    O Rudina , a mundesh me na tregu ti vete qe je deputete e P.D se çfare kauze ka ajo parti dhe L.S.I perveç asaj qe dine gjithe shqiptaret qe : 1-Duan qe te ruan pasurine ( leket ) qe i kan vjedhe ketij populli se po e shohin qe reformen ne drejtesi nuk mund ta ndalin me dhe e dine ku do perfundojne prandaj jan hedh ne sulm qe te prishin reformen se duke kerku dorheqen e Rames mendojne qe do marrin pushtetin ne tavoline se me zgjedhje e dine qe nuk fitojne . 2- Mbas 2 vjeteve doli alibija e vjedhjes zgjedhjeve qe ne fakt qendron e kunderta se ministrat kryesor e drejtoret i kani patur ju d.m.th qe i keni vjedh ju me te drejte duhet te ankohen socjalistet duke i kerkuar llogori Rames qe pse ndave pushtetin me Lulin , pra edhe kjo nuk qendron .3- Eshte njelloj si me te thene ty nena jote hajde ne shtepi dhe ti me i thene jo nuk vi do qendroj ne rruge se ashtu ma tek mu dhe pastaj me thene i ka fajet nana ( Fatmira ) qe nuk me mori me me shti ne shpi prandaj une do te mbledh Tropojen ti kerkojne llogori dhe po nuk e zgjidhen ata une …… A shkon kjo moj Rudine ?

  5. Kulufi says:

    Ri ulur dhe ha mut.

  6. PLANETI says:

    O zoti “666”, perse nuk nxjer mesime nga komenti nderplanetar i “Sit back” – ut, po meresh me militantizem partiak?

  7. Anti Janatullos says:

    Kriza politikë,zgjidhet për një minutë neqoftse burgoset Sali Kazani.

  8. Qazo Qazimi says:

    @sit back…
    Fatkeqesia e Shqiperise jane njerez si ty, pa llogjike qe llafosin si telendaret e lagjes. Parlamenti i Rames e quan ti Parlamentin, sikur babai i RamesI ja ka len ne trashegim parlamentin Rames. Parlamenti, or kokebosh, eshte i popullit. Aty thyhet heshta e betejes dhe jo jashte Parlamentit. Edhe sikur Rama te jete treguar aq mjeshter qe me dredhite e tij te kallamit pikturist diskreditoi opoziten parimore Shqiptare me ne krye Sal Berishen, edhe sikur ai tu kete mbushur mendjen perendimit qe Sala eshte spiun apo kriminel, Basha eshte hajdut dhe vrases, Mona dashuron Floririn etj etj, prape Parlamenti eshte vendi ku do thyhet heshta e betejes. Aty Sala, Mona dhe Basha duhet te bejne te njejten gje, qe ben kallam deshtaku, pra te diskreditojne kete palopiktor me thonje te palare. Praktikisht or taj mik, qe nderton keshtjella prej llafesh, Kallam deshtaku e ka mundur “establishmentin” tend. Ne tere boten i munduri paguan, Ti kerkon qe fitimtari te paguaj, sepse mendon qe ti je Populli, ti je Amerika dhe Evropa dhe ti je Shqiptari qe flet anglisht te percudnuar.
    Eshte fatkeqesi qe njerez te moshave serioze, si puna jote, te merren me te arthmen e Rudines. Kjo me kujton ate shprehjen e vjeter qe femija te “mbytet qe ne djep”. Mua as me plas per te, por me plas per Shqiperine. Une as kam ndonje respect per Azemin, por di te bej dallimin midis prindit dhe femijes. Ti prap si komunist i thekur, merresh me biografine familjare.
    Te lutem, shkruaj sa me pak ne kete portal sepse e ke devalvuar ne kulm. Harxho ca kohe te flasesh para militanteve, sepse aty do e ndjesh veten te mencur. Ky nuk eshte portal militantesh por patriotesh (by the way, how you find the free time….)

  9. qytetari says:

    Eshte per te ardhur keq po veshire te kuptohen keta femijet apo te afermit e te ndjerit Azem Hajdari. Ne rast se i referohemi periudhes se kaluar kushdo do te çuditet me keta kur degjon se çfare kane thene disa vite me pare dhe çfare thone sot. Njeri i bie thumbit e tjetri patkoit. Nje here i shikon neper tribuna e mitingje me PD, nga ana tjeter luajne rolin e te fortit dhe shpetimtarit. Eshte veshtire te kuptohen nese e kane seriozisht apo luajne ndonje rol tjeter sepse ketu ekziston nje pikpyetje te madhe. Asnjehere nuk eshte vone por ndoshta mbas kaq luhatjeve , tani i kane thirrur mendjes se çfare u ka ndodhur gjithe keto vite dhe si jane manipuluar nga politika. Ndoshta u ka munguar edhe insiativa, por ndoshta dikujt prej tyre nuk u ka interesuar.
    Mjafton tju kujtojme njerezve dhe te afermeve te Azemit se çfare akuzash por edhe lavderatash jane thene per te ndjerin Azem Hajdari nga drejtuesi kryesore te PD-se Berisha (viti 1996); vrases, sigurimes, mik i ngushte i Irakli Kocallarit e Ramiz Alise, i perfshire ne lidhje kriminale , pijenec, i braktisur nga te gjithe ……. etj.
    Nderkohe po vete Berisha e ka cilesuar Azemin; … ai eshte apel frymezimi edhe pas 27 vitesh, ai perben ne historine e kombit personalitetin me te jashtezakonshem, student liberator,, Azemi jeton dhe do te jetoje per jete te jeteve ne idealin e lirise te cdo qytetari, Azemi tribun e demokracise, liria ishte pasioni i Azemit … etj.
    Vleresoni vete keto thenie mjafte kontraditore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje