Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim deklaron se nuk i intereson vendimi i deputetit të kësaj force politike Lefter Koka për të qëndruan në Kuvend.
Në një deklaratë të shkurtër për median teksa po i bashkohej militantëve të LSI para godinës së kryeministrisë, Kryemadhi tha se vendimin i Lefter Kokës është personal dhe nuk përfaqëson LSI.
“Nuk më intereson fare Lefter Kokës.
Vendimi i tij është personal”- tha Kryemadhi.
Më tej Kryemadhi tha se LSI ka vendosur të bëjë vettingun e kandidatëve të saj dhe nuk do jenë peng i së kaluarës së tyre.
“Çdo ditë që Rama qëndron në pushte është ditë e zezë. Shqiptarët po kuptojë se e keqja më e madhe është përfaqësuesi i krimit.
Janë qytetaret se sa do të zgjasë protesta. Ish deputetët e opozitës është qytetar dhe ne sot jemi qytetarë të thjeshtë. Ne jemi përfaqësues të atyre njerëzve që duan taksa më të ulëta, duan shëndetësi me standarde evropiane.
Sot hapet një etapë e re për vendin. LSI vendosi të bëjë vettingun e kandidatëve. Që këtej e tutje kandidatët e LSI nuk do jenë kurrë peng i së kaluarës së tyre me të cilën mund të kërcënohen dhe të marrin pastaj vendime që nuk janë në të mirë të askujt.
Nuk mund të ketë zgjedhje në Shqipëri pa dalë para drejtësisë shkaktarët e blerjes së votës. Rama po përgatitet për zgjedhjet e parakohshme dhe për emrin e kryeministrit tjetër. Për ne, e rëndësishme është që të hapen negociatat e integrimit””- tha Kryemadhi. (TemA)
O ti hale shlyefsh deri ne palce tr keqiat qe i ke bere ketij populli me babazine tende , o sharabajke e pangopur.