Mediat e turpit: Japin përgënjeshtrimin e Zenit, pa dhënë lajmin

18 Mars 2019, 10:58Sociale TEMA

Shkëlzen Berisha, ka reaguar 3 ditë pas vendimit të publikuar të Gjykatës së Floridas, e cila rrëzonte padinë se për të ishte gënjyer, për përfshirjen në krimin shtetëror të Gërdecit.

Reagimi i Shkëlzen Berishës është publikuar nga të gjitha mediat, shumë prej të cilave e kishin edhe si lajm të fundit.

Dhe mirë kanë bërë, pasi bëhet fjalë për një çështje të nxehtë, ku djali i ish-kryeministrit akuzohet për përfshirjen në vrasjen e 26 personave dhe plagosjen e qindra të tjerëve.

Por, për turpin e tyre, këto media nuk dhanë me asnjë rresht, lajmin për vendimin e Gjykatës së Floridas.

Në asnjë vend normal, madje edhe në ato të botës së tretë, nuk ndodh që mediat të japin përgënjeshtrimin e lajmit, pa dhënë më parë lajmin.

Vetëm në Shqipëri ndodh kjo, që japin përgënjeshtrimin e Zenit, pa dhënë lajmin që e detyroi atë të reagojë.(TemA)

9 komente në “Mediat e turpit: Japin përgënjeshtrimin e Zenit, pa dhënë lajmin”

  1. Likja says:

    Ka zgjidhur qesen.

  2. prind says:

    KAZAN e kane shume pak t’u thuash, mjere shqiptaret qe helmohen perdite nga keta plehra. Shqiptaret duhet t’i abondonojne , asnje klik llumit mediatik, une personlisht kam pak kohe qe kam filluar ta zbatoj. Lexoj vetem Mero Bazen, e meriton te degjosh te vertetat nga lapsi jot.

  3. Moni says:

    Ore Edi Rama eshte llum si te tjeret, kush me pak e kush me shume. Por ama etiketimin « kazan » per mediat shqiptare e ka shume te goditur.

    1. Maksimi says:

      Jo mor jo Edi Rama nuk eshte llum si te tjeret. E gjithe Shqiperia e di qe Edi Rama eshte kryeministeri me i mire i ktyre 30 viteve sepse po e trego puna dhe jo llapaqenet e mediave si Lulushi e Sali Serbi qe jane shitur me kohe tek Rusia, Serbia dhe Greqia. Se po te ishte ndryshe Edi Rama kishte ik me kohe.

  4. Vatra says:

    Po pse habiteni 90 % e medias Shqipetare dhe e gjithe Media e djathte eshte e blere nga exponent Ruso-Greko-Serb qe te perçajne Shqipetaret siç kane bere per mira vite. I kane krye agjentet e tyre Sali Serbin, Lule Byshen, dhe Ilir Floririn.

  5. kasem hysenbasha says:

    Kjo verteton me se mire, se mjafton te paguash dhe mediat botojne cfaredo lloj lajmi…. pra, mediat jane teresisht pa kontroll

  6. Berti says:

    – Basha: Si t’ia bej ketij djali! Me mbeti ne dore!
    – Zeni: He more, se do te kaloje edhe kjo si te tjerat!
    – Basha: Mire e ke ti, por cfare te bej me pare. Te rezoj Ramen apo te merrem me ty tani.
    -Zeni: Merru me mua, se Rames i rruan bythen ti!

  7. Black Eagle says:

    Te gjitha parate qe u perfituan te gerdeci ishin mall i sklleverve shqiptare qe punonin ne bujqesi 10-12 ore ne dite dhe pa orar dhe te dielen dhe pa pushim e kushte mjerane dhe nuk kishin buke te hanin,hanin buke misri me lakra,sepse me parat e bujqesise bliheshin arme dhe beheshin bunkere, I perdori saliu per te shkaterruar vendin ne1997 pasi dinte se duhet te jepte dorheqien dhe si mbetej gje tjeter , plus si serv qe eshte I shkatrroj ushtrin shqiptare e cila ishte guri i kandarit qe mbante nen presion serbine per te mos shfarrosur kosovaret dhe kjo ju kthye ne bumerang sepse Kosova u clirua edhe me ato arme, dhe se fundi donte tja jepte djalit te tij si nje cifligar gjith pasurine qe do fitojhej nga ato armatime qe kishin ngelur dhe do shiteshin. DREJTESI DREJTESI DREJTESI , PER EVOLIM.

  8. drino says:

    KETU MEDJAT NUK JANE KAZAN POR GROPA SEPTIKE OSE E THENE TROC GROPA MUTI…. sigurisht jo te githa por jane shume….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje