Vrau të atin dy vjet më parë në Tiranë, rrëfehet 29-vjeçari: Kërkonte që ta ndanim bashkë gruan time

19 Mars 2019, 21:02Kronika TEMA

Në Shqipëri regjistrohen shumë krime të rënda në familje, por ky rast i pazakontë bëri shumë bujë në fund të vitit 2017.

Një 29-vjeçar u arrestua pasi vrau babanë e tij. Selman Aliaj ka dalë në gjyq të martën në Tiranë, i akuzuar për vrasjen e Fejzi Aliajt në dhjetor të vitit 2017.

Ky krim tronditi opinionin publik për shkak të motivit.

Siç dëshmoi të martën në sallën e gjyqit prokurori i dosjes së 29-vjeçarit Selman Aliaj, i cili mësohet se vuan nga disa probleme me dëgjimin dhe të folurën, ngjarja ka ndodhur për motive morale.

Nervat e të riut duket se nuk kanë mbajtur më, pasi i ati, siç ka dëshmuar i pandehuri, i ka kërkuar që pasi i biri të martohet, të ndanin së bashku intimitet me gruan e të birit, pasi Fejzi Aliaj ishte pa bashkëshorte.

Ai ishte divorcuar disa herë për shkak të natyrës konfliktuale që kishte.

I riu ka dëshmuar para grupit hetimor se kjo ka qenë arsyeja që ka çuar në goditjen me mjete të forta të të atit.

Më pas, i riu ka hedhur trupin e të atit në ujërat e liqenit të Farkës.

Jeta për të nuk ka qenë e lehtë, pasi jetonte me një prind që e dhunonte fizikisht e psikologjikisht dhe merrte çdo vendim për të, duke përfshirë këtu edhe fejesën pa dëshirën e tij.

Ky ishte dhe shkaku pse mes tyre nisën debatet, që arritën deri në krimin e rëndë.

Megjithatë Selman Aliaj nuk po ndëshkohet nga familjarët e tij.

Ata e kanë ndjekur në të gjitha seancat, duke i paguar edhe një avokat. Vetë Aliaj u shfaq i qetë dhe aspak i penduar u shfaq para togave të zeza të Gjykatës së Krimeve të Rënda, raporton ABC News.

Familja, bashkë me mbrojtjen, pretendojnë se gjendja psikologjike e të pandehurit në momentin kur i mori jetën babait të tij ka qenë e rënduar, pikërisht për arsyet që ka dëshmuar 29-vjeçari para grupit hetimor.

Krimi i rëndë ka ndodhur më 22 dhjetor të vitit 2017.

Pas një debati të ashpër, Selman Aliaj qëlloi me çekiç babanë e tij e më pas trupin ia hodhi në liqenin e Farkës.

Në vendin e ngjarjes ishin vetëm ata të dy.

1 komente në “Vrau të atin dy vjet më parë në Tiranë, rrëfehet 29-vjeçari: Kërkonte që ta ndanim bashkë gruan time”

  1. Bekim Peja says:

    Njeriu duhet të mësoj ti ndan të mirën ??me ata që i ka afër.
    Shqipëria e shqiptarëve vdekje tradhtarëve ??.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje