Alarm kuqezi, Sadiku lë në mes stërvitjen dhe Shqipërinë pa sulmues

20 Mars 2019, 14:46Sport TEMA

Duket se zgjedhjet e gabuara që ka bërë Kristian Panuçi në krijimin e listës së kombëtares po i kthehen në një bumerang trajnerit të përfaqësueses shqiptare, i cili do të përballopjë përsëri në situatë emergjence Turqinë, edhe pse këtë herë kishte në dispozicion më shumë alternativa nga të zgjedhte. Grumbullimi i shumë alternativave në prapavijë dhe lënia në plan të dytë të elementëve të sulmit, duket se do të ndikojë në ekip, pasi aktualisht, Shqipëria nuk ka në dispozicion asnjë sulmues të mirëfilltë në formën optimale.

Problemeve të Balajt që në ditën e parë të grumbullimit u janë shtuar sot edhe ato të Armando Sadikut. Ky i fundit ishte planifikuar si titullar nga Panuçi, por nuk ka mundur të mbyllë seancën e paradites për probleme fizike.

Në këtë mënyrë, çdo plan i Panuçit për të bërë provat e një rreshtimi taktik ka dështuar, pa sulmuesit në dispozicion, ndaj është mjaftuar me lojëra brenda grupit pa dhënë sinjalizimet e para për taktikën dhe emrat që do të përdorë të premten.

Nëse Sadiku e Balaj nuk riaftësohen për ndeshjen e të premtes, me refuzimin e Albacetes për Manajn, duket se zgjidhja e vetme e Panuçit përveç aktivizimit të Uzunit ose Grezdës si të avancuar, do të jetë që të afrojë sulmues nga U21. Kandidati më i mundshëm është Xhakomo Vrioni të cilin e kishte pjesë të kombëtares edhe në grumbullimet e mëparshme.

3 komente në “Alarm kuqezi, Sadiku lë në mes stërvitjen dhe Shqipërinë pa sulmues”

  1. arberbrooklyn says:

    me objektiv ju lutem , eshte sadiku jo messi e ronaldo, alarm kuqezi thua se po behet nami , iku sadiku do vij tjetri qe ka gjetur duka ndaj rrini te qete per teatrin e kukullave .

  2. Franci says:

    Te gjithe shqiptaret kane kohe qe e kane kuptuar qe Panuçi eshte tranier i paafte.Ai do ta shkaterroje totalisht ekipin tone kombetar.Çuditemi me Duken….ai duhet ta kishte shkarkuar qe kur e nxori ne vendin e fundit ne Lidhjen e Kombeve.E sigurte qe edhe ne keto eleminatore ne dy vendet e fundit do jemi.Mund te kete ndonje pazar midis tij dhe Dukes.

  3. Bk says:

    Shume mire! Panuci eshte i qete se mbas disfates me turqit e ka justifikimin. Kisha mendimin se per jstifikime dhe pretekste ne shqiptaret jemi te paret, por jo. Panuci eshte kampion bote. Rrezik te rrihemi edhe nga Andore dhe ai do ta gjeje justifikimin duke filluar si zakonisht me shprehjen e vertete qe fajin e kam une, por….. Dhe Duka do vazhdoje ta mbaje se i intereson nje tip karakteri si ai i Panucit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje