Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, njëkohësisht edhe kapieteni i skuadrës, Elseid Hysaj, ishte në krah të trajnerit Kristian Panuçit, në konferencën për shtyp në prag të duelit të nesërm kundër Turqisë.
Mbrojtësi i skuadrës së Napolit, deklaroi se synimi i Shqipërsië është ta nisë me fitore fushtën e ndeshjeve eleminatore të Europianit.
Hysaj komentoi dhe përjashtimin e Thoma Strakoshës, për të cilin tha se duhet të jetë më i qetë dhe të kuptojë gabimin.
“Sulmuesit që ka Turqia i vlerësojmë, por Shqipëria ka mbrojtës që luajmë në Serinë A dhe jemi mësuar me sulmues me kualitet, siç i ka edhe Turqia. Jemi përgatitur për ta përballuar sulmin e saj në këtë ndeshje.
Grupi që kemi është fantastik, sepse njihemi me njëri-tjetrin, kemi kohë që luajmë bashkë. Atmosfera është mjaft e mirë në grup. Ndjesia është shumë e bukur për faktin që do të luaj në shtëpinë time dhe do të jem kapiten.
Nëse është nevoja të luaj në një rol tjetër, mbrojtës i majtë, do ta bëj patjetër. Kam luajtur edhe më parë në këtë rol.
Për Strakoshën nuk është se vendosim ne futbollistët, vendosin drejtuesit. I kam thënë të jetë i qetë dhe të kuptojë gabimin që ka bërë. Kush gabon, duhet ta paguajë. Duhet të kthehet më i fortë në të ardhmen”, deklaroi Elseid Hysaj. (TemA)
Nuk e di se si jane cunat e tjere te mbrojtes, por kete Hysajn e kam pare ne loje.
Kunder Juventusit, Napoli luajti me 9 vete se njerin e nxorri albitri me karton te kuq, ndersa Hysaj ishte hija e vetvetes. Per mendimin tim, ishte lojtari me i dobet ne fushe. Turku Emre Can e beri fertile duke e kaluar dore per dore. Nuk ka faj Kapelo qe e ka lene ne stol.
Ancelotti,po nejse.
Strakosha i duhet Shqiperise ne kete ndeshje. Panuci te mos denoje Shqiperine, dhe te gjeje forma te tjera per te kritikuar e denuar Strakoshen qe nuk demtojne kombetaren. Veri gjobe financiare, apo vere te laj halete e stadiumit per nje jave, por jo te mos luaje
filluat brylat , duhet te luaj etriti, ai i sherbeu dukes per ne izrael qe beri si nevrikar , duhej 3-0 ndeshja , aq ishte luajtur , me pas perseri banda e bythqimave vet mjekercjapi mavraj me skocine , mori katronin e kuq , te behej sa me e besueshme humbja , dhe keto pislliqe shperblehen ne kete menyre, keta legena nga 33/34 vjec ju ka vajt bytha ne gardh, e i zene vendin brezit te ri , te gjatin do mari nga turqia ketu lahen te gjitha .