Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës, Juliana Latifi, dje, gjatë prezantimit të raportit vjetor, tha se gjatë vitit 2018 ky institucion ka hetuar tregun e kolaudimit të makinave dhe transportit ajror.
Pas përfundimit të hetimit në koncesionin e kolaudimit të makinave, Latifi u shpreh se kompania “SGS Albania” ka abuzuar me pozitën dominuese dhe për këtë i është kërkuar Ministrisë së Infrastrukturës që të kryhet liberalizimi i tregut.
“Komisioni i Konkurrencës, pas një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm në tregun e kontrollit teknik të detyrueshëm të mjeteve rrugore, ka konstatuar abuzimin me pozitën dominuese të ndërmarrjes ‘SGS Albania’ dhe ka vendosur gjobitjen për shkelje të konkurrencës, në masën 5,69 për qind të xhiros totale të ndërmarrjes për vitin paraardhës financiar 2017, gjobë e cila është ekzekutuar”, u shpreh Latifi.
Referuar raportit vjetor, Autoriteti, ndër të tjera, rekomandon edhe rishikimin e afatit për kolaudimin e makinave.
“T’i rekomandohet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë si vijon: liberalizimin e tregut në drejtim të ofrimit të këtij shërbimi, duke përfshirë edhe ofrimin e shërbimit të servisit, sikurse e ofron pjesa më e madhe e vendeve të Bashkimit Europian.
Rishikimin e manualit teknik dhe sidomos të afatit të testimit të mjeteve për t’u pajisur me certifikatën e kontrollit teknik”, thuhet në raport.
Autoriteti i Konkurrencës për situatën e krijuar i është drejtuar me një sërë rekomandimesh Ministrisë së Transportit, por ato nuk janë marrë parasysh.
“Kemi bërë rekomandime për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, si në rastin e koncesionit të SGS, kolaudimit të makinave, ashtu edhe për koncesionin e Portit të Durrësit në kaladën lindore.
Për të dyja këto raste kemi dhënë rekomandime për ndryshime të kuadrit ligjor. Por nuk janë marrë në konsideratë nga ministria.
Kemi dhe disa shkresa zyrtare që i kemi dërguar këtij institucioni, por nuk kemi pasur ndryshim të situatës”, u shpreh Juliana Latifi, kryetare e Autoritetit, raporton Panorama.
Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj, tha se koncesioni i kolaudimit të makinave është një turp, i cili nuk ka përmirësuar investimet dhe nuk ka ulur kostot. Kryetari i Komisionit, Ahmetaj, i kërkoi Autoritetit të Konkurrencës që për rastet kur qeveria nuk reagon, rekomandimit t’i përcillen Kuvendit.
“Koncesioni i kolaudimit të makinave është turp. Ju keni marrë një qëndrim, keni vendosur një gjobë, e cila është e drejtë. Pra, përveç investigimit fillestar, Autoriteti duhet të kryejë një monitorim deri në investigim të prishjes së atij koncesioni.
Pra, një praktikë monopol, që nuk përmirësoi radhën dhe nuk uli koston. Duhet të dilni me propozime konkrete për ndryshimin e këtij tregu për Kuvendin, që më pas do t’i përcillen qeverisë”, u shpreh Ahmetaj.
Ahmetaj u kujtua tani qe nuk eshte minister.
Shteti me i poshter i gjith botes. Te gjitha pa perjashtim keto 28 vjet .korrupsioni galopant ne cdo cep te shqiperise. Kemi marr fund kemi kapitulluar si shtet…por qe ka akoma budalla qe ju shkojne mbrapa monika baxhelles. Edhe vraseve te gerdecit edhe kriminelave te PD e lSI turp turp pupupu shqiptare hapni syte mos u genjini me kto maskarenj…po eshte e vertet duhen demostrata ne cdo cep te shqiperise sepse. Edvin palla po e shkaterron shqiperine njesoj si PD
SGS eshte nje shoqeri kriminale e mbushur me hajdute…… Shteti duhet urgjentesisht te vere dore per ta liberaliziar tregun, boll me kompanite hajdute te Sali kriminelit….
Nuk e keni keq me SGS, por ne fund te fundit vlera e kolaudimit ka qendruar fikse dhe nuk ngre shume peshe, por si ti behet me shoqerite e sigurimeve qe jane marre vesh e kane caktuar çmime monopol. 17000 leke. Edhe kur per dekada te tera nuk ke bere asnje aksident. Te gjithe siguruesit po aty.
Si mundet te heshti autoriteti i konkurences?!
o zot . Po na vjen keq .
U lindëm në shtet e me shtet dhe me ndryshimin e sistemit , jo kaq vjet , por do kalojnë edhe 28 vjet , e më duket se do vdesim të gjithë pa shtet .
Se mos eshte vetem ceshtia e kolaudimit ne gjendje mjerane..
Cdo istitucion kontrollues shteteror( kolaudimi eshte shteteror por eshte dhene me concension) ne shqiperie eshte ne gjendje mjerane…
Nuk ka ndryshuar asgje pervec etikes se folurit….mjerrimi eshye ulir kembekryq.
Ndersa nga ana e berejes se kontrrollit jemi sketerre…kemi ngelur tek metodat e enverit.
Nuk kontrrollohet qumshti tek fabrika por i korkojne cdo fukarai qe e shet ne dyqanin e tij anilizen e qumshtit…thua se qushti shitet i hapur dhe me ate kanacen qe kishte dy viza,nje per gjysem liter e nje per nje loter…mjerimi vazhdon.
Vete te nxjerresh nje karte indetiteti( DETYRIM THEMELTAR SHTEROR PER TE PAISUR SHTETASITE TIJ ME DOKUMENTA INDETITETI) dhe pret ne shi e ne debore dhjete dite…mjerimi vazhdon.
Sherbimi urban nje tjeter detyrim shteteror,nuk ka asnje ulje per invalidet,per pensionistet,per studentet,per prinderit me mbi tre femije etj etj…mjerimi vazhdon
Vete ne polici te ankohesh,asnje smerret me “hallin” tend,plus talljet nga polic-ligji…mjerimi vazhdon por polici te flet me etike.
E drejte e qyterave te perdorin vend parkimim ne ane te rrugve,SEPSE QYTETI I PERKET QYTETARVE DHE JO BASHKISE,por ja qe edhe rruga ne qenka me pagese…mjerimi vazhdon
Eshte cdo institucion,cdo qelize e ketij shyeti eshte kancerrogjene,e vetmja gje qe ndryshon eshte sa eshte perqindja.
AH TE QIFSHA SHTETIN QE KEMI ,PO NUK KAN TE NGOPUR DUKE VJEDHUR POPULLIN KETA SHKERDHATA ,NA MARIN LEKET DHE NA LEN NE RADHE SI QENER ,ÇA ESHTE KY KOLAUDIM VIT PER VIT ,GJITH BOTA E BEN NJEHER NE DY VJET PO KETA SKAN TE NGOPUR ME TE VJEDHUR
oooh qfar do thoni me liberalizim per kualidimin e makinave,10 mij lek nen dor dhe makina eshte ne gjendje qe te qarkulloj 1 vit neper ruget e shqiperis time dhe me aksidente te pa falshme qe merren jet njerzish .un qe po ju shkruaj jam nje shqiptar qe kam marr te drejten e kualidimit te makinave ne nje vend te europes para 4 vitesh kam biznesin tim personal ne ket shtet dhe kualidoj rreth 1500 makina ne vit.por kur kam marr diplomen para 4 vitesh un jam betuar qe nuk do te neglizhoj ne punen time te perditshme ,por e keqja me e madhe eshte se kam shum shqiptar qe vijn per me kualiduar makinat dhe ne thon .he mor burr se jemi shqiptar, ma jep letren e kualidimit.po ky nuk e kupton se e kam biznes personal dhe qdo gje qe mund te ndodh per ndonje aksident firma dhe vula eshte e imja.dhe qdo aksident qe mund te ndodhe ne radhe te par shikohet gjendja teknike e makines,pastaj vijn te tjerat??????????? dhe nqs gabimi del teknik pra nga neglizhenca e servisit arrij deri aty sa me hiqet e drejta e kualidimit pra eshte qdo gje e kentrolluar nga shteti,por jo te lebirlizohet kualidimi.dhe te behet kasaphane , me respekt APK keurinsstations *schans*
jetova 25 vjet ne europ korupsion si ky sme kan zene syt kontroll 1 here ne vit kur egjith bota e ka 1 here ne 2 vjet…dhe po nuk le dengun me para tek kroskoti skalon makina fillojn vuajtjet te ter ata qe e quajn veten inxhinjera hyjn pa brek ne byth dhe dalin super miliardera per nje vit ..kurse sjellja e tmershme kujtojn se njerzit jane skllevrit e tyre,,,,,po keshtu edhe per siguracionet te pakten ne bot ka mbi 1000 mije kompani me cmimet qe ku te leverdis e ben ,,ne kohen e partis se punes vertet merje 5 mije lek operacionet falas dhembet falas shtepit falas te gjith punonin dhe ne fund e pije dhe nje bire me nje shok ..kto 30 vjet nje tmer per kete popull na iku jeta smban me kurizi…edhe nje gje ne parlament duhet pa tjeter te ket parti komuniste sic ka e gjith bota dhe populli mos te ngrihet per partit por per hallet e tij boll me me keta hora