Një shqiptar është dënuar me 15 vite burg pasi u shpall fajtor për shitjen e 40 kg kokainë nëpër rrugët e Londrës.
Lodvik Guraj, 33, me banim në Greenford, Londër kishte përdorur më shumë se 42 telefona për të kryer shpërndarjen e lëndës narkotike tek përdoruesit.
E gjitha kjo, brenda një periudhe 18 muajshe.
Mediat britanike shkruajnë se Guraj kishte arritur të nxirrte 1.6 milionë paund nga kokaina që u shiste klientëve në Londër dhe në juglindje të Anglisë, dhe me këto të ardhura bënte jetë luksoze.
Kur hetuesit sekuestruan celularin zbuluan video në të cilat ishin filmuar pushimet luksoze dhe makinat e shtrenjta me të cilat lëvizte.
“Guraj ishte justifikuar duke thënë se ishte përfshirë në këtë trafik të shpërndarjes së drogës së Clasit A për të paguar një borxh të madh” shkruan media britanike.
Guraj u arrestua në dhjetor 2017 dhe hetuesit zbuluan dhe 14 persona të tjerë të cilët merreshin me shpërndarjen e lëndës narkotike.
Por falë hetimeve ofruam evidenca të qarta se Guraj po përfitonte nga të ardhurat e shitjes së drogës së klasit A” tha Neil Ballard, një dedektiv, raporton RTV Ora.
Sipas tij Guraj ishte koka e këtij rrjeti shpërndarësish të drogës në të gjithë Londrën.
Nuk eshte as i pari as i fundit shqiptar qe merret me droge. Por shqiptaret medioker kane nje zakon te keq sapo kapin lek me droge ( ky ketu kishte nxjerre gati 2 milion euro) fillojne jeten luksoze sipas fjale sone te urte “u be deti kos ,lyejne dhe bythen”. Me ato pare ishte kthyer ne Shqiperi dhe jetonte per gjithe jeten pa rene ne sy. Keshtu eshte bere nje pjese e buxhetit te Shqiperise qe pastaj mendojne politikane per ta grabitur. Sa kohe qe ne perendim droga ecen sepse perndimore pa droge nuk rrine dot edhe shqiptaret nuk ja pertojne per ta shitur. Sepse te merresh me “Shkence” apo te besh business te paster e te ndershem e legal ne shqiptaret s’kemi durim. Jemi popull gjaknxehte dhe inatcinj.
“Pse vetem perendimore te jene te pasur jo more ,s’jane buraa me te mencur se ne ata”. Ne shqipot dua te bijem te fleme te varfer dhe te nesermen te gdhihemi te pasur”. Na mungon durimi dhe vullneti. Ne fund te fundit “derisa ka droge pse duhet ta vrasim mendjen”
I varfer dikur dhe i varfer tani