Kuqezinjve nuk u mungon mbështetja e shqiptarëve të Kosovës

22 Mars 2019, 17:02Sport TEMA

Fakti që Kosova ka një përfaqësuese të vetën tashmë, nuk e ka zbehur aspak interesin e shqiptarëve të Kosovës, për të ndjekur Kombëtaren Kuqezi, jo vetëm nëpërmjet ekranit, por edhe kudo ku luan.

Kështu sot në Shkodër, Supersport foli me disa tifozë që kanë udhëtuar nga Mitrovica, por edhe nga Suedia, enkas për të mbështetur Kombëtaren Kuqezi të Panuccit, në sfidën hapëse të edicionit eliminator Euro 2020, përballë Turqisë.

“Jemi këtu enkas për këtë sfidë. Jemi nisur rreth orës 8:00 të mëngjesit dhe kemi mbërritur para pak minutash në Shkodër. Ka edhe shumë tifozë të tjerë që po vijnë nga Mitrovica, por edhe qytete të tjera të Kosovës. Besoj që stadiumi do të jetë plot dhe atmosfera shumë elektrizante. Shpresojmë që të marrim fitore sot”, tha njëri prej tifozëve.

“Shpresoj që të marrim 3 pikët. Besoj se do fitojmë 3-1. Unë dhe shoku im, kemi ardhur nga Suedia. Jemi pjesë e grupit “Tifozat kuqezi” dhe e kemi ndjekur gjithmonë Kombëtaren Shqiptare. Le të shënojë kush të mundet, ne vetëm shpresojmë të marrim 3 pikët”, tha një tjetër tifoz.

1 komente në “Kuqezinjve nuk u mungon mbështetja e shqiptarëve të Kosovës”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje