Turqia, trajneri Gunes: I njohim shqiptarët!

21 Mars 2019, 20:44Sport TEMA

Lajmi i mirë për Shqipërinë, i keq për Turqinë. Sulmuesi i ish-skuadrës së Cikalleshit, Istambul Basaksehir, Kahveci, është dëmtuar në stërvitje dhe nuk do të luajë ndaj kuqezinjve, duke u kthyer te klubi i tij.

Ndërkohë, trajneri Senol Gunes, që këtë vit ka marrë drejtimin e përfaqësuses turke, pasi më parë ishte te stoli i Besiktasit, e prezantoi këtë ndeshje “për t’u fituar!”.

Aiu ndal edhe te forca e Shqipërisë dhe tha se “të dy skuadrat besoj e njohin njëra-tjetrën. Ne i njohim ata, ata na njohin ne. Do të jetë një ndeshje e vështirë, por duam t’i fitojmë të gjitha”.

“Në Grupin tonë të gjithë duan të fitojnë, ndaj nuk mund të mos mendoj për 3 pikët. Djemtë janë të motivuar. Përçarje në kombëtare? Jo, aspak! Në klube sigurisht që ka, por në kombëtare nuk ekziston”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje