Gjatë konferencës për shtyp të dhënë në Shkodër, përveç trajnerit të Turqisë, ka folur edhe kapiteni Emre, një njohje e vjetër edhe e Serie A.
Mesfushori sot është 38 vjeç, por kurrësesi nuk dorëzohet. Madje, ai shprehet se nuk do të tërhiqej kurrë.
“Edhe 50 vjeç, nëse do të më thërrisnin, do të vija të përfaqësoja vendin tim, kombin tim. Jap gjithçka për këtë fanellë”.
“Na presin dy ndeshje të vështira, por duam t’i fitojmë dhe të marrim gjashtë pikë. Shqipëria është misioni i parë.
Nuk do të jetë e lehtë, por jemi përgatitur ashtu si duhet. Kombëtarja është një nder për të gjithë ne.
Edhe më të rinjtë besoj se do të paraqiten mirë. Duam të hapim një cikël”.
Kombin tim? Eshte e provuar qe ky eshte turk me kombesi shqiptare.Duhet theksuar se jeniceret ishin shume te rrezikshem,sepse ne perberje kishte shume shqiptare turq,sidomos ne fushatat ne arberi,dergonin me deshire shume shqiptare-turq,sepse ishin me barbare se te tjeret kunder vellezerve te tyre.Si nuk doli nje gazetar shqiptar ta provokonte kete jenicerin,se a eshte e vertet qe ka origjine shqiptatedhe si e ndiente veten ne shqiperi,tja ulte pak ate patriotizmin turk.Do te melqente shume ,qe ne fushe ta provokojne ata tonit,srpse Emre ne gjen eshte akoma shqiptar,dhe mundesia te reagoje si i tille eshte shume e madhe.
E pse te mos e fitojme ne shqipetaret europianin,cfare kane keta legene me shume se ne pos zhvillimit ekonomik,ushtarak e kulturor.