Panucci kthehet në identitet, gradon titullarët e tij

22 Mars 2019, 11:48Sport TEMA
Panucci kthehet në identitet, gradon titullarët e tij

Numri një i stolit na la një shije shumë të keqe në kualifikueset e Nations League dhe tashmë duhet të rikthejë sërish entuziazmin për ndeshjet e kombëtares. Takimi i radhës dhe i parë i kualifikueseve është kundër Turqisë. Një kundërshtar i kalueshëm!

Tekniku ka zgjedhur dhe formacionin që do të hedhë nga minuta e parë në fushën e lojës. Në portë do të jetë Etrit Berisha, ky i fundit nuk ka konkurrencë, pasi Thomas Strakosha humbi grumbullimin për shkak të vonesës dhe nuk e kapi në kohë avionin.

Mbrojtja do të përbëhet me 4. Në të djathtë Elseid Hysaj, qendra do t’i besohet Gjimshitit që po luan si titullar te Atalanta dhe Ismajlit. Në krahun e majtë pritet ta nisë nga minuta e parë Frederic Veseli që ka gjetur vazhdimësinë me ekipin e Empolit. Ai është më i avantazhuar se Naser Aliji.

Mesfusha do t’i besohet eksperiencës me Xhakën dhe Abrashin që do të jenë shkatërruesit tanë. Memushaj mbetet i avantazhuar për fanellën e titullarit, pasi mesfushori i Pescaras është në formë mjaft të mirë. Krahët e sulmit nuk kanë shumë dilema, pasi dhe mungesat bëjnë të veten. Uzuni dhe Grezda janë vendosur si titullarë. Ata duhet të furnizojnë Armando Sadikun që ka peshën e sulmit në shpatulla.

1 komente në “Panucci kthehet në identitet, gradon titullarët e tij”

  1. kujtesa says:

    Per mendimin tim,aktivizimi qe ne minuten e pare i Lorenc Trashit,do i bente shume pune krahut te majte.
    Shpejtesia dhe siguria e tij,do te benin qe finalizimi i krosimit ne fundoren e majte,ti jepnin shume avantazh Sadikut ne lojen ne zonen e 16 metrave te kundershtarit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje