Panucci e injoroi, shqiptari bën postimin prekës përpara ndeshjes

22 Mars 2019, 19:41Sport TEMA
Panucci e injoroi, shqiptari bën postimin prekës përpara ndeshjes

Taulant Seferi nuk u grumbullua nga Christian Panucci, por megjithatë, ndryshe nga Lenjani dhe sherri i tij me italianin, ka publikuar nje mesazh zemre:

“Në momente të vështira, mbështetja dhe përkrahja duhet të jetë më e madhe dhe pa kushte. Sot, Kombëtarja jonë dhe e të gjithë shqiptarëve ka nevojën më të madhe për ne. Shqipëria, Kosova, Ilirida dhe Diaspora sot më shumë se kurrë duhet të frymojë kuqezi.

Sot nuk jam fizikisht me Kombëtaren dhe nuk mund të ndihmoj Kombëtaren, por shpirtërisht sot jam në fushë, te çdo futbollist dhe në tribunë te çdo tifoz. Forca Shqipëri! Fito për ne, fito për të gjithë.

Fito se je më e mira! Shpresoj dhe i lutem Zotit, që në ndeshjet e radhës të jem në fushë, duke derdhur djersë e gjak për fanellën dhe flamurin më të bukur në botë.

I juaji Taulant Seferi ??”

1 komente në “Panucci e injoroi, shqiptari bën postimin prekës përpara ndeshjes”

  1. bashkimi says:

    RRESPEKTE TAULANT , kta lojtar na duhen qe japin shpirtin per fanellen , shiko e mso panuç leri pazaret , ky esht SHQIPTAR i vertet , rrespekte per TAULANT SEFERIN , se keshtu abandonuam dhe sulmusin SHQIPTAR te maqedonis qe po ben namin me maqedonin dhe marim lojtar me miq e me pazare , po nuk u largua ky kurva shijakut nga kryesia e FSHF , kurr nuk do bejm prokopi , ky e ka mendjen si ne kohen e PPSHs italia italia dhe na çau k,,,n me komentatoret italian duke naj servirur per trajnera , ky haleja dhe turpi jon armand duka , RRESPEKTE TAULANT SEFERIT I UROJ ME TE MIRAT E BOTES NE KARRIER SE E DO ME SHPIRT KOMTAREN DHE NGJYRAT E FLAMURIT , RRESPEKTE .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje