-Muzikanti që i bie me saksofon 170 himneve, midis tyre edhe himnit tonë-
Nga Fuat Memelli
Gjatë një udhëtimi me tren në Boston, po ndroja linjën e trenave jeshilë në stacionin “Park Street”. Tek po prisja trenin e rradhës, pashë një djalë të ri zezak që po i binte saksofonit.
Para kishte vendosur “arkën” e tij- një kovë të madhe plastike, ndërsa në disa mbajtëse drase, kishte ngjitur disa copa kartoni ku ishin stampuar flamuj të shteteve të ndryshëm.
Në fillim nuk e kuptova pse kishte gjithë ata flamuj. Ai e kuptoi interesimin tim dhe më pyeti:
-Nga je?
– Nga Shqiparia, i thashë.
– Ja ku e ke flamurin shqiptar, më tha dhe filloi t’i bier me saksofon himnit tonë.
Unë mbeta i shtangur kur dëgjoja një zezak t’i binte himnit tonë. Si gjithëmonë himni ynë na zgjon emocione, veçanërisht ne mërgimtarëve.
Himni dhe flamuri ynë kombëtar, janë dy simbolet tona më të çmuara që na mbushin me krenari dhe emocione.
Pasi mbaroi së rëni himnit tonë, u afrova te kova dhe nga kënaqësia që ndjeva, i dhashë 5 dollarë. I kënaqur, zezaku më falenderoi. E pyeta si e quajnë dhe më tha se e kishte emrin Venmo-Jante Samuel dhe ishte 25 vjet. E kishte mësuar në You Tube himnin tonë dhe himnet e tjerë. –Sa himne di t’u biesh?- e pyes unë. -170, më tha.
Është vërtet një shifër shumë e madhe. Pas meje erdhën “klientë” të tjerë dhe i riu vazhdoi t’i bier himneve që kërkonin.
Pas pak mbriti treni jeshil dhe unë vazhdova rrugën ku isha nisur. Ky rasti i “biznesmenit” me himnet dhe flamujt e shumë vendeve, më futi në mendime. Njeriu po ta vrasë mendjen, gjen mënyra jetese. Dhe ai e kish gjetur “çelsin” e biznesit në mënyrën e vet. Siç dihet Amerika është vend emigrantësh dhe ai duke ditur dobësinë e tyre për vendet nga kanë edhur , e kishte gjetur “shkëndijën” për t’i prekur. Dhe i prekte vërtet. Kush më shumë se himni i vendit tënd , mund të ngjallë aq emocione!
LOTËT E NJË STUDENTEJE
Ishte hera e dytë në kryqëzimin e trenave të linjës jeshile, në stacionin “Park Street” në Boston, që takoja personin i cili i binte 170 himneve kombëtare.
Që larg dëgjova tingujt e saksofonit dhe thashë : ai do jetë! Në atë stacion kam parë edhe muzikantë të tjerë, por jo me saksofon. U afrova drejt vendit nga vini tingujt. Vërtet ai ishte: djali zeshkan afro dy metra i gjatë.
Ashtu si herën tjetër, kishte përpara “arkën” e lekeve- një kovë të madhe si dhe flamujt e vendeve të ndryshme të botës. Prita të plotësonte dëshirën e personit që ishte para meje për të dëgjuar himnin e vendit të vet.
Më në fund erdhi rradha ime.
-Jam nga Shqipëria, i thashë, dhe dua himnin e saj. Kam qënë edhe herë tjetër tek ty.
-Me kënaqësi , m’u përgjigj, por filloi t’i bjerë jo himnit tonë.
–Ky nuk është himni shqiptar, i thashë.
–E di, u përgjigj ai, por më parë desha t’i bie dy këngëve shqiptare që kam mësuar kohët e fundit. Dhe i ra me saksofon dy këngëve të bukura aq të përhapura në mjediset shqiptare: “Xhamadani vija-vija” dhe “ Vallja kosovare”.
-Ku i ke mësuar keto?- e pyes i çuditur.
– Kam njohur një djalë nga Kosova dhe ai m’i ka mësuar. Pastaj i ra himnit tonë, i cili më zgjoi sërish emocione, ashtu si gjithëmonë kur e dëgjoj.
Por, surpriza e kësaj rradhe te ky muzikant rruge, nuk mbaroi me kaq. Pas meje po priste një vajzë e re të dëgjonte himnin e vendit të saj. Nga saksofoni jehuan tingujt që u kërkuan.
Vajza nxori telefonin dhe e filmoi. Pastaj hoqi syzet dhe filloi të fshijë lotët. E pashë këtë skenë e u preka. U afrova dhe e pyeta nga ishte.-Jam nga Kolumbia. Vendi im ndodhet në Amerikën e Jugut.
Jam studente. Nuk kam shkuar qysh kur erdha këtu me studime dhe më ka zënë malli.
-Mos u mërit, i thashë, të gjithë ne emigrantët prekemi kur dëgjojmë himnet e vendeve tona.
–Si e ke emrin? – e pyeta.
-Sara, më tha. Ndërkohë kishte mbritur treni im dhe duhet të ikja. Nuk mora dot më shumë të dhëna për këtë vajzë që u përlot duke dëgjuar himnin e vendit të saj. I urova suksese dhe ika.
E gostita edhe muzikantin e u largova. Kam dëshirë ta takoj përsëri djalin zezak, të dëgjoj himnin e vendit tonë, përsëri e përsëri…
Kush e di sa skena prekëse do ketë parë ai duke i rënë 170 himneve të ndryshme të botës, të regjistruar në memorjen e tij….
Interesant dhe fantastike . muzikant i zgjuar.ka me u perhap si biznes por duhet me qene muzikant i mire me mesu kaq shume himne.
Falemderit muzikantit ,por kujt ti jepet mundsia ti mesojne, KUQ E ZI.Do ishte madheshtore.
Nuuuuuk thuhet zezak sepse eshte ofendese, por nje djale me ngjyre, I lezecem shkrimi.
Dakord por mos thuaj zezak…
10 komente te njejte me 10 pseudonime ke bere,jo zezak…po XAX meqe e paske kaq merak LOL
Nuk quhet zezak se ka mbaru koha skllaverise, quhet i zi!
Afrikano amerikan.Ky eshte emertimi zyrtar ne USA dhe Canada per zezaket.
‘Zezak’ tingellon pak denigruese. Mund te kishe thene ‘i zi’ ose ‘me ngjyre’.
Jo zezak, more Fuat, ti jeton edhe ne Amerike, e duhet te mesojme nga ju. Thuhet “njeri me ngjyre”, perndryshe e fyen dhe ata 5 dollare te shkojne kot…
Shkolla shqipe “Foleja e Shqiponjave. ” ne Calgary ne Kanada, sot visitoi kopeshtin botanik qe eshte Brenda nje gradacele ne qendren e qytetit. Aty Ishte nje piano dhe njeri nga femijet, Drinor Ugzmaili, kerkoj leje te luante hymnin tone ne piano. Te mallengjyer shijuam hymnin ne Calgarin e largest.
Pershendetje Fuat MEMELI nga Devolli.
Je i madh…
ose….zeshkan…tingellon me bukur.
Himini – kur është fjala për himnin kombëtar të një shteti, si në këtë rast – shkruhet me të madhe. respektojeni dhe ju (zoti F. M.) thjeshtë duke zbatuar normën drejtshkrimore! Pa të vënë në dukje një thes me gabime të tjera, ke 40 vjet që shkruan dhe…
Sna the a i ishte e mire kolumbiania? I more nr e tel?
Eh mor Fuat cna kenaqe me ket artikull.
The rrofte Pena por me shpjego cfare domethene zezak?si nuk te vjen Pak turp qe perdor akoma keshtu termash,pale pale duhet te na dalesh dhe ne gazete.Turp!!!!
politika shqiptare fle ne gjum,,,,
shko takoje prap.. e prap… se te paska pelqy shume “saksofoni”.
Shkrim I persosur dhe I sinqerte. Une mendoj qe shprehja zezak nuk eshte perdorur per ofendim. Ndoshta eshte munduar te pektheje black ne shqip. I zi ose zezak eshte i njejti mbiemer ne Shqip. Me kujtohet kur lexoja romane 30-40 vjet me pare, shkrimtaret perdornin fjalen zezak per black. Tani kohet ndrydhojne dhe ndoshta fjala zezak mund te jete hequr nga qarkullimi. Gjithsesi, te arrish te kuptosh nese Fuati e perdorte fjalen zezak per keq, duhet nisur dhe nga kontesti ku e perdor. Ne kte shkrim ka vetem emocine te forta per flamurin, hymnin dhe respekt per djaloshin me ngjyre. E pamundur me duket mua te kete bere gabim me dashje.
Adi
teper emocionuese po sikur te ishte ky edvin ziu zezaku jone me penel dhe te pikturonte flamurin e cdo vendi ,ata qytetaret i thone nga vijne dhe ky u pikturon flamurin e vendit te tyre ,nuk do ishte me piktor i deshtur…sa emocionuese
Jo Fuat jo zezak ka te drejte nje komentuesi qe qenka prekur aq shume sa ka thene te njejten gje ne 10 komente me emra te ndryshem.
Emertimi i sakte eshte bythzi ose XAX LOL
Interesante dhe mallengjyese. Flmndrit per shkrimin z.Fuat!
Ju qe merreni me “afrikano-amerikan” apo”zezak” shkoni qeroni ca plonca.?
Epo domosdo !
Zezaku hymn zezaksh do knoj.
?