Shuhet i fundit i ahengut Shkodran! Mbrëmjen e se hënës mbylli sytë në moshën 84 vjeçare një tjetër xhevahir i këngës popullore qytetare, Shyryqi Alushi.
Sëmundja e rëndë që e dergji në spital javët e fundit ku familja apeloi për ndihmë, e mundi zërin e veçantë që për vite me radhë na shoqëroi në gëzimet familjare dhe veprimtarinë artistike kombëtare.
Shyqyri Alushi lindi në Shkoder me 10 Maj 1934 dhe rrjedh nga një familje me tradite në këngën popullore.
Në 1956 këndon këngët e para popullore në koncertin me rastin e inagurimit të kinema “Republikës” në Shkodër. Për një kohë të gjatë këndon si këngëtar nëpër dasma dhe ambjente të tjera, ndërsa në vitin 1974-1986 këndon si këngëtar profesionist pranë Estradës së Shkodrës deri sa doli në pension.
Ka marrë pjesë në të gjitha festivalet dhe koncertet e organizuara në Shkodër si dhe në të gjitha përfaqësimet e folklorit muzikor shkodran në festivalet folklorike kombëtare dhe në Kosovë. Ka marrë pjesë gjithashtu edhe në shumë turne ndërkombëtare si në Rumani, Portugali, Turqi, Francë, Gjermani, Mali i Zi etj. Më 1984 i jepet titulli “Artist i Merituar”, në vitin 1996 në festivalin e këngës popullore qytetare i jepet “Çmimi i Karjerës”.
Me rastin e 65 vjetorit të lindjes, Bashkia e Shkodrës i jep titullin “Krenaria e Qytetit”. Gjatë gjithë jetës së tij artistike ka marrë edhe shumë çmime dhe dekorata të tjera.
Në Shkodër të gjithë i thërrasin “mjeshtri i ahengut shkodran”. Ndër këngët e arta të repertorit të tij përmendim: “Thotë lulja për lulen”, “Kur natyra kenka veshur”, “Nëpër fusha në kodrina”, “Pranvera filloi me ardhë”, “T’parën herë kur jena pa”, “Eni more shokë”. Regjistrimet e tij muzikore janë kryesisht pranë Radio-Tiranës dhe Radio-Shkodrës. Homazhet do të mbahen të mërkurën në drekë në hollin e teatrit “Migjeni”.(oranews)
Nga vjen fjala aheng dhe a i pershtatet llojit te muzikes popullore ose asaj te kultivuar qytetare. Po ja le dashamiresve to Shyqyri Alushiit ta gjykojne. Po habitem perdite e me shume me nivelin skandaloz te cirakeve qe punojne ne shtypin e sotem ne Shqiperi.
Po shkrujeni mire emrin, e ka pas Shyqyri, jo Shyryqi.
Nje keq ardhje per humbjen e ketij artisti te madhe te ahengut Shkodran.Nje falenderin per kenaqesine qe na ka dhene nder vite.dhe nje ngushllim per familjen e tij.
po fjala pedonale nga vjen leni prrallat ,ngushellime familjes te madhit Shyqyri Alushi i perjetshem qofte kujtimi i tij.
I prehte shpirti ne paqe margaritarit te kenges popullore shkodrane.Shqiperia dhe sidomos Kosova do e kujtojne gjithnje zerin e mrekullueshem te bilbilit shkodran.
Vetem pak njerez e dine qe Shyqyri Alushi ishte me origjine te hershme nga Berati.
RIP Shyqyri Alushi ?