Nga plumbat e ’91-shit te kinematografia italiane: Historia e aktorit shqiptar të “Squadra Antimafia”

12 Mars 2019, 18:32Kulturë TEMA

Aktori i njohur shqiptar, Kastriot Shehi, ishte i ftuar pasditen e sotme në “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, për të ndarë historinë e jetës së tij dhe karrierës në kinematografi e teatër.

Ai tregoi vështirësitë e largimit nga Shqipëria në kohën e trazirave, në vitin 1991, duke e cilësuar si vendimin më të guximshëm, që ndryshoi rrënjësisht vazhdimësinë e jetës së tij.

Kastrioti pranoi se fillimi kishte qenë shumë i vështirë për të, madje 6-7 vitet e para kishte punuar kamarier për të siguruar të ardhura.

Më pas kishte marrë vendimin për të realizuar ëndrrën e tij, duke filluar shkollën për teatër.

Prej asaj kohe, çdo gjë ka shkuar mirë për aktorin nga Durrësi, i cili është i njohur për pjesëmarrjen në disa seriale të famshme italiane, si “Squadra Antimafia” apo “Intelligence”.

Vlen të përmendim se, kohët e fundit, Kastrioti po angazhohet edhe në projekte shqiptare, si në teatër, ashtu dhe në kinematografi.

1 komente në “Nga plumbat e ’91-shit te kinematografia italiane: Historia e aktorit shqiptar të “Squadra Antimafia””

  1. Rrumpalla says:

    Po ku pati plumba në 91 o gazetar koqe. Pyet Meron? Se ai e di më mirë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje