Nga Kristo Mërtiri
Një nga një, dy nga dy e grupe-grupe, kokëulur e syrrëmbushur rrethuan një shtëpi të thjeshtë krutane : Do përcillnin për në banesën e fundit një burrë 55 vjecar, një mjeshtër duarartë, një punëdashës jo dosido, një mjeshtër rrobaqepës, një shpirt humanisti të rrallë, Met Bakiun e vegjëlisë ! Njeriun që vështirë mund të gjesh qoftë edhe një familje ku të mos ketë provuar e ndierë përkushtimin dhe sedrën e tij profesionale, merakun e vërtetë e të pastër si krojet e asaj treve të bekuar në histori. Populli vetë di kë nderon e respekton. Aq më shumë kur rrënjët mbahen fort në themele mirësie dhe në fise të qëruara herët nga ligësia e prapësia. Rrënjë që mbahen gjallë në breza nga sjellja e puna e paqme, pa hile, pa dredha e ferra.
Ustai e njeriu i mirë, Met Bakiu, shprehej shkurt e kthjellët si “orator social” origjinal, pa klithma e mburravecëri provinciale : “-Edhe lakmia e madhe të bën të lig”…Ai nuk i shiti kurrë rrobat dhe lëkurën në kurriz të zanatit që e dashuroi aq shumë. Prandaj i shikonte njerëzit drejt në sy e si shërbyes serioz ndaj secilit që kërkonte ndihmë, sidomos në ngjarjet e shënuara të jetës së tyre.
Vite të tëra, me aftësitë e tij të admirueshme qytetare e profesionale, ai u shtonte nurin nuseve e dhëndurëve të Krujës. Mjaft nga këto cifte, nuk mund të mungonin në përcjelljen e tij të parakohëshme e aspak të rëndomtë. Por edhe të rinj e të reja që dikur ishin qëndisur e stolisur nga duart e Metit, kur shkonin në shkolla të larta apo kur fillonin punë për herë të parë. Kështu mbylli sytë përgjithmonë edhe Shabani i paharruar, i ati shofer ambulance që luftoi tërë jetën për lehtësimin e plagëve dhe të sëmundjeve urgjente të njerëzisë në Krujë e rrethina. Edhe kur doli në pension, nuk rrinte dot duke numëruar tespihet. Një ditë prej ditësh u shua nën degët e një ulliri të mocëm…Vendalinj e jabanxhinj, nuk e harrojnë dot rrëfimin e tij sarkastik e humoresk për dembelët e dembelizmin : “Kishin futë një dembel në thes dhe po e cojshin me e mbytë. Kalon një udhëtar dhe u thotë:
-C’ka kini në thes ?
-Nji dembel.
-Ku po e coni ?
-Me e mbytë, se nuk i duhet gja kujt.
-Mos e mbytni, se do ta marr unë.
-Po c’ka do t’i japësh me hangër ?
-Do t’i jap arra.
Sa i dëgjon dembeli këto fjalë, e pyet që nga thesi :
-A i ke të thyeme arrat ?…”.
U ndrittë shpirti të dyve, atje ku prehen krah për krah, babë e bir !
Troku i vecantë i makinës qepëse të famshme të Metit, ka ditë që hesht e kullon dhimbje për mjeshtrin e kostumeve, për njeriun e mirë që lumturohej nga urimet e falenderimet e bashkëqytetarëve para e pas dasmave dhe gëzimeve të tjera në jetë. Tani, me siguri nuset dhe dhëndurët fringo, do të trokasin jo pa emocion tek dy vëllezërit e tij rrobaqepës, Xhafer e Fatmir Bakiu. Ndërsa bashkëshorte Merita, mësuese e palodhur, do vazhdojë të ndricojë mendjet e fëmijëve krutanë me Dritën e Diturisë. Pa lënë mënjanë Meleqin e shtrenjtë, djalin student në Tiranë…
Por mua, vec të tjerave, dy arsye të forta më detyruan të ulem e të hedh në letër këtë meditim në Festën e Novruzit. Së pari, në memorien e lexuesve të shumtë brenda e jashtë Shqipërisë, gati 3 vite më parë, zuri vend edhe ai lajmi i kobshëm për autobuzin e mbushur me gra vizitore nga Vlora, që në pak minuta u dogj e u shkrumbua aksidentalisht në mes të qytetit të Krujës. Krisën e u canë gurët e drurët. Vetëm emërmira fatzezë Violeta Pashaj nga Selenica, shoqja jonë e paharruar në Shkollën Pedagogjike “Pandeli Sotiri” në Gjirokastër, mjerisht nuk u shpëtoi dot flakëve përvëluese ! Mandatën e saktë e morëm vesh tepër vonë. Nuk e meritonte kurrë atë fund të tmerrshëm…Gratë e tjera shpëtuan, falë Met Bakiut me shokë që thyen në kohë rekord xhamat dhe dyert e mbyllura e të skuqura të autobuzit. Falë edhe motrës doktoreshë, Verës që ka parë nga afër kasaphanën e vdekjen me sy. Ekskursionin e organizonte një Kishë në Vlorë. Por heroi i vërtetë e fjalëpakë, ishte dhe mbeti Meti. Madje, krahu i tij i majtë (djegur në përleshje me flakët), herë pas here pikonte dhimbje fizike e shpirtërore. Deri vonë sa iku në atë botë…
Së dyti, sic thoshte shpesh ustai krutan, e mira me shokë dyfishohet, hidhërimi përgjysmohet ! Kur mbëritën nga Tirana kushërinjtë e dashur (vëllezërit Gazmend, Arben e Abdyl Bakiu), u befasuan natyrshëm : Ceremoninë nderuese të përcjelljes e shoqëronin jo vetëm hoxhallarë. Në krah të tyre ishin edhe dy priftërinj ortodoksë ! Veprim sa njerëzor e qytetar, por edhe me prush mëmëdhetarie. Nderim i rrallë mes qindra vetëve në mort. Nderim që ndoshta sfidon pa zhurmë e bujë mjaft fjalime politikanësh e analistësh megalomanë për bashkëjetesën fetare në vendin tonë. Njerëzit e mirë, të thjeshtë e gjithnjë “shpirt njeriu”, zakonisht u qëndrojnë disi larg tribunave partiake e shtetërore. Vecanërisht Meti, që nuk ishte as politikan e as deputet hijerëndë, as zyrtar i lartë e as nëpunës në administratën shtetërore. Miku im, Dyli, kur e pyeta parmbrëmë te rruga “Tefta Tashko Koco”, i ra shkurt e bukur, vetëm me një fjali kuptimplote përtej fjalisë dëshirore :”-Iksha si Met Bakiu në Krujë !”…
Keto shkrime te krijojne ndjenja te bukura miresie, te dashurise per njerzit e mire, te perjetosh dhimbje per ikjen e tyre. Nje pene qe meriton respekt.
Met Bakiu, person i dashur per te gjithe ata qe e njohen. I kjofte dheu i lehte. Faleminderit gazetarit te ketij shkrimi qe na e solli sot prane Metin tone.
Shkrim qe te emocionon. Ne miqte e tu, krenohemi me ty Kristo.
Shkrim mediokerr per gazetari.histori e dhimshme por asgje heroike te egzagjerohet dhe me emra puntoresh duararte si ne kohen e ppsh.duket qe format e edukimit kane lene pasoja tek shkrimporositesi.si ky individ eshte 80 % e popullsisr qe punon ne sektor privat dhe ha buke me djerse e mund.
O Qull Qulli,
I fshehuri pas Qullit, qenke analfabet zotrote. Meqe nuk di me shume, apo perfiton e strukesh ne gjiriz, te duket shkrimi medioker. Mire qe je analfabet e gurahedhes qe hedh helm e fsheh doren, mos dil te pakten nga ai gjiriz se qelb dynjane. Ty njerzit e thjeshte e teper human te vrasin syte, se je mesuar ne erresire, se dhe shpirt e trup i ke te zgjebosur.
Respekte per autorin e shkrimit.
Ceshte ki mo, Can culli, mi plehrash a neperke muri?
Qofte I bekuar dhe ti rrojne cka lene pas. Familje e mire , une si mbese Kruje tek ajo lagje kujtoj vetem te mira . kruja ka tradita qyteterimi qe njerezit mbase si dine . Cdo moment mendoj ghyshen dhe mamane time qe ishin aq lart ne mendime .
Qofte I paharruar kujtimi in Metit