Vettingu në polici, deputeti i PS: Garda e Republikës duhet të përjashtohet nga kjo skemë

25 Mars 2019, 11:29Politika TEMA

Komisioni i Sigurisë është mbledhur sot për të shqyrtuar projektligjin për Vettingun në polici.

Gjatë fjalës së tij deputeti socialist Pjerin Ndreu është shprehur se Garda e Republikës duhet të përjashtohet nga Vettingu.

“Unë mendoj se Garda duhet të përjashtohet nga kjo skemë e vettingut.

Garda ka një rol të shërbimeve statike kryesisht të personaliteteve të larta të shtetit dhe të homologëve që vijnë.

Ndërsa policia ka tjetër pozicion dhe unë mendoj se duhet të ndahen”, tha Ndreu.

Në Komisionin e Sigurisë eshtë thirrur për të referuar edhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.

2 komente në “Vettingu në polici, deputeti i PS: Garda e Republikës duhet të përjashtohet nga kjo skemë”

  1. Tani says:

    Garda e republikes ishte edhe ajo qe shkaktoi tragjedine ne bulevard. Jane te paret per vetting, jo te perjashtohen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje