"Der Standard": Mehmet Shehu ishte agjent britanik me kodin BAB-008, kishte në plan eleminimin e Enver Hoxhës

26 Mars 2019, 10:20Politika TEMA
"Der Standard": Mehmet Shehu ishte agjent britanik me kodin BAB-008,

“Ne shqiptarët i duam miqtë tanë me gjithë zemrën tonë dhe i urrejmë armiqtë tanë me gjithë zemrën tonë”.

Kështu ishte shprehur njëherë Mehmet Shehu, njeriu i dytë më i rëndësishëm në Shqipërinë komuniste të Enver Hoxhës.

Kjo dikotomi të menduari, tipike për kulturën politike të kohës, ishte e vlefshme edhe për të.

Natën e 17 dhjetorit 1981, Shehu vdiq në rrethana të pasqaruara sa duhet edhe sot.

Pothuajse një vit më vonë, Hoxha deklaroi se miku i tij i ngushtë për dekada në fakt ishte armiku më i keq dhe një tradhtar i egër.

Shehu kishte planifikuar në emër të CIA-s, të UDB-së jugosllave, KGB-së ruse dhe shërbimit sekret britanik (me të cilin mbante kodin BAB-008) për shumë vite me radhë likuidimin e Hoxhës, por në fund kreu vetëvrasje nga frika e zbulimit.

Vdekja misterioze e Shehut u pasua nga një fushatë për spastrimin e bandës së tij.

Ministri i Brendshëm, i Mbrojtjes, i Jashtëm dhe ai i Shëndetësisë, disa funksionarë të lartë të partisë dhe shumica e anëtarëve të familjes së Shehut u vranë ose vdiqën nëpër burgje.

Megjithatë, ‘bashkëpunëtorët e armikut’ kërkoheshin edhe në nivelet më të ulëta.

Vala e shtypjes ishte një fenomen i përsëritur në Shqipërinë komuniste, që vazhdoi edhe në fazën e vonshme të stalinizmit.

Dhe, si zakonisht në raste të tilla, denoncimet nga njëra anë dhe ritualet për sundimtarin nga ana tjetër përjetonin pikun.

Brenda aparatit të partisë-shtet pati akuza masive reciproke.

Kishte thirrje nga të gjitha anët për shkatërrimin e ‘bandës së Shehut’ dhe për zgjerimin e valës së spastrimeve tek kolegë dhe të njohur.

“Armiqtë dhe tradhtarët do i shtrydhim si limon. Ata do marrin dënimin më të ashpër,” kërkonin komunistët në bazë, ndërsa vlerësonin ‘vigjilencën’ e Hoxhës dhe ‘pastrimin e trupit të shëndetshëm të partisë’.

Delegatët e udhëheqjes së partisë, që mbikëqyrnin ‘analizat’ e kolektiveve, njoftonin për ‘shumëfishimin’ e dashurisë për partinë dhe Enver Hoxhës dhe për ‘urrejtjen ndaj armiqve’.

Der Standard

41 komente në ““Der Standard”: Mehmet Shehu ishte agjent britanik me kodin BAB-008, kishte në plan eleminimin e Enver Hoxhës”

  1. Rrufeja says:

    Shume mire qe e mesuam.. edhe me dokumenta,por perse mungon pyetja qe a vazhdojne edhe sot agjend ne rrugen e mehmet sheut?
    A eshte bledi fefziu ai qe vit per vit “kerkon” te zbardhe vetevrasien e mehmet sheut dhe le te kuptohet ne cdo emision se mehmeti ishte shpresa e “perendimint= antishqiptarve”?

  2. ¿ says:

    Flasin për të kaluarën, për të fshehur parregullsit në procesusin e integrimit në BE. Gazetar kopila

    1. Komentuesi says:

      Enver Hoxha, paska patur shume te drejte, qe ka quajtur atehere Mehmet Shehun POLIAGJENT. Kjo, dhe shume veprime te tjera te drejta te Enver Hoxhes,sot po vertetohen me dokumenta dhe fakte te pamohushme nga ato agjensi zbulimi e rekrutimi.Pra qenka e vertete,se,Mehmet Shehu paska qene i rekrutuar nga zbulimet e huaja.Enver Hoxha,partia dhe gjithe strukturat e tjera shtetrore paskan patur shume te drejte dhe dolen hapur para popullit.

      1. Ajrullah Sherifi says:

        Xhaxhi Enver një ndër Shum të pakët udhëheqës shqiptar që nuk ishte shpiun i ndonjë agjenture. Gabimi i tij ishte që ju besoi pa mas jugosllave dhe rusve deri sa më vonë u bind që ishte gabim.

  3. xha teme sateme says:

    Hahaha, te gjithe agjent dolen sipas vete komunisteve, asgjente shkruajne edhe te huajt.
    Pastaj ne themi qe ja e kane thene edhe te huajt, ate qe e thame vete ne me pare……
    ?

  4. Leon Rrapini says:

    Pse aludohet sikur Sherbimi i Fshehet i Frances ishte inaktiv ndaj krereve qe uzurpuan Frontin Kombetar (Nacionalis) dhe hoqen symbolism e Shqiponjes se zeze dykrenare the vendosen Yllin Terrorist te Kuq symbol te Luftes se Klasave”?

  5. ME EMER says:

    ZOTERINJ GAZETARE , NJE FJALE E URTE POPULLORE THOTE ; – TE SHKUARA ,TE HARRUARA ..! PRANDAJ PERSONALISHT E QUAJ “KOHE TE HUMBUR ” TE MEREM ME KETO PROBLEME QE I TAKOJNE HISTORIANEVE TE VENDIT . JAM KURIOZ TE MESOJ A KA AGJENTE SOT ?! MENDOJ SE S`DUHET TE KETE , PASI VENDIT “JU VU DINAMITI ” ,NUK KA ME VEPRA TE SOCIALIZMIT , QE TU VRASIN SYTE BORGJEZEVE , OSE E KUNDERTA , TANI AGJENTE JANE TE GJITHE ATA QE MEREN ME POLITIKE DHE ARMIQTE E DJESHEM I QUAJNE ALEATE ..! .. JU FALENDERROJ , NESE NEPERMJET SHKRIMEVE TUAJA DO TE ME NDIHMONI ..!

  6. realisti says:

    Nuk jepet ne shkrim se ku bazohet gazeta ne fjale per kete informacion. Duket se kane lexuar rraportin e KQ PPSH per armikun e popullit POLAGJENTIN Memet Shehu

    1. ben says:

      realisti-ke plotesisht te drejte. Gazeta ne fjale ka cituar informacionet e dala nga PPSH, por keto nuk vertetojne akuzat ndaj Mehmet Shehut.
      Po te kishte qene agjent i te huajve dhe te kishte dashur te vriste Enverin, Mehmeti do e kishte bere pa u menduar dy here. Ata qe e kane njohur e dine se ishte trim i cmendur.

    2. opa opa says:

      Ju dy koqet e mesiperm kerkoni dokumenta te CIA-s, qe jane te hapura tashme dhe do kuptoni se jeni KOQE KANARI ?

  7. Dollibashi says:

    Rivalitet agjentesh ne krye te shtetit shqiptar. Me qe ra fjala, po shoku enver, agjent i kujt ishte, mor aman, se e kam merak shum!

    1. bureto says:

      Se agjent i kujt ishte Enceri, lexo librin e Kastriot Myftarajt, “Jeta e fshehur e Enver Hoxhës”. Nuk është një libër ‘fiction’, por i bazuar i gjithi në dokumente e fakte nga arkivat shqiptare, italiane, franceze dhe angleze.

    2. marko says:

      Ti Dollibashi……ENVER HOXHA ISHTE DHE DO MBETET SHQIPTARI ME I PASTER ; BESES TRIM QE SE RRUANTE :::NGA ASNJE UA QINTE RROPTE TE GJITHEVE SE PSE SA ISHTE GJALLE ASNJE NUK GUXOJ TA RREZONTE PRANDAJ TI OR TRUSHKULUR MOS BEJ PYETJE FSHATARESKE PREJ IDIOTI KUR THUA ENVER HOXHA AGJENT I KUJT ISHTE !!! VETEM ENVER HOXHA NUK E ULTE HUNDEN E TE BEHEJ VEGEL E TE HUAJVE SE KETA FUNDERRINAT E SOTEM !!!!!!!!! PRANDAJ KUSHDO QE FILLON TE FLASE PER STRATEGUN E SHQIPERISE ENVER XHOXHA TA LAJE MIRE GOJEN !

  8. Brahoo says:

    Pordh me rigon. Mehmeti ishte komunisti me i zellshem edhe karshi Enverit.

    1. i relaksuar says:

      Ashtu ja desh puna dhe detyra qe i kishin caktuar …

  9. Koli says:

    Nga agjentet e profilit shume te larte Enveri i zbuloi te gjithe.Por i shpetoi agjenti i profilit te larte Ramiz Alia.Pasojat e sabotimit te tij i ndjejme akoma sot se la ne fuqi agjentin shume dinak por teveqel Salih Bisturia.

  10. s.g. says:

    Dezinformat mund të jetë se ai na doli burrë i ndershëm dhe social- liberal jo se ka punu pas shpine por anasjelltas

  11. Po pistoleten ne dore pse nuk e ka qe te kuptohej vetvrasje, apo e kane ne fotografuar pa pistolete qe te aludohet se e kane vrare ?, detaj i munguar qellimisht apo…….. ?

  12. katarakti says:

    Budallallik me brire. Mehmeti ishte po aq komunist dhe vrases sa edhe Enveri. Per me shume ai sherbeu si koburja e tij pergjate 40 vjeteve. Perplasja ngjau kur Enveri u semur, ndersa Mehmeti gezonte shendet te plote. Ishte lufta e dy gjelave ne nje kotec. Mehmetit vitet e fundit filluan t’i kendojne kenge, njelloj si Enverit. Prandaj diktatorit kjo nuk i pelqeu. Ai u tremb se emri i tij pak nga pak do te zbehej dhe meritat per luften dhe ndertimin e socializmit do t’i atribuoheshin Mehmetit. Pati po ashtu shqetesim se familja e Mehmetit do te kalonte siper asaj te Enverit. Ramizi “i bute” i jepte shume siguri Enverit per “vazhdimesine” e lavdise dhe sigurimin e familjes se tij. Prandaj kur i erdhi rasti i fejeses se Skenderit me volejbollisten e bukur Silva Turdiun ia futi Mehmetit sa krahu. Mehmeti e kuptoi se do perfundonte si Koçi Xoxe, Abdyl Kellezi, Beqir Balluku, Koço Theodhosi etj etj, prandaj ia “hoqi” vetes. Por Enveri nuk i fali as gruan qe perfundoi e çmendur ne hetuesi dhe as djalin e madh, Ladin, qe vdiq nen kabllin e korrentit. Pune kriminelesh. . .

  13. Ngarko-Shkarko says:

    Kushe eshte Drejtor dhe Redaktor i “Standard” qe ka mbetur jashte c´do “STANDARTI”?????
    NJE SHKRIM IDJOT dhe Enverist……Rrofte xhxhi Enver !!!!!!!!!!!!!!!!!!

    1. bureto says:

      Është ish gazetari i ZP, Sami Neza, djali i tezes së Berishës. Berisha mik i familjes Hoxha, i shërben ende me lajme të tilla, që reken të justifikojnë kriminelin Enver Hoxha. Histori të stërthëna këto. Nuk i vlejnë më kujt. Ata ishin kriminelë dhe do hanin kokat e njëri-tjetrit. Siç dhe pat thënë në gjyq Beqir Balluku, shoku i tyre, se, kur përplasen dy vezë njëra do thyhet, ashtu dhe në rastin në fjalë u thye ‘veza’ Mehmet.

      1. Tanguli says:

        … edhe veza Olldashi …

  14. Njuton betini says:

    Na dul edhe Met Shehu antikomunist prooperndimor a !
    Tash prisni kur t nxjerrin edhe Ver Hoxhen antikomunist,agjent t australis..
    Donte te rivendoste kapitalizmin n shqipni por se la kllasa puntore.

    1. opa opa says:

      C’a thua mor torrollak? Ishte ceshtje PUSHTETI dhe aleance, me ane te se ciles kush do e mbante pushtetin. Kujt i binte mendja per “komunist apo antikomunist”. Po keshtu eshte kur CARA si puna jote bejne te “mencurin” ?
      Sot mos kujton se eshte ceshtja kush eshte “demokrat apo antidemokrat”? O DEBIL ? ? ?

  15. Peço says:

    Bravo “Derr Standard” për burimin tënd të informacionit, domethënë gazetën “Pioneri” të kohës së qoftë largut.

  16. Tironci says:

    Ky “agjenti” paska qene mjaft i “zoti”! Ja futi vetes, mu ne zemer pa le, pastaj gjeti kohe ta vinte koken drejt fare dhe rehat ne jastek, u mbulua mire me jorgan e batanije, pa rrudha fare, e hodhi dhe revolen aty prane qe te dukej mire, dhe tha: shikoni, u vetevrava, se isha agjent. Hmmmm, ata qe njihnin Mehmetin do tu thone qe ai ishte mizor, dhe pa dyshim nuk kishte fare probleme morale, shpirterore apo frike ti vriste te tere ne byrone politike, nga i pari tek e fundit. Thjesht ai nuk parashikoi dot qe do ta vrisnin, mgjs pa se sikur po ja dridhnin si shume per punen e djalit. Ai u vra kur u mendua se si shume po e lendonin per fejesen, dhe duke e njohur, ai mundet tu bente gjemen te gjitheve. Vertet, pune kriminelesh, sic thote “katarakti”! Mehmeti more kalamaj, nuk ishte kunder sistemit. Ai ishte “sistemi”! De fakto bente ligjin. Thjesht nuk mbrojti dot veten ne kohe nga rivalet, qe i bene gropen para se ai tua bente atyre.

    Qesh me lot sa here degjoj fjale si “poliagjenti”. Dhe i CIAs, dhe i KGBs, dhe UDBse, ne te njejten kohe kur keto ishin ne lufte dhembe per dhembe per interesa globale shume me te medha me njera tjetren. Per Mehmetin ama, ishin ne nje mendje. U gjet dhe nje gazetaruc ne Der Standard te pjerdhi me shkrim idiotlleqet e “vetevrasjes” apo te “poliagjentit”. Ika tani te fshij lotet e gazit.

  17. Niko Shpiragu says:

    Mehmet Shehu ishte kriminel i klasit te pare, arrogant me vartesit dhe popullin dhe servil i skajshem ndaj Enverit. Ai ishte karierist i madh dhe kerkonte qe gjithcka ishte bere qe nga lufta e me pas ti atribuohej atij. Ishte ai qe eleminoi me akuza si tradhetare, agjente te gjithe ata persona qe njiheshin ne popull per kontribut te madh dhe i hoqi menjane duke i akuzuar per armiq. Ish bashkepunetoret e tij si Tuk Jakova, Bedri Spahiu e shume te tjere deri tek Beqir Balluku e grupi i ushtarakeve u shpallen armiq me akuza te pergatitura nga njerezit e Mehmetit si Kadri Hazbiu, kusheriri i tij, Fecorr Shqhu, patrioti i tij etj, dhe ne fund krybanditi Mehmet i paraqiste ne byrone politike dhe tek Enveri si armiq te medhenj. Mehmeti nderhynte neper burgje per te futur brenda ata qe mendonte ai dhe ka patur shume raste qe ai i nxirte nga burga disa njerez pa vendim gjykate. AI beri bunkerizimin e vendit dhe e quajti merite te madhe te tij. Ishte ai qe beri 100% tufezimin e vendit dhe influencoi tek byroja politike per ta miratuar ate. Pyetjes se Enverit se mos jemi shume te shpejtuar me kete, ai e argumentoi se tani gjendja ekonomike eshte permiresuar dhe me argumenta te tjera qe nuk eshte koha ti permendim ketu arriti qe edhe Enverin ta siguroj se kjo ishte menyra me e mire. Me punonjesit dhe me poshte ishte bere tmerri dhe cdo njeri kishte frike te dilte para tij. Per Enverin nga ana tjeter thoshte qe atje ku shkel kemba e tij ne shqiptaret duhet te veme koken. Une nuk kam fakte qe ta akuzoj per agjent, por nje karakter i till intrigues, arrogant e servil ne te njejten kohe, kriminel qe kishte vrare ne mase njerez pa gjyq dhe pa iu dridhur syri e dora, nje karierist qe eleminoi shume njerez me merita me te medhaja se te tij, eshte e llogjikeshme qe s’ka kufij per te per te arritur edhe majen me te larte te piramides shteterore dhe partiake. Duke synuar gjithcka nje person i tille kur e ka te veshtire per ta kryer ate kerkon edhe ndihmen e kujtdo qe ka mundesi ta ndihmoje. Dihet qe nga jashte ne cdo vend e sidomos ne Shqiperi ka patur shtete dhe institucione te specializuara per te ndryshuar regjimin dhe ata nuk mund te kene ndenjur sehirxhinj per ta shfrytezuar karaktrin e nje intriganti e karieristi si Mehmeti. Ne mendojme se ne kohen kur ne Shqiperi dergoheshin Agjente dhe diversante per te rrezuar regjimin ne fuqi, sigurimi i shtetit dhe kryesisht Mehmeti arriti ti kape dhe eleminoje ata ca pa gjyq dhe ca me gjyq. Eshte quajtur nje merite e jashtezakoneshme e Mehmet Shehut kjo qe beri qe Enveri e beri kryminister dhe kishte besim absolut tek ai. Pare ne logjiken e gjerave dhe fakteve, kjo u be nga shtetet e tjera me dijenine e Mehmet Shehut ku i tregohej per cdo grup me pare se kur do te vinte dhe vendin e tij ku do te hidhej me parashute dhe sigurimi i kapte. Pse do te thone disa kjo hipoteze. Perendimi u bind se as Ahmet Zogu nuk mund te sillej me ne Shqiperi se ishte diskridituar komplet dhe s’e pranonte njeri me dhe kjo do te ishte nje imponim me pasoja ushtarake, por asnje tjeter nuk ishte as brenda as jashte me influence per ta prure ne Shqiperi. Ishte shume me e lehte per perendimin te merrej kalaja nga brenda mbasi Mehmeti njihej si hero dhe duke e shpure ne udheheqje realizoheshin pak nga pak qellimet per te ndryshuar formen e regjimit qe mund te ndodhte ose duke eleminuar Enverin ose duke pritur vdekjen e tij qe sipas te gjitha gjasave mund te ishte e afert se ai ishte i semure ose edhe per kete mund te jete vepruar per ta semurur ate. Me ardhejen e Mehmetit ne fuqi do te ndodhte ndryshimi dhe kjo nuk do te kishte pasoja perplasjesh civile ashtu sic ndodhi edhe me pas ne rastin e Ramizit. Mendoj se kjo eshte llogjika e fakteve, por mbasi Mehmeti ishte shume arrogant dhe mosperfilles per te tjeret vec Enverit ne dukje, ai krijoi urrejtjen e te gjithe ish udheheqesve te asaj kohe. Ndoshta edhe Enveri e kishte kuptuar kete, dhe s’kishte si tia bente se Mehmeti kishte te gjithe shtetin ne dore dhe shume nga njerezit e tij ishin ne pozitat kyce ne shtet si Hysni Kapo, Kadri Hazbiu e tjere. Mendoj se gjithashtu ai zgjodhi ne radhe te pare te dobesoj Mehmetih duke hequr qafe Kapon qe shumica e di tashme qe ishte agjent i UDB-se e ndoshta me tej. Jo me kot qante Mehmet Shehu ne varrimin e Kapos. Gjithashtu jo me kot Enveri beri ndryshimet e medha dhe pruri njerez te tjere ne byrone Politike per te siguruar atje mbeshtetjen dhe gjerti rastin tek fejesa e dajalit te Mehmetit per t’i dhene goditjen e madhe. Ai nuk e mendoi se do te ndodhte vetvrasja dhe e shtyu mbledhjen per te hequr dyshimet ne parti e popull, por e nenvlehtesoi faktin qe Mehmeti e kuptoi qellimin e mbledhjes sepse e kishte mizen ne kesule dhe nuk mund ta linte vehten qe ti ndodhte ajo qe ai u kishte bere te tjereve. Vetvrasja eshte me e paranueshmja se edhe femijet e tij kane kete opsion, por une mendoj se ai u vetvra edhe me urdher te inteligjencave te huaja per te mos zbuluar te verteten, ose ne se ai s’ka patur kurajon ta bente vet, mendoj se kete e ka bere vet e shoqja, Fiqireti me doren e saj ose ndonje agjent i urdheruar nga ajo, sepse ajo ka qene ne fakt agjentja numer 1 dhe nen urdherat e saj vepronte Mehmeti, Hysniu, Kadriu e te tjere. Ajo ka qene e lidhur qe ne kohen e Dushan Mugoshes me UDB-ne dhe qe ne ate kohe Dushani jepte urdhera tek Mehmeti dhe tek te tjere nepermjet asaj. Kujtoni masakren ne fshatrat e Lushnjes ku Mehmeti kishte plan te vrieste te gjithe roberit e kapur balliste, por i erdhi urdheri i Dushanit nepermjet Fiqiretit qe te pushkatoheshin vetem ballistat e fese muslimane dhe ashtu ndodhi. Edhe lidhja e Mehmetit me Fiqiretin eshte bere me urdher te Dushanit sepse shume partizane te vjeter tregojne se Mehmeti fliste per te keq dhe me fjalet kurve e me tej. Eshte e padyshimte qe Enveri do ta kishte denuar me vdekje Mehmetin, por nuk iu dha mundesia se veprimet per te mos u dorezuar ai tek Enveri ndodhen me pere dhe kjo e terboi ate. Fakti qe ai edhe trupin ia degtisi, tgregonin nje urrejtje te jashtezakoneshme qe ka nje njeri i rangut te larte kur mer vesh se njeriu me i afert i tij ne pune dhe per te cilen ai ka folur me superlativa si heroi me i madh i Vendit te del armik. Pra, per mendimin tim, eleminimi fizik i Mehmetit nuk u be nga Enveri jo se ai nuk do ta bente por atij iu dogj ky shans me pare, gje qe shkaktoi edhe urrejtjen aq te madhe qe u manifestua me pas. Ne te njejten kohe Perendimi kishte pergatitur si variantin nr, 2 ardhjen e Ramiz Alise dhe kjo ndodhi me pas mbasi edhe Enveri nuk dyshonte fare tek ai dhe ne te njejten kohe ishte shume i semure deri sa edhe u largua perfundimisht nga jeta.

  18. Askushi says:

    He he heer haaaA..
    ???
    Sot jan bo t gjith agjent t t hujve.
    Cdo shqiptar osht nji agjent i t hujve.
    Se shifni sesi jan shqy sumsh shqiptarqiqt ?
    Komb agjent!
    Pleq gra burra fmij ,t le e t pale ala,t gjall e t dekun bashk.
    t gjith jan agjent t kutdo agjensije spiunore qe do ti rekrutonte.

    Gjení ne spiuneri jan malokt.
    Talente jan kosovart.
    Te prirur per spiuna jan tan shqiptart.
    Kenga e spiun trathtarit.
    Spiunove fqinj e miq
    Tradhetove dhe atdhe
    Shite shokt per asgje hiç
    Shqipetar pa nder pa fe.

  19. Koba says:

    Pordhe me Rigon.Po te kishte dashur Mehmet Shehu likuidimin e Enver Hoxhes ,ka patur 1000 raste .Ne Fakt Ai e ka dashur dhe Respektuar.Ne kete mes ka hyre Intriga per te lene Pasues Ramiz Aline qe e Pordhi Shqiperine dhe Ekonomine.Per dijeni mehmet Shehu do ta kthente Zhvillimin Ekonomik ne Favor te Lulzimit te Tij(Jo te Lulzim Sumkapucit)

  20. Koba says:

    Pordhe me Rigon.Po te kishte dashur Mehmet Shehu likuidimin e Enver Hoxhes ,ka patur 1000 raste .Ne Fakt Ai e ka dashur dhe Respektuar.Ne kete mes ka hyre Intriga per te lene Pasues Ramiz Aline qe e Pordhi Shqiperine dhe Ekonomine.Per dijeni mehmet Shehu do ta kthente Zhvillimin Ekonomik ne Favor te Lulzimit te Tij(Jo te Lulzim Sumkapucit)
    Po cfare ke Mo Z.Moderator.Keto te dhena i kam nga njerez qe kane punuar prane Ish Kryeministrit Shqiptar

  21. Komentuesi says:

    Enver Hoxha, paska patur shume te drejte, qe ka quajtur atehere Mehmet Shehun POLIAGJENT. Kjo, dhe shume veprime te tjera te drejta te Enver Hoxhes,sot po vertetohen me dokumenta dhe fakte te pamohushme nga ato agjensi zbulimi e rekrutimi.Pra qenka e vertete,se,Mehmet Shehu paska qene i rekrutuar nga zbulimet e huaja.Enver Hoxha,partia dhe gjithe strukturat e tjera shtetrore paskan patur shume te drejte dhe dolen hapur para popullit.

  22. EJ says:

    BAB008?????
    Jo mor jo……do ta ketë pasur (BAB) ALE ALE 007??
    Mehmeti bëri plot karlliqe, por ishte një nga njerëzit më trima që ka parë Shqipëria. Ai u eleminua nga sigurimi i shtetit me urdhër të Enver Hoxhës. Enveri vuante nga skizofrenia dhe I dukej se çdo njeri që kishte vërdallë përveç gruas dhe fëmijve donte që ta eleminonte, kështu që vrau dhe shokun e tij më të afërt e më të besuar
    Nëse qëllimi i Mehmetit do të ishte që të eleminonte Enverin, Enveri do kishte nja 70 vjetë që do kishte cofur.??

    1. Niko Shpiragu says:

      Z. Baboo…. Mendoj se zbulimet e huaja kane kerkuar nga Mehmeti qe te eleminoje fizikisht Enverin, por vet Mehmeti nuk e ka bere kete dhe une jam dakort me ju ne kete pike. Po perse nuk e ka bere Mehmeti kur ashtu sic thoni ju ai mund ta kishte bere kete fare lehte. Mehmeti nuk ishte budalla qe te bente varrin e tij pas kesaj. Ai { Mehmeti} nuk kishte asnje influence ne Shqiperi vec tek disa miq te tij qe i kishte prure nga dhite e i kishte bere zabite. Ne se ate e respektonin njerezit e benin se mendonin se ai ishte krahu i Enverit. Bile edhe ne fshatin e tij dhe ne disa fshatra pereth ne Mallakastren e siperme ku ai kishte influence, nese ata vetem ta dinin thjesht se ai nuk ishte dakort me Enverin e trdhetonin dhe e luftonin ashper. Ndersa ne krahinat e tjera ai s’kishte shans te kishte qofte edhe ndonje pasues ne se ishte kunder Enverit. Enverin edhe nje polic i bllokut ose gardist mund ta vriste, por pasojat do te ishin te jashtezakoneshme me pas. Mos harrojme se ajo qe vendos ne fund eshte ushtria dhe komandant i saj ishte Enveri dhe jo Mehmeti. Ky ishte shkaku qe Mehmeti beri dosjen e Beqir Ballukut dhe ushtarakeve te larte si armiq dhe arriti ti demaskoje dhe te bindin edhe Enverin per kete. Ai {Mehmeti } u be minister i mbrojtjes dhe atehere ai u forcua per te vepruar, por prap ai mund te bente dicka kunder Enverit tani dhe nuk veproi. Kjo ndodhi se e gjithe ushtria ishte me Enverin dhe vet Enveri ishte komandant prap i saj. Por edhe ne se Ushtria do te paralizohej ne se vritej Enveri gje qe ishte pothuajse e pamundur, cfare do te bente Mehmeti me popullin qe do te ngrihej i teri dhe do ta zhdukte qe oren e pare qe do vinte ne pushtet. Keto i dinte shume mire Mehmeti dhe i ka sqaruar dhe boset e tij. Ne se vritej Enveri, nuk kishte shans per Mehmetin tjeter vecse nderhyrja e jashteme ushtarake, por dhe kesaj nuk i dihet se nuk ishte e lehte te luftoje me nje popull. Keshtu rruga me e mire ishte te priste vdekjen e Enverit dhe keshtu vet populli duke menduar se ai ishte njeriu me besnik do ta kerkonte qe ai te ishte zevendesuesi. Mirpo fati nuk e deshi qe ti buzeqeshte se gjerat ndodhen ashtu sic i dime ne dhe ky kriminel shkoi ashtu sic i takonte. Edhe nje here nuk ishte e veshtire per Mehmetin qe te eleminonte fizikisht Enverin, por llogarite nuk i dilnin per mire dhe ai zgjodhi rrugen me me pak rrezik.

      1. Kurianjaku says:

        O Niko! Po plakesh, or i uruari perëndisë. Çke që lodh vehten me marrëzira të tilla. Ishe shumë më i lumtur kur drejtoje fermën në Rroskovec dhe merreshe me mbarshtimin e derrave. Ti e ke të qartë, or vëlla, se të merresh me çdo lloj derri është shumë më çlodhës se të merresh me qeveritarët tanë të çdo kohe. Ndaj pirdhi mu në ta, rrëkëlle ndonjë gotë (megjthëse kam marë vesh se e ke lënë atë të uruar raki) dhe ngrihe deri në kup të qiellit magnetofonin për të dëgjuar muzikën brilante të Yannis-it.

      2. Dashnori-Goces MPJ-tme says:

        @@Shpiragu???????Replikoj ato qe thoni…
        1-Nje “Poliagjente” vRETE VETEN NE Krevate..dhe prete qe te ta heqin Zvarre si Qen diten tjeter pa u Mbushur 24-Ore???
        2-Mehmet Shehu ishte BURREE me Tope…dhe Trime, si dhe i Sholluar 5-gjuhe te Huaja…ate Nuk e beri Krye-Minister Enver Hoxha Direkte..por Hoxha u Trembe nga Russet, sepse i bene Sovjetiket Presjon, sepse Enveri kishte 4-ter Poste..
        3-Enveri e “Beri” Kryeminister por ja Kishte Friken….dhe i kerkoj BESNIKERI, kur erdhi Puna e Ndarjes nga Russet me 1961-shin…Po TE Donte Mehmeti e kishte Rrezuar Enver Hoxhen….por i Qendroj Besnike kur erdhi Puna ne ndrajen Finale nga Ruset..TREGOJ KARAKTERIN E SHQIPETARIT QE I THOTE TE Huajit IK qIU:::
        4-Ka shume Fakte dhe Rrethane qe “Vetevrasjen” e Mehmetit e vene ne Dyshim 100%…Vrasja e Mehmetit u kerkua ne radhe te pare nga Agjentura Serbe UDB-ja se Mehmeti ishte Arkitekti i Planit per Clirimin e Kosoves me Arme te Ushtrise Shqipetare “Shperthimi”..Plane qe u Deonspirua nga Udheheqja Shqipetaare,…por kush e Dekonspiroj..kur per Dijenin e tij dinin vetem 3-vete:Veli Llakaj Shefi i Shtabit te Ushtrise , Mehmet Shehu..(U VETEVRA)..si dhe ENVER HOXHA???Perfundimet i dashur @Shgpiragu i dini vete..KLM

  23. Arben says:

    Dihet se sistemi diktatorial ne vitet 42 u krijua nepermjet dredhive,pabesive e dhunes nen drejtimin e jugosllaveve ruseve dhe personalisht te E.Hoxhes,I cili sa konsolidonte pushtetin gjente menyren te prishej me aleatet e tij (jo te shqiptareve) . Kete rruge ndoqi edhe me bashkepuntoret e tij me te ngushte shqiptar e te huaj duke filluar me Q.Stafen ne vitin 1942 e duke mbaruar me M.Shehun e K.Hazbiun me 1983, pra enverit i kaloi jeta 40 vjet duke zbuluar agjente e tradhetare .Sa ka vujtuar ky njeri? Nuk ja vlen te diskutohet nese Mehmeti ishte agjent apo jo. E gjithe ajo kaste qe futej ne gjirin e tyre ishin agjente dhe shpifarake,dikush nga frika,dikush nga kurthet,nga varferia,nga padijenia, e te tjere nga gjenetika. Pra mund ti beje te gjithe shqiptaret tradhetare nqf te futnin ne rreth. Njihet kjo menyre veprimi ne ate kohe. Por e njejta metode armiqsh e tradhetaresh vazhdon te perdoret per fat te keq edhe ne post komunizem, nga sunduesit here-here edhe me keq.

    1. uhahahaaaaaa says:

      Komuniset erdhen ne pushtet ne fund nentori 1944!
      Mbaro shkollen fillore njehere o Arben gallatisti

  24. ShkoDrani says:

    Traplleqe diletantesh. Ne vitin 1986, London Review of Books boton nji shkrim te John Halliday, i cili ben njelidhje interesante mes Arben Putos, qe vetem disa muaj pas vrasjes se ishkryeministrit satrap, botoi nji liber bazuar mbi dokymentet qe kishte gjetur ne arkivate hapura britanike dhe vdekjes se Mehmet Shehut. Por konkluzioni eshte qe Shehu nuk ishte agjent, por thjesht ai mendohej nga britaniket si alternative e pranueshme ndaj Hoxhes.
    Lexo citimin qe vijon: “In post-war Albanian politics, any dispute, whether over internal or external policy, has always been given a foreign dimension (reflecting both traditional Albanian xenophobia and Stalinist practice). All Hoxha’s liquidated colleagues – and they are many – were denounced as agents of some foreign power. Shehu’s polyglot and internationalist past lent itself to the longest chain of alleged foreign masters. Hoxha derided Western and Yugoslav reports that there had been a shoot-out as ‘a scenario modelled on westerns with gunfights which occurred in the saloons at the time!’ – but, of course, this was also the Albanian way of doing things. ‘Old Mehmet’ lost the toss, and got a bullet in the head. Not because he actually was a British agent, but because the British named him as a good man to lead the movement to topple Hoxha – and that was more than enough for Hoxha to decide to bump him off.”

  25. tony says:

    Mehmet Shehu ishte koburja qe perdori Enver Hoxha gjat gjith sundimit te tije! Vrau denoi masakroi beri si deshi me porosi te Enverit.
    Kur Hoxha e pa veten drejt falimentimit sic bejne mafja eliminoi faktet, provat sepse ato do flisnin. Kjo ka bere qe Hoxhes nuk i gjindet asnje urdher per krimet qe ka bere gjate historise komuniste. Persa i perket se ishte agjent Anglez vlen per te thane se ai as ne banjo nuk shkonte pa u kontrolluar.Sherbimin e jashtem e kontrollonte Hoxha nepermjet UDB Ja jepnin informacionin te plote.ai paguante per kete!

  26. Gent says:

    Ne autopsine qe i eshte bere ne ate kohe ai kishte dy plumba ne koke dhe sot mediat qesharake pro komuniste qe jetojne akoma ne Shqiperi nxjerin mbas 38 vjetesh perralla me mbret ….

  27. alal says:

    Artikullshrues
    Kur nuk di mire gjermanisht pse mer pesiper te perkthesh artikuj gazete. Fjalite lidhore i ke perkthyer ne deftore.
    Autori i artikullit thote akuzat Enverit per Memetin dhe jo mendimin e tij. Ai si e sheh eshte shqiptar nga Maqedonia
    Jo Shehu kishte planifikuar por
    qe Shehu te kishte planifikuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje