Nga Roland Luçi
Rezultati te genjen, morem tre pike ndaj principates se Andorres, me ndihmen e amatoreve-lojtare te saj, dhe vetem kaq. Te tjerat jane statistike.
Te ishte akoma Panucci, edhe sot mbas asaj paraqitje qaramane do te thirrej ne kor “vaffanculo”, por meqe ai nuk eshte me, duhen NDRYSHIME, REFORMA, LEVIZJE shumeplaneshe duke filluar nga kampionati kombetar e deri te Perfaqesuesja si pasqyre e tij dhe jo e importit sporadik te elementeve nga jashte qe pak i lidh me Shqiperine, ashtu si duhej te ndihej i lidhur nje patriot me Kombetaren e vendit te vet.
– Duhen vendosur gjithshka mbi baza legale duke i dhene fund informalitetit te futbollit ne vend,
– Duhet gjetur forma perkatese e administrimit dhe pronesise se Klubeve te futbollit me mekanizmat perkatese te kontrollit si brenda tyre (jam shprehur dhe konkretisht disa here per kete pike), ashtu dhe nga jashte nepermjet organeve perkatese qeveritare dhe Federates se Futbollit duke penguar kumarxhinjte milionere te zaptojne perfundimisht futbollin, duke minimizuar bastveniet, shitblerjet, allishverishet qe vetem ata qe duhet ti ndalojne, nuk i shohin, bile i injorojne. Ketu e kam fjalen edhe per Prokurorine e shtetit.
– Duhen ri-ingranuar ne Kampionatin Kombetar metropolet urbane dhe sportive shqiptare, bile menjehere, fillimisht duke rritur ndjeshem numrin e ekipeve pjesemarrese ne Kampionat ne menyre qe atij ti hiqet petku fshataresk dhe te riveshi ate qytetar, tradicional, popullor.
– Rikonceptim i punes se FSHF dhe organeve te specializuara te saj si Komisioni mekatar i Disiplines dhe sektorit po aq mekatar te arbitrimit, me synim popullarizimin dhe jo vrasjen e sportit me masiv ne vend me pasoje debimin e publikut qe ate e dashuron.
– Reduktimin drastik te te huajve qe luajne ne Kampionat duke ulur ne maksimum pengesat ndaj elementit te talentuar vendas dhe penguar nga ana tjeter importin medioker.
– Meqe jemi te Kampionati: Thjeshtezoni emertimet, kthejani percaktimin kuptimplote Kategori e pare dhe lerini cic-micet me Superiore e kategori e pare, ku e kategoria e pare eshte ne fakt e dyta e keshtu me radhe te tjerat.
– Kosova tashme ka ekipin e vet Perfaqesues qe po kthehet fuqishem ne nje promovues jo vetem te sportit kosovar, por po i jep nje shtyse njohjes se metejshme te shtetit te ri shqiptar duke u bere nje faktor permanent pozitiv ne boten sportive, mediatike e deri politike europiane. E ne kete kuader lerini te qete e te lire, mos i joshni kosovaret per Kombetaren shqiptare. Ata kane shtetin dhe Perfaqesuesen e tyre ne te cilen ndihen krenare ne rolin e duhur te patriotit te shtetit te vet jashte çdo nuance komerciale qe vihet re gjithnje e me dendur ne Kombetaren tone.
– Episode te tilla si mosreagimi absurd i FSHF ndaj ultimatumit te nje futbollisti ndaj trainerit ngaqe nuk u thirr ne Kombetare, nuk duhet te ndodhin.
Mund te vazhdohet dhe me tej, ashtu si dhe ndonje pike e mesiperme shkruar emocionalisht mbas ndeshjes ne Andorre dhe mund te jete e tepert, e pasakte, e paplote.
Armando, nuk ti di planet, por nisur nga kohezgjatja e presidences tende, mund te supozohet te jete mandati yt i fundit ne krye te FSHF. Vepro me guxim e jashte kornizave servile qe te peshperiten nga ata qe presin te kuptojne se çfare mendon ti para se te thone mendimin ” e tyre”. Kohe nuk ke me bollek, do te ishte epilogu i duhur i nje investimi te madh tendin ne interes te futbollit.
Ky si lojtar ishte nen mediokren, tentoi si trajner e doli edhe me keq, se fundi si gazetar shkruan konspekte te kota dhe gjera te ditura edhe nga portieret e stadiumit.
.. LUCI , KY “PETKU FSHATARESK” C`FARE ESHTE ..?! …DEGJO ORE MIK :NE EUROPEN KU DONI TE FUTENI NUK KA SHPREHJE TE TILLA , PREJ IDIOTI ..! PERSONALISHT NUK KAM PROBLEME , PASI JETOJ NE B.E. KETU DHE RRETH 30 VJET SI “PJESTAR I DENJE” I SAJ ..! PO QE SE DONJE TE SHPREHESHE ” PETKU AMATORESK “, MUNDOHU TE BESH KORRIGJIMIN ..!
Petku fshataresk eshte lenia jashte futbollit herepashere e Shkodres,Tiranes,Vlores,Partizanit,harrimi se i plote i Dinamos,Beratit,Elbasanit dhe ngritja ne piedestal e Kamzes,Kukesit,Peqinit,Shijakut,Krujes,Pukes mor idiot.
Apo te duket qytet Bathorja?
Idiot!
Një shkrim që s’thotë gjë prej gjëje.Bile dhe qesharak.
Ndërrojani emrin thotë kampionatit!Jo Superliga,por Kat I.Se kjo qenka një nga arsyet e nivelit të ulët të futbollit tonë!hahahahh….Apo argumenti tjetër,mos joshni lojtarët e Kosovës……
Apo ca sms të koduara për Dukën që të bëjnë të qeshësh.
Duket që është një qefprishur plot inate,por me nivel mjeran kulturor,që Duka me të drejtë e paska lënë matanë ledhit.
shqiptari i lirise-ky shkrim mund te mos jete perfekt, por ngre disa shqetesime te drejta. Keshtu, ajo qe eshte me e rendesishme eshte se kombetarja duhet te mbeshtetet tek pregatitja ne vend e futbollisteve dhe te mos i mbaje syte nga lojtare qe pregatiten ne emigracion. Vetem me nje gje nuk jam dakort me artikullshkruesin, kur flet per “joshjen e kosovareve”. Se pari kosovaret jame po aq shqiptare sa ne te tjeret, mbase ca me shume se sa ne. Eshte e drejta e tyre te luajne per Shqiperine qe perfaqeson te gjithe shqiptaret kudo qe jetojne. Kur luajne per Kosoven, ata perfaqesojne nje krahine te Shqiperise. Pamvaresisht se ku luajne lojtaret shqiptare, duhet te ndjejne pergjegjesine e fanelles qe veshin.
ben,
per komtaren e Kosoves lojtaret kosovare japin jeten ne fushe dhe bravo ju qofte.
kur vjen puna te Komtarja shqiptare del Lenjani e thot nuk vi me ket trainer,duhet me e zgjedhe ai trainerin.
kur ishte pa u afirmu Lenjani e ndokush tjeter bajshin lutje,sot qesin shkelma,ky asht ndryshimi keshtu qe ata duhet me lujt per ekipin e tyne,quje si te dush ne daç krahin shqiptare,ne daç Kosove.Por perderisa ata kane Komtaren e tyne,jane shtet ne vedi e atje duhet te lujne dmth shume drejt asht analizu kjo pike ne shkrim.
shqiptari i lirise-Duka na ka lene te gjithe jasht ledhit. E ka bere FSHF-ne si prone private, ku vec ata qe i vijne mbas avazit jane te mirepritur. Ai eshte pergjegjes per shkaterrimin e futbollit shqiptar.
Roland Luci nje koqe kandari. Une nuk e mbaj mend si ndonje futbollist te degjuar. Ketu neper Tv e kam pare dhe asgje me shume.
Pikat mbi ” i “,po kujt ja thua,Dukes apo lapangjozeve te tij qe komentojne ketu?
Ju paska djeg fort laperave.
Ve bast se komentusit Roberto,shqiptari i ilirise,VERI dhe Mister GoGo asht i njejti person.
Ddo t jet ose ndoj punonjs i federats,ose ndoj zorraxhi i A.Dukes se ska mundsi te Tema me dal kaq tifoza pa pages te Armandit.