Shqipëria do të luajë sot takimin e dytë të edicionit të eliminatoreve të Europianit 2020, me sfidën përballë Andorrës në transfertë.
Një sfidë ku ku fitorja është një detyrim për kuqezinjtë që drejtohen nga Ervin Bulku, pas humbjes së pësuar në takimin e parë kundër Turqisë në “Loro Boriçi”.
Një humbje që solli shkarkimin e trajnerit Italian, Kristian Panuçi, dhe sot pritet që Shqipëria t reagojë dhe të marr tre pikët.
Andorra: Gomes, Rubio, Lovera, Lima, San Nikolas, Rodrigez, Rebes, Vales, Klemente, Martinez, Vieira. Trajner: Koldo Alvarez.
Shqipëria: Berisha, Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Aliji, Xhaka, Kaçe, Basha, Uzuni, Grezda, Sadiku. Trajner: Ervin Bulku
——————————————————–
GOL! Amir Abrashi shenon golin e trete per Shqiperine duke vulosur shifrat ne 0-3
GOL! Bekim Balaj shenon golin e dyte per Shqiperine duke mposhtur portierin Gomes
Minuta 79’ Aliji arrin të përfitojë nga një largim i gabuar i mbrojtjes vendase për të dalë në të majtë e për të tentuar një harkim drejt shtyllës së dytë, por sfera kalon gjithë pasqyrën e portës e përfundon jashtë.
Minuta 75’ Sadiku në krahun e djathtë arrin të marrë fundoren por nuk kthen dot sferën drejt qendrës për shokët e skuadrës duke i dhënë forcë topit që kalon lart mbi traversë.
Minuta 70′- Shqiperia kryen dhe zevendesimin e dyte. Ne loje Balaj ne vend te Eros Grezda
Minuta 66′- Bulku ben zevendesimin e pare duke futur ne loje Abrashin ne vend te Xhakes
Minuta 53’- Nuk dorëzohet kapiteni kuqezi, rifutet në lojë i fashuar
Minuta 50’- Përplasje e rëndë mes Hysajt dhe një lojtari kundërshtar, shqetësohet Bulku, që nxjerr në nxehje Kristi Qosen
Nis pjesa e dyte e ndeshjes Andorre-Shqiperi
Mbyllet pjesa e parë me rezultatin 0-1
Minuta 32′- Çfare humbet Taulant Xhaka. Mesfushori kuqezi kishte mundesine me te arte per te sheunuar golin e dyte ku me porten e boshatisur e ben me te veshtiren duke e derguar topin jashte
GOL! Shqiperia kalon ne avantazh me ane te bomberit Armando Sadiku, i cili shfrytezon ne menyre te shkelqyer nje gafe te portierit te Andorres duke e derguar topin ne fund te rrjetes
Minuta 15’- Protesta të shumta të kuqezinjve pasi gjyqtari ndalon lojën disa herë për faulle në favor të ekipit vendas
Minuta 10’- Shqipëria sulmon pareshtur, sidomos në krahun e majtë me dyshen Grezda-Aliji që përpiqen të gjejnë Sadikun, i rrethuar deri tani nga shumë mbrojtës të Andorrës
Minuta 2′- Rast i dyshimte ne zonen e Andrroes me Grezden qe rrezohet dhe kerkon nje penallti, por gjyqtari vijon lojen
Minuta 1′- E nis ne sulm Shqiperia qe humbet nje rast te arte per te shenuar me ane te Uzunit, i cili godet por topi ndalet ne tranverse
Nis ndeshja me topin e pare te luajtur nga qendra nga ana e skuadres se Andorres
Ezekutohet himni Kombetar ne stadiumin Estadi Nacional ku ka nje numer te konsiderueshem tifozash shqiptar
Te kujton ndeshkrt e futbollit midis kooperativave bujqesire!☹️
O gazetar, a çave bythen tu perdor sfera,sfera thuaje topi, o kaqol
Lani, perse, kaq mire luanim atehere ne ne kooperative?!
Vertet punonim per 2019 atehere, por edhe qe luanim si per 2019, tani po e degjoj!
Kishte futboll atehere! Bravo!
Nuk me gezon fare fitorja se sa me shqteson gjendja shume e dobet e ekipit kombetar.