Kur na ndajnë dhe pak orë nga ndeshja e sotme që Shqipëria do të luajë përballë Andorrës, e vlefshme për eleminatoret e Europianit, në mbështetje të tyre do të ketë një numër të konsiderueshëm tifozësh shqiptar për t’i mbështetur.
Edhe pse kuqezinjtë po kalojnë një periudhë të errët sa u përket rezultateve, ç’ka ka sjellë dhe largimin e trajnerit Kristian Panuçit pas humbjes me Turqinë, tifo grupi “Tifozat Kuq e Zi” nuk e kanë braktisur ekipin kuqezi.
Ata do të jenë të pransishëm edhe sot në stadiumin “Estadi Nacional” për të mbështetur djemtë e Kombëtares.
Përmes postimeve në rrjetet sociale ata kanë publikuar fotot ku konfirmojnë se do të jenë të pranishëm në këtë ndeshje. (TemA)