Reali gati për të ndezur merkaton: 280 milion euro për Mbappé!

25 Mars 2019, 18:20Sport TEMA

280 milionë euro. Sipas ‘France Football’, kjo është shifra që Real Madridi do t’i ofrojë PSG-së për Kylian Mbappé në merkaton e verës.

Trajneri Zinedine Zidane, që është rikthyer në stolin e ‘Galaktikëve’, po projekton futbollistin e PSG-së si lojtarin kryesor në fazën sulmuese. Kjo është kërkesa e tij e parë për të forcuar ekipin përpara sezonit të ardhshëm, ku sipas revistës franceze negociatat do të fillojnë në javët e ardhshme.

Reali ishte përpjekur ta sillte Mbappen në Spanjë në vitin 2017, por sulmuesi i atëhershëm i Monakos preferoi të bashkohej me projektin ambicioz të PSG-së që në të njëjtën periudhë merkatoje kishte blerë Neymar nga Barcelona.

Dy vjet më vonë, Galaktikët i rikthehen sërish këtij opsioni duke shfrytëzuar vështirësitë e Parisienëve që kanë me “fair playin financiar. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje