Në prag të takimit me Andorrën, para mediave ka dalë trajneri i Kombëtares, Ervin Bulku i cili shprehet se Shqipëria do të fitojë takimin në transfertë dhe shprehet i bindur se humbja e para shumë viteve në transfertë, nuk do të përsëritet më këtë radhë.
Ai thotë mes të tjerash se të jesh trajner i Kombëtares, është një përgjegjësi e madhe.
“Përgjegjësi e madhe është kjo që më kanë ngarkuar. Detyra ime është të bëj maksimumin e fitoj këtë ndeshje, bashkë me çunat se atë e fitojnë lojtarët në fushë, pavarësisht asaj që bëjmë ne pas.
Ndryshimi me 17 vite me pare është që këtë ndeshje duhet ta fitojmë patjetër, mendoj që nuk përsëritet me dhe jam i bindur për këtë.
Balaj dhe Sadiku? Kjo mbetet për tu parë në stërvitjen e fundit dhe pastaj vendosim.
Gjendja psikologjike e ekipit? Jemi munduar ta harrojmë sa më shpejt humbjen ndaj Turqisë, mendoj se gjendja është e mirë dhe jemi të përgatitur e të përqendruar për të fituar këtë ndeshje.
Është e vërtetë që këta janë lojtarët, 30-35 prej tyre janë më afër ekipit kombëtar, këto janë 70% që bënë të lumtur shqiptarët duke shkuar në Francë. Do dinë të kalojnë këtë ndeshje, këto momente të vështira dhe besoj se do ta kalojnë e fitojnë ndeshjen nesër.
Jam trajner i ekipit tani që flasim dhe e thash që më kanë ngarkuar një detyrë, do të mundohem të bëj maksimumin në këtë detyrë të rëndësishme, sidomos për mua. E ëndërrojnë emra të mëdhenj këtë punë. Mua, fati dhe Zoti ma dha që të jem trajner i kësaj kombëtareje. Urojmë që të fitojmë dhe unë të kem një rezultat si trajner pozitiv”, tha Bulku.
Për Andorrën nuk vyn Trainer fare. Po mbetëm barazim ik edhe ti bashkë me gjithë Fshf.
Jeni qe te gjithe pa bole dhe zemer: nuk keni aftesi dhe as ndjenje respekti e dashurie per vendin tuaj!
Ku u katandisem tani…
Me mire me Panucin
gjynaf ku eshte katandisur futbolli.