Bernard Berisha: Jemi të bashkuar ta çojmë Kosovën sa më lart, me Bullgarinë e nisim me fitore

24 Mars 2019, 11:24Sport TEMA

EKSKLUZIVE/ Ylli i Kombëtares së Kosovës flet për TemA, ku tregon çelsin e suksesit dhe synimet e “Dardanëve” në këto eleminatore të “Euro 2020”.

Nga Fatjon Baze

Në një kohë kur Kombëtarja shqiptare është në një krizë totale, duke e nisur me humbje takimin e parë eleminator të kampionatit Europian, ç’ka solli dhe shkarkimin e trajnerit Kristian Panuçi, tjetër gjë është situata tek një tjetër Kombëtare shqiptare, Kosova.

Përfaqësuesja e Kosovës do të nisë ditën e hënë eleminatoret e Europianit dhe takimin e parë do ta ketë kundër Bullgarisë në stadiumin e saj që mban emrin e legjendës “Fadil Vokrri”.

Përpara këtij takimi të besuarit e trajnerit Bernard Shaland, zhvilluan një takim miqësorë kundër Danimarkës, e cila u mbyll me rezultatin e barabartë 2-2.

Një takim ku Kosova bëri një performancë të jashtëzakonshme duke dhuruar një lojë mjaft të bukur duke e dominuat totalisht takimin, por u ndëshkuan në minutën e fundit të ndeshjes duke i mohuar golin e avantazhit.

Një një pronocim ekskluziv për Gazetën TemA, mesfushori i Kombëtares së Kosovës Bernard Berisha foli për miqësorën që zhvilluan ndaj Danimarkës dhe synimin që kanë në takimin zyrtarë kundër Bullgarisë. Ylli i “Dardanëve” që luan në Rusi me Akhmat Grozny u shpreh se synimi i Kosovës ndaj Bullgarisë do të jetë fitorja për ta nisur mbarë fushatën e ndeshjeve eleminatore të “Euro 2020”.

27-vjeçari theksoi se çelsi i suksesit të Kombëtares së Kosovës është trajneri Shaland, ndërsa i pyetur se ku e sheh ekipin në fund të këto eleminatoreve, futbollisiti nuk tregoi asnjë objektiv por shtoi se do i marrin ndeshjet një e nga një dhe ta nisin me fitore kundër Danimarkës.

Berisha, morët një rezultat pozitiv në miqësoren përballë Danimarkës ku me pak fat mund të dilnit dhe me fitore. Si ndiheni pas asaj performance mjaft të mirë?

Ishte një ndeshje shumë e mirë e zhvilluar nga ana jonë. Ne treguam potencialin që kemi si Kombëtare dhe me pak fat mundeshim me dal me fitore, por ky është futbolli. Megjithatë, besoj se të gjithë ishin të kënaqur me lojën e treguar.

Pas performancës së mirë të bërë ndaj Danimarkës, mund të themi se do ta përballojmë me sukses Bullgarinë?

Ne duhet ta harrojmë lojën me Danimarkën sepse tani kemi një ndeshje tjetër shumë me rëndësi. Një ndeshje ku shpresoj që me angazhimin tonë maksimal dhe përkrahjen e tifozave shqiptar të arrijmë fitoren.

Ku është çelsi i suksesit të Kosovës në këto përfromanca të mira?

Çelsi i suksesit të Kombëtares është merita e trajnerit. Falë filozofisë së tij edhe lojtarët janë dukë dhënë më të mirën. Të gjithë ne jemi të bashkuar që ta çojmë Kosovën sa më lart.

Ku është pika më e fortë e kësaj kombëtareje?

Loja në grup është arma më e fortë edhe shpresoj se duhet të vazhdojmë me të njëjtin ritëm me e përkrah njëri-tjetrin.

Ku e sheh Kosovën në fund të eliminatoreve?

Ne duhet që t’i marrim ndeshjet një e nga një dhe ne fund të shofim se ku do të jemi. Po e rëndësishme është ndeshja e rradhës që kemi me përfaqësuesen e Bullgarisë ku synojmë që ta nisim mbarë.

(TemA Javore)

1 komente në “Bernard Berisha: Jemi të bashkuar ta çojmë Kosovën sa më lart, me Bullgarinë e nisim me fitore”

  1. Fredi says:

    Shkoni nolt shkoni , se keni fatin qe nuk keni Armandino duken kryetar federate te kosoves .po kishit per ta pa si do ishit katandis. Jeni me fat ju kosovaret keni berat buzhalen .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje