Përplasjet e Panuccit, diktatori me pushtetin e rremë!

23 Mars 2019, 11:37Sport TEMA

Jemi kombëtare e vogël dhe një popull mendjelehtë, shpesh herë fluturojmë! Kualifikimi në “Euro2016” na ngriti pendët dhe na bëri të besojmë se Shqipëria është e dënuar të kualifikohet në çdo eliminatore, në Europian po, e po, por duhet të synonim botërorin. Largimi i De Biasit dhe afrimi i Christian Panuccit i mëshoi kësaj pjese, pasi italiani i ri premtoi jo vetëm kualifikimin, por dhe lojën e bukur. Ndryshimn radikal të skemës së De Biasit dhe një Shqipëri në versionin “Brazil”. E çuditshme, pasi ka lindur në Itali dhe ka punuar me Fabio Capello!

Një bast i dështuar, pasi eksperimentet e Panuccit ishin skandaloze. Në një vit e gjysmë, tekniku italian nuk arriti të krijonte një bosht loje dhe një ekip stabël, por provoi pa fund lojtarë dhe në fund nuk nxori gjë në dritë. Humbjet e rënda në miqësore dhe disfata totale në ligën e kombeve ishin alarmi i forte, ndërsa goditja nga Turqia në ndeshjen e parë kualifikuese të Europianit ishin kapaku i çështjes.

Në fakt, Panucci erdhi në Shqipëri me delirin e emrit të tij të madh si ish-lojtar. Në rolin e një diktatori që kishte në majë të duarve marionetat. Lojtarët për të ishin ushtarë që vetëm duhej të zbatonin urdhrat e tij. Ai nuk e pati kurrë grupin me vete dhe ky nuk është sekret. Përtej deklaratave diplomatike, lojtarët nuk e donin! Atmosfera ishte e zymtë dhe futbollistët vinin me bezdi në kombëtare. Arrogant deri në palcë!

Përplasjet e Panuccit – Në vendin tonë, 45-vjeçari më shumë se sa trajner dështak do të mbahet mend për përplasjet e tij me lojtarët dhe njerëzit përrreth ambientit kuqezi. E nisi me Sokol Cikalleshin. Kur sulmuesi po ndryshonte ekip dhe duhej të firmoste e prezantohej me skuadrën e re, Panucci nuk i dha një ditë më shumë leje në një moment kyç të karrierës së tij. Krisja mes tij dhe teknikut italian ishte evidente!

Të njëjtin fat kishte dhe Kamer Qaka. Mesfushori u mendua si një lojtar me potencial të denjë për ekipin tonë, por nuk la gjurmë në ndeshjet që trajneri i besoi formacionin e titullarit. Zhgënjim dhe zhdukje nga radarët. Probleme pati dhe me lojtarët e rinj si Manaj dhe Ndoji në lidhje me rrjetet sociale. Tekniku italian nuk preferonte që lojtarët e tij t’i përdornin shumë dhe foli hapur kundër tyre në medie duke i cilësuar si të papjekur.

Problemet me lojtarët vazhduan dhe në këtë grumbullim. I pari ishte Thomas Strakosha që nuk u tolerua të vinte me vonesë në grumbullim. Portieri i Lazios e pa ndeshjen nga Roma, as në stol. Akuzat më të rënda ishin nga Lenjani që e deklaroi hapur se Panucci nuk e respektonte dhe nuk do t’i bashkohej ekipit për sa kohë të ishte Panucci. Sot pijet i ka ai!

Edhe marrëdhëniet me gazetarët nuk kanë qenë më të mirat, pasi ka pasur përplasje të forta dhe akuza të ndërsjella dhe në konferencat për shtyp. Panucci përcillet nga Shqipëria me melodinë e ëmbël të tifozëve: Vaffanculo! (Telesport)

2 komente në “Përplasjet e Panuccit, diktatori me pushtetin e rremë!”

  1. Alban Dega says:

    Editorial in four sentences

    VAFFANCULO MASCALZONE PANNUCHI AND ALCAPONE DUKA !

    The soccer is plaid by foots but is leaded by head!
    You leaded by ass … Mascalzone Pannuchi !
    In the same way as the President of Albanian Socker Federation President Mr. Agron Duka alias Al Capone, who killed and corrupted Albanian Soccet and Albanian “Red & Black” fans too !
    He must be fired too !

    Kryeartikull me kater fjali

    SHKO NE RROTE TE SEMES MISTREC PANUCHI DHE AL KAPONE DUKA !

    Fútbolli luhet me kembe por udhehiqet me koke. Ti drejtove me bythe Mistreci Panuchi !
    Njesoj si Presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit Al Kapone Duka qe korruptoi futbolín shqiptar dhe vrau tifozet e tij “Kuq e Zi “
    Ai duhet shporrur gjithashtu !

    Shenim: autori ka qene manaxheri dhe agjenti i pare shqiptar privat i futbollit shqiptar dhe perfaqesuesi i “ The World Star” Co. me seli ne Madrid ne vitet 1991- 1994 kur u detyra te largohet nga Shqiperia.
    Po ashtu korrespondent i gazetave kryesore spanjolle
    “ El Pais” “ La Vanguardia”, “ Marca”, “ El Mundo Deportivo” …ne te njejten kohe .

  2. Alban Dega says:

    Editorial in four sentences

    VAFFANCULO MASCALZONE PANNUCHI AND ALCAPONE DUKA !

    The soccer is plaid by foots but is leaded by head! You leaded by ass … Mascalzone Pannuchi !
    In the same way as the President of Albanian Socker Federation President Mr. Agron Duka alias Al Capone, who killed and corrupted Albanian Soccer and Albanian “Red & Black” fans too !
    He must be fired too !

    Kryeartikull me kater fjali

    SHKO NE RROTE TE SEMES MISTREC PANUCHI DHE AL KAPONE DUKA !

    Futbolli luhet me kembe por udhehiqet me koke. Ti drejtove me bythe Mistreci Panuchi !
    Njesoj si Presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit Al Kapone Duka qe korruptoi futbollin shqiptar dhe vrau tifozet e tij “Kuq e Zi “
    Ai duhet shporrur gjithashtu !

    Shenim: Autori ka qene manaxheri dhe agjenti i pare shqiptar privat i futbollit shqiptar dhe perfaqesuesi i “ The World Star” Co. me seli ne Madrid ne vitet 1991- 1994 kur u detyra te largohet nga Shqiperia.
    Po ashtu korrespondent i gazetave kryesore spanjolle “ El Pais” “ La Vanguardia”, “ Marca”, “ El Mundo Deportivo” …ne te njejten kohe .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje