“S’është koha për vendime të nxituara. Panuçi ka të mirat e të këqijat e veta. Nuk kemi luksin të ndërrojmë trajner, pasi vetëm në mars fillojmë përsëri me ndeshjet zyrtare në kuadër të Europianit 2020. Ne mbetemi një skuadër modeste, dhe mund të bëjmë mirë nëse të gjithë mbështesim trajnerin dhe stafin për kualifikueset”…
Armando Duka, presidenti i federatës shqiptare të futbollit, menjëherë pas ndeshjes së fituar me Uellsin në miqësore, që mbyllte një vit katastrofik (2018), çuditërisht rinovonte besimin e trajnerit italian në krye të pankinës kuqezi.
Pikërisht numri “1”, ai që vetëm pak kohë përpara kësaj deklarate, i vuri një farë kushti ish-mbrojtësit të Romës. Një reflektim i gjatë, thuajse i zgjatur 48 orë dhe më pas prapakthehu…
Askush nuk e kuptoi atë vendim për të mbajtur sërish në stolin e Shqipërisë një trajner pa përvojë, pa ide dhe sidomos me “fodullëkun” e një diktatori të rremë, që kapej pas rregullave dhe disiplinës, por kurrësesi jo për mënyrën se si do të luanim.
Tifozët “u pajtuan” me vendimin e Dukës për ta mbajtur, edhe pse me shumë skepticizëm.
E megjithatë, Christian Panucci – që në konferencat për shtyp bën ironi, buzëqesh, e merr me lehtësi – “parashutën” e tij të shpëtimit nga një rënie e cila do të kishte qenë “vdekjeprurëse” nga lartësia e rezultateve e gjeti diku tjetër.
Jo te Armando Duka, por te politika.
Telesport ka mësuar ekskluzivisht se vendimi për t’i dhënë edhe një shans një trajneri jo të aftë ishte nga krerët e lartë të politikës dhe më saktë nga presidenti Ilir Meta, për të mos prishur raportet me Italinë dhe për t’i bërë një farë “nderi”.
Edhe pse i dyzuar, Duka do të rikthente vendimin e tij për ta shkarkuar dhe ndërmori me vete një bast të rëndë, të guximshëm. Ajo “mina me sahat” e famshme që përdori Panuçi dhe që po na plas në dorë.
Por, kemi Andorrën përpara, do të rikthehemi te suksesi dhe deklaratat “e bukura!”.
Prandaj dhe ndeshja me turqin u la per mos prishur raportet me turqin.meta,duka gjithe te tjeret ne kosh te plehrave.