Trajneri kombëtares shqiptare, Kristian Panuçi, ka publikuar formacionin që do të përballet kundër Turqisë sonte në mbrëmje.
Tekniku Italian ka surprizuar me 11-shen që ka hedhur në fushë, duke lënë në stol sulmuesin Sadiku dhe në vend të tij ka vendosur Bekim Balajn.
Panucci ka bërë ndryshime ka dhe në mbrojtje dhe në mesin fushës.
FORMACIONET ZYRTARE:
Shqipëria: Berisha, Hysaj, Veseli, Gjimshiti, Balliu, Ismajli, Xhaka, Memushaj, Abrashi, Uzuni, Balaj. Trajner: Kristian Panuçi
Turqia: Gunok, Ali Kaldirim, Emre, Jokuslu, Gonul, Tosun, Çalhanoglu, Tekdemir, Demiral, Burak Jilmaz, Ajha. Trajner: Senol Gunesh
(TemA)