I ftuar në studion e emisionin “Ëndërr Kuqezi” në RTSH, ish-kapiteni i Kombëtares, Rudi Vata ka folur për gjendjen aktuale të kuqezinjve, teksa nuk beson se skuadra është gati për të shkuar në Europian, pasi nuk e ka personalitetin dhe kualitetin që kishte në 2016-tën.
“Nëse shkojmë në këto kualifikuese me mendimin se mund t’ia dalim si në 2016, atëherë nuk kemi gjë në vijë. Së pari nuk kemi më atë kualitet dhe grup lojtarësh që kishim.
Skuadra është duke u rindërtuar. Nuk jemi gati për t’u përfaqësuar në Europian.Nuk e kemi personalitetin që kishim në Europianin e kaluar”, u shpreh Vata.
Po kur ka thënë ndonjë fjalë të mirë për futbollin shqiptar ky pordhac dënglaxhi?!
Shume e vertete. Ne kemi mjaft lojtare me perspektive por me kete trajner hajvan qe kemi nuk kemi gje ne vije. Me nje trajner te mire kombetarja do te rikthehej ne nivelet e 2016.