Federata Shqiptare e Futbollit ka shkarkuar trajnerin e kombëtares Christian Panucci pas humbjes me Turqinë.
“Federata Shqiptare e Futbollit njofton se ditën e sotme ka ndërprerë zyrtarisht bashkëpunimin me trajnerin Christian Panucci.
E falenderojmë trajnerin Panucci për punën e zhvilluar deri më tani dhe i urojmë suksese në vazhdimin e karrierës.
Ekipi kombëtar në ndeshjen e dytë zyrtare eliminatore kundër Andorrës në transfertë do të drejtohet nga Ervin Bulku dhe Sulejman Mema, si edhe pjesa tjetër e stafit aktual”, thuhet në një deklaratë të FSHF.
Ndeshjen kundër Turqisë dje e ndoqi në stadium edhe trajneri veteran Edy Reja, të cilin Duka e takoi gjatë pas takimit.
Me sa duket 73-vjeçari është kandidat per te marre drejtimin e Shqiperise, edhe pse ka vite pa drejtuar ndonje ekip.(TemA)
Me ne fund!