Etrit Berisha: Personi që më goditi, nuk besoj se përfaqëson tifozët kuqezi

23 Mars 2019, 09:50Sport TEMA

Portieri i kombëtares, Etrit Berisha është shfaqur i vetëpërmbajtur në fundin e ndeshjes ndaj Turqisë, edhe pse u godit nga tifozët pas golit të dytë.

“Kemi lloj-lloj tifozësh që vijnë dhe personi që më goditi, nuk besoj se përfaqëson tifozët kuqezi. Arbitri na kërkoi të pastronim fushën, por në ato momente ndodhi ajo që nuk e prisja.

Ne menduam që e kemi përgatitur lojën mirë, por këto gabime, fatkeqësisht po na ndëshkojnë shumë. Sidomos pas golit të dytë, loja ishte e mbyllur.

Edhe sot (dje), duhet të themi të drejtën, që nuk është se luajtëm keq.

Do të doja të fitonim ndeshjen me Andorrën, për të ngritur moralin.

Megjithatë shansi më i mirë do të ishte po të fitonim një ndeshje të rëndësishme, që do të na ndihmonte të rihapnim shpresat”, deklaroi Berisha.

1 komente në “Etrit Berisha: Personi që më goditi, nuk besoj se përfaqëson tifozët kuqezi”

  1. MeroTURKU dhe fshatart redaktore says:

    Genjeshtrat edhe lajmet mashtruese te TEMES.
    Mjere ju qe lexoni, besoni apo mendoni se po ndergjegjsoheni duke hapur faqet e kesal letre higjenike ne sherbim te Palloshit dhe mafjes komuniste drejtuar nga nje Cam Tullac.
    Marxist Scum Mero dhe banda e fshatareve te tij nga Cameria e Greqise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje