Shkarkimi i Panuçit kryefjalë në mediat ndërkombëtare: Fatale humbja e fundit

23 Mars 2019, 11:35Sport TEMA

Shkarkimi i Panuçit nga drejtimi i Shqipërisë, ka qenë padyshim lajmi më i rëndësishëm i ditë së sotme për sa i përket futbollit në Shqipëri, por situatës në grupin ku kuqezinjtë bëjnë pjesë.

Pas një aventure të dështuar me kuqezinjtë, Kristian Panuçi u shkarkua mëngjesin e sotëm dhe fatal për fatin e italianit, ka rezultuar takimi i fundit ndaj Turqisë.

Shkarkimi i tij ka marrë jo pak hapësirë edhe në mediat ndërkombëtare, sidomos në atë italiane dhe turke. “Zyrtare! Humbja me Turqinë fatale, shkarkohet Panuçi”, shkruajnë mediat italiane.

Në fakt, mediat kanë qenë shpesh herë të interesuara për fatin e trajnerit italian duke qenë se kohët e fundit është lakuar si trajneri i ardhshëm i Romës, por vendin e Di Françeskos e zuri Klaudio Ranieri.

Sakaq, largimit të Panuçit i kanë kushtuar rëndësi edhe mediat turke duke qenë se pikërisht humbja ndaj tyre e ka sjellë këtë vendim të Federatës Shqiptare të Futbollit.

“Përfundon epoka Panuçi te Shqipëria”, “Shqipëria i jep fund bashkëpunimit me Panuçin”, kanë shkruar mediat turke për lajmin e ditës së sotme. Rolin e trajnerit për transfertën ndaj Andorrës, do ta kenë Ervin Bulku dhe Sulejman Mema.

1 komente në “Shkarkimi i Panuçit kryefjalë në mediat ndërkombëtare: Fatale humbja e fundit”

  1. tironc says:

    Ky denonte kombetaren, te gjithe ne tifozat, jo thjesht djemte qe luajne, me “denimet” e tij!!! Strakosha eshte “Mesi” yne. Lojtari me peshen me te madhe ne ekip. Nuk mundemi te perballojme menjanimin e tij. Dhe e pesuam. Problemet e egos se Panucit nuk mundet ti mbaj nje komb i tere. Ti urojme rruge te mbare andej nga ka ardhur…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje