STATISTIKAT: Fundi i një epoke të dështuar, Shqipëria e Panuçit një katastrofë!

23 Mars 2019, 16:43Sport TEMA

Nga sot, Shqipëria do të drejtohet nga dyshja Ervin Bulku-Sulejman Mema dhe do të kenë pak ditë në dispozicion për të përgatitur ndeshjen e së hënës në transfertë përballë Andorrës.

Pikërisht sot i erdhi fundi epokës së Panuçit, një nga epokat më të dështuara të viteve t fundit ku në 15 ndeshje, skuadra jonë numëron 4 fitore, 2 barazime dhe plot 9 humbje, statistika me të vërtetë të frikshme.

Ajo që e bën më të frikshme ecurinë negative të Shqipërisë, janë ndeshjet zyrtare duke qenë se kuqezinjtë kanë mundur vetëm Lihtenshteinin dhe njëherë Izraelin, ndërkohë që janë mundur nga Spanja, Italia, Izraeli, Skocia e së fundmi nga Turqia, skuadër të cilën Panuçi e mundte në një ndeshje miqësore.

Ajo që djeg më shumë është mungesa e golit duke qenë se kuqezinjtë nuk kanë arritur të shënojnë asnjë gol në 4 ndeshjet e fundit zyrtare, duke pësuar plot 10. Nëse dikur mbrojtja ishte arma më e fortë e Shqipërisë dhe falë numrit të pakët të golave të pësuar në kohën e De Biazit arritëm Europianin, këtë radhë mbrojtja e Shqipërisë ka qenë një portë e hapur për të gjithë futbollistët.

Shqipëria ka dështuar në 2 turnetë e fundit zyrtarë ku në kualifikueset për Botërorin 2018, u rendit e treta pas Italisë dhe Spanjës ndërkohë që në Ligën e Kombeve u rendit e treta dhe njëkohësisht e fundit pas Skocisë dhe Izraelit, shkruan Vip Sport.

Humbja ndaj Turqisë mbrëmë, zbeh që në fillim shpresën për një kualifikim në Europian, ndërkohë që ndeshja e së hënës ndaj Andorrës, duhet të jetë patjetër një reflektim dhe një ndeshje reagimi për kuqezinjtë.

Ndeshjet e Shqipërisë nën drejtimin e Panuçit:

Zyrtare/ Shqipëri-Turqi 0-2

Miqësore/ Shqipëri-Uells 1-0

Zyrtare/ Shqipëri-Skoci 0-4

Zyrtare/ Izrael-Shqipëri 2-0

Miqësore/ Shqipëri-Jordani 0-0

Zyrtare/ Skoci-Shqipëri 2-0

Zyrtare/ Shqipëri-Izrael 1-0

Miqësore/ Shqipëri-Ukrainë 1-4

Miqësore/ Shqipëri-Kosovë 0-3

Miqësore/ Shqipëri-Norvegji 0-1

Miqësore/ Turqi-Shqipëri 2-3

Zyrtare/ Shqipëri-Itali 0-1

Zyrtare/ Spanjë-Shqipëri 3-0

Zyrtare/ Maqedoni e Veriu-Shqipëri 1-1

Zyrtare/ Shqipëri-Lihtenshtein 2-0

2 komente në “STATISTIKAT: Fundi i një epoke të dështuar, Shqipëria e Panuçit një katastrofë!”

  1. Taraboshi says:

    O Shqiptar pse gjithemone e kerkoni fajin tekte huaj.Pse nuk i beni analizen vetes tamam.Ne fushe nuk ka qene Panici por lojtaret Shqiptar
    Keto a kane ndopak ndjenjen e Atedhetarise.Po u fute ne fushe nuk perfaqeson me veten por Atdheut dhe aty.po qe se jane lojtar.duhet te beheshin nje per te fituar.Sring mos te linin lojtaret zbuluar.si ne golin e pare dhe te dyte Lojtaret qe perfaqesuan vendit tone jane pa gjake amfib
    Kjo nuk ndolli vetem mbreme por edhe ne ndeshjet e tjera.I pari qe duhet te ikte ishte kryetari i FSHF Armando Duka largimi i tij do te beje qe edhe ekipi i yne i futboolit te ndryshoje.po deshet provojeni dhe do tju dalin fjalet e mia.

  2. tifozi says:

    Po mire ky Panuci vete erdhi ne krye te stolit shqiptar? Po Duka qe mori nje trainer pa asnje fare experience dhe ca me teper me nje karriere aspak per tu patur zili, a nuk ka fare pergjegjesi?
    Panuci, ka qene nje lojtar shumeiI mire, por si traiter nuk ka patur asnje sukses ne cdo skuader ku ka qene. Si mundet nje person i tille te merret dhe te vihet ne krye te stolit te kombetares?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje