Kombëtarja, Uzuni dhe Balaj: Kemi obligim fitoren ndaj Andorrës, shkarkimin e Panuçit e mësuam në mëngjes!

23 Mars 2019, 14:21Sport TEMA

Pas humbjës së pësuar mbrëmjen e djeshme në “Loro Boriçi” përballë Turqisë me rezultatin 0-2 ç’ka solli dhe shkarkimin e trajnerit Kristian Panuçi, në konferencën e sotme për shtyp dolën dy sulmuesit kuqezi, Bekim Balaj dhe Myrto Uzuni.

Në fjalën e tij Uzuni tha se në takimin e djeshëm skuadra bëri një ndeshje të mirë, por nuk u tregua e saktë në momentin e finalizimit.

Ai shtoi se tashmë kjo disfatë duhet lënë pas krahëve dhe synimi duhet të jetë fitorja ndaj Andorrës.

Dje kemi bërë pjesë të parë të mirë, por na penalizoi fakti që nuk arritëm të finalizonim në momentet e fundit. Ne luajmë për Shqipërinë dhe respektojmë çdo trajner. Nëse dikush hyn në fushë, natyrisht që ka për të luajtur.

Luanim në shtëpi dhe falënderoj tifozët se ishin të shumtë. Goli i dytë na penalizmi shumë. Luanim në shtëpi dhe na duhej patjetër një rezultat pozitiv.

Për këtë fanellë jam i gatshëm të luaj kudo dhe nuk ka rëndësi pozicioni. Te Lokomotiva kam luajtur në krah dhe në qendër të sulmit prandaj nuk e kam problem.

Bëmë një hap fals dje dhe na duhet me patjetër një fitore në Andorra, pasi nëse nuk fitojmë jemi jashtë garës.

Duhet të jemi më të koncentruar dhe të jemi më mirë psikologjikisht. Në mëngjes e mësuam që Panuçi u largua. Mendoj se nuk ka mbaruar asgjë. Ishte vetëm një ndeshje dhe kemi detyrim që të fitojmë”, deklaroi sulmuesi Balaj.

Ndërkohë, edhe Balaj tha se fitorja me Andorrën është obligim për skuadrën për të lënë pas këtë humbje.

“Dëshira ishte e madhe dhe ndoshta nuk arritëm ta shfaqim. Ajo na penalizoi dhe ndoshta në pjesën e dytë më shumë. Goli i dytë na penalizoi dhe ndikoi te skuadra.

Kishim besim para ndeshjes me Turqinë, por fitorja me Andorrën është obligim për ne. Nuk do të thotë se do të jetë e lehtë, por duhet të bëjmë më të mirën.

Në turet eliminatore llogaritë bëhen me pikë. 3 pikë ishte në Shkodër ndeshja. Nëse shohim historinë, shpresoj të kualifikohemi. Humbja e pikëve në shtëpi penalizon por duhet të shohim para. Duhet të fitojmë në të ardhmen në Turqi dhe në ndeshjet e tjera ndaj rivalëve direkt”, u shpreh Balaj. (TemA)

3 komente në “Kombëtarja, Uzuni dhe Balaj: Kemi obligim fitoren ndaj Andorrës, shkarkimin e Panuçit e mësuam në mëngjes!”

  1. Tifozi kuq e zi says:

    Ky balaj duhet te iki urgjent nga komtarja esht lojtari me pa vler , ekipi me kte luan me nje lojtar mangut dhe i ze vendin te tjerve qe mund te jen 100 her me efikas se ky , ky esht katastrof lojtar pa inteligjenc dhe intuit dhe ky uzuni si pordha neper brek vjen verdall porten nuk e njef fare lojtar pa rendiment , me kta te dy ne sulm humbja esht e garantuar , kta nuk din te bejn gol , dhe gjoia specialistet e futbollit nuk ndihen fare e shikojn balajn inegzistent dhe nyl fare dhe si ben pershtypje , mbajn mend se ka ber dikur dy gola fare rastesisht , them rastesisht se ai qe ben gola ben gjithmon , ky nuk mbahet mend qe kur i ka ber ato dy gola dhe ka 2 vjet ze vendin ne sulm dhe mer me qaf ter ekipin , si puna ktyre te dyve i gjen me lopat ne kampionatin komtar bile shum me te mir se kta . Mir ktacspecialistetve rinj qe i kan syt ne byth , po me habisin dhe kta te vjetrit Hafizi me shok si nuk e kan ven re lojen pertok te ktyre te dyve.

  2. tifozi qe ja kon shpif kta lojtar amator says:

    NJERI me nyl se tjetri as kampionatin SHQIPTAR se meritojn te dy , balaj luan ne çeçeni imagjinoni kapionatin çeçen , vendi ku bredhin ne mes te qytetit ma kal si katalt , te presesh hajer nga kta esht shokuse , me mir te marin nga kater lojtar tek kuksu partizani e skenderbeu , njeqind her me mir se kta luajn , kta jan turpi futbollit.

  3. tifozi says:

    Keta lojtaret tane me mire te mos dalin ne konferenca per shtyp, por te fokusohen ne stervitje. Me Turqine bene nje paraqitje skandaloze, nderkohe qe Turqia megjithse nje ekip pa force, arriti te neutralizoje cdo perpjekje te ekipit tone qe ne mesfushe. Mesfusha luajti pa kombinimin e duher me sulmin dhe ppo keshtu mbrojtja ishte e pafuqishme te ndalonte penetrimet e sulmuesve pleq turq, ku Gjimshiti dhe Hysaj ishtin komplet jashte forms, sidomos Gjimshiti qe me gafat e tij beri qe skuadra te hante golin e pare fare qyl.
    Sodoqofte, ky eshte niveli futbollit tone qe eshte kapur per fyti nga mafiozi Duka qe ka shkaterruar cdo gje dhe mbeshtetet tek lojtaret e pregatitur jashtem vendit qe nuk I do njeri. Balliu, mbase ka origjine shqiptare, por performance e tij ishte mediocre. Nuk e kuptoj se perse thirret ne kombetare nje lojtar i tille.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje