Granit Xhaka lëshon "bombën": Dua të hedh një hap tjetër!

23 Mars 2019, 21:20Sport TEMA

Granit Xhaka ka alarmuar Arsenalin me një intervistë të dhënë në Zvicër, atje ku është i grumbulluar me përfaqësuesen e tij për ndeshjet ndaj Gjeorgjisë dhe Danimarkës, të vlefshme për kualifikueset e Euro 2020.

Mesfushori me origjinë shqiptare zbuloi se babai i tij, Ragip Xhaka, i bën analizën e lojës pas çdo ndeshje dhe theksoi:

“Unë jam shumë ambicioz, dua të hedh një hap tjetër të madh. Kjo nuk do të thotë se Arsenali është ndalesa ime e fundit.”

Kaq ka mjaftuar dhe mediet në Angli kanë filluar të ndezin më shumë situatën rreth largimit të Xhakës, i cili vetëm një vit më parë rinovoi kontratën për 5 vitet e ardhshme.

26-vjeçari tha se me pozicionin e ri që i ka vendosur trajneri Emery në fushë ndihet më mirë, luan më shumë, ka më shumë hapësirë përpara dhe nuk ka nevojë të bëjë ndërhyrje të ashpra, që e kanë penalizuar me kartonë.

1 komente në “Granit Xhaka lëshon “bombën”: Dua të hedh një hap tjetër!”

  1. ¿ says:

    Cili fëmijë Kosovar e ka rradhën për tu therrur nga racistët anti Kosovar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje